Krahasimi i Twitter me Facebook dhe Google si kompani publike - TopicsExpress



          

Krahasimi i Twitter me Facebook dhe Google si kompani publike . Twitter më në fund ka lançuar detajet e planeve të shumëpritura mbi ofertën fillestare publike. Por si kompani në krahasim me rivalët e saj, si Facebook, Google etj ,renditet ... Facebook-u është kompania me të ardhurat më të mëdha në momentin e dorëzimit të kërkesës për t’u bërë kompani publike, duke lënë pas Google, LinkedIn etj. Në grafik nuk përfshihet vlera në kohë e parasë. Bëhet fjalë për të ardhurat e vitit të fundit para se kompania të dorëzojë dokumentet për të dalë publike.Google është kompania e parë publike, e cila i ka dorëzuar dokumentet më 29 prill 2004. Të tre kompanitë e tjera i kanë dorëzuar ato pas viteve 2010. Gjithsesi, ky fakt lidhet edhe me moshën e secilës prej tyre. Sërish Facebook mban rekord gjatë vitit të dorëzimit të dokumenteve, duke publikuar një fitim prej 302 milionë $. Facebook është kompania me numrin më të madh të punonjësve e më pas vjen Twitter, Google, Zynga dhe LinkedIn. Facebook ka pësuar një rritje prej 29%, LinkedIn 160% ndërsa Google mban rekord me një rritje prej 773%. Zynga është kompania që ka pësuar rënie të çmimit të aksioneve.
Posted on: Sat, 05 Oct 2013 17:36:29 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015