Kryeministri Edi Rama vazhdon sot ditën e dytë të takimeve - TopicsExpress



          

Kryeministri Edi Rama vazhdon sot ditën e dytë të takimeve zyrtare me krerët e institucioneve të larta të Bashkimit Europian. Pas një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Kryeministri i Shqipërisë doli në një konferencë për shtyp me Presidentin e Komisionit Eurpoian, Jose Manuel Barroso. "E kam bëre te qarte qe e ardhmja e Shqiperise eshte me BE-ne. Shqiperia ka bere nje progres."- tha Barroso në fillim të fjalës së tij. ”Jam i lumtur që e dëgjova Ramën i cili më ka bërë të ditur se është prioritet i Shqipërisë integrimi dhe qytetarët shqiptarë e mbështesin fort dhe një realitet konstruktiv do të ndikojë në suksesin e Shqipërisë dhe BE do jetë një mbështetje e madhe për shqiptarët në këtë rrugë të gjatë. Natyrisht që ka këndvështrime të ndryshme, por disa nga prioritet është dialogu ndërmjet qytetarëve dhe qeverisë. E inkurajoj qeverinë e re dhe opozitën e re.”- tha Barroso. ”Ka dhe një moment për shtetin e së drejtës, nuk ka kohë për të humbur, reformat duhen shpejtuar, jo për t’i bërë nder KE-së, por shqiptarëve duke luftuar krimin e organizuar. Reforma të rëndësishme duhet të ndërmerren në ekonomi, investimet po ashtu dhe së fundi BE mendon që kjo është mundësi historike e artë për Shqipërinë që duhet ta kapë. Unë do t’i drejtohem edhe Komitetit Europian që të punojë për integrimin e Shqipërisë. Ju mund të mbështeteni tek partnerët për integrimin.”- nënvizoi më tej Barroso duke shtuar se "në parim Shqipëria mund të marrë statusin në dhjetor." Rama: Zgjedhjet e 23 qershorit ishin ato që ishin të lira dhe të ndershme për shkak të mbështetjes diplomatike dhe ishin të tilla sepse gjithë trupi diplomatik na ndihmuan që t’i zhvillonim. Pra, njerëzit në Shqipëri votuan, vendosën t’ia japin drejtimin Aleancës për Shqipërinë Europiane. Ne kemi marrë përgjegjësi më të mëdha, sepse votimi nga 1 milionë shqiptarë na ngarkon me shumë përgjegjësi; ka qënë një votë për të ndryshuar vendim më së miri. Në procesin e integrimit do të përfshihet edhe opozita. Integrimi do të shndrrohet në një reformë thuajse dhe do ndryshojmë jetën e qytetarëve shqiptarë gjatë kësja periudhe lidhur me këtë ambicie që ne besojmë se do ta prekim. Theksoj edhe njehërë se të gjitha ato që kemi premtuar dëshirojmë hapjen e negociatave për statusin kandidat. Kjo është vendimtare për ne se shqiptarët e dëshirojnë dhe jemi të bindur se ju do vendosni në favorin tonë.
Posted on: Tue, 17 Sep 2013 10:07:11 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015