Komuna e Skenderajt Zëdhënësi i Komunës Më 24 qershor 2013 - TopicsExpress



          

Komuna e Skenderajt Zëdhënësi i Komunës Më 24 qershor 2013 Reagim Komuna e Skenderajt edhe nje herë reagon ndaj vendimit për zgjatje të paraburgimit ndaj kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku dhe ish-prijësve të tjerë të UÇK-së. Edhe një herë i bëjmë me dije opinionit publik se ne besojmë fuqishëm në pafajsinë e të arrestuarve dhe në luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së. Vet arresitimi si dhe vazhdimi i masës së paraburgimit në këtë rast janë të padrejta dhe të pajustifikueshme. Vazhimi i paraburgimit për z.Lushtaku është masë, të cilën ne e shohim si vazhdim i tendencës për diskreditim të figurës së tij si ish-komandant i UÇK-së dhe si kryetar komune. Komuna e Skenderajt dhe qytetarët e saj më shumë se kurrë kanë nevojë për praninë e Z.Sami Lushtaku në krye të Komunës, pasi kredibiliteti i tij si gjatë luftës ashtu edhe pas saj ka qenë dhe vazhdon të jetë i madh, falë punës dhe angazhimit të tij në shërbim të qytetarëve të Skenderajt. Hetimi dhe mbajtja në paraburgim e z. Lushtaku është cenim i të drejtës së qytetarëve të Skenderajt, të cilët e kanë zgjedhur atë t’i udhëheq në krye të komunës. Hetimi dhe paraburgosja e Z.Lushtaku është hetim dhe paraburgosje e vullnetit politik të 95% të qytetarëve të Skenderajt. Gjithsesi shperhim dëshirën tonë dhe të z. Lushtaku për sundimin e ligjit dhe rendit në Republikën e Kosovës, vlerë kjo për të cilën janë sakrifikuar breza të tërë të qytetarëve të Skenderajt dhe gjithë Kosovës. Drejtësia është në anën e Sami Lushtakut dhe shpresojmë se do të ngadhnjejë.
Posted on: Mon, 24 Jun 2013 13:26:28 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015