Kush është Muhammed Ibn Abdeluehab ? Ai - TopicsExpress



          

Kush është Muhammed Ibn Abdeluehab ? Ai është dijetari,luftëtari i durueshëm, thirrësin në Allahun me dituri, ripërtëritësi i fesë së Allahut në shekullin e 12 hixhri Muhammed ibnu Abduluehhab ibnu Sulejman Et-Temmimi. Ka lindur në vitin 1115 hixhri në Ujejna që përfshihet nga krahinat e Nexhdit në Arabin Saudite. E mësoi Kuranin përmendësh para se të mbushtë dhjetë vjeç.Babai i tij Abduluehabi ishtë fakih dhe gjykatës, ndërsa gjyshi i tij Sulejmani ishtë muftiu i vendeve të Nexhdit dhe kryetari i dijetarëve të asaja zone. Mori mësime prej babait në fikh, tefsir dhe hadith. Ka udhëtuar në disa vende për të marrë dije prej dijetarëve si në Mekke,Medine,Ahsa dhe Basra. Koha në të cilën jetontë ka qenë e mbushur me injorance, shfaqje të formave të ndryshme të shirkut dhe largim prej traditës së të parëve. Ai pa në aktualitetin e kohës në të cilën jetontë dhe gjeti një dallim të madh midis këtij aktualiteti dhe midis asaj që tregon Kurani dhe Sunneti dhe asaj në të cilën kanë qenë imamët e selefëve të mirë në besim dhe menhexh. Masa e popullit ishtë e zhytur në bidate, përralla e legjenda, forma të shirkut dhe lutje të të vdekurve pa u ngritur ndonjë nga dijetarët , sipas asaj që dimë, për përmirësimin e këtij realiteti të dhimbshëm. Duke parë këtë shejhu Muahmme, Allahu e mëshiroftë, nuk mundi të heshtë ndaj ndryshimit të këtyre punëve, thirrjes në përmirësim, kthimit në Librin e Allahut dhe sunnetin e të Dërguarit të Tij dhe pastrimit të akides Islame.Vendosi të punontë për da’uan(thirrjen) në rrugë të Zotit të tij me urtësi dhe këshillë të mirë. E filloin da’uan në Hurejmela, pour u nxorr prej saj. Shkoi në Ujejna, por dhe në të nuk mundi të qëndrojë. Shkoi në Dirije në të cilën gjeti pranim dhe mirëseardhe prej emirit të saj Muhammed ibnu Su’ud. Allahu kishtë shkruar për të triumfin dhe për da’uan e tij vazhdimësinë dhe përhapjen si rezultat i xhihadit të dy imamëve : Muhammed Ibnu Abduluehhabit dhe Muhammed ibnu Su’udit. Njëri me fjalë e me argumentë e tjetri me shpatë. E kështu kur bashkohët Libri i Allahut me shpatën e xhihadit e vërteta triumfon dhe e kota varroset. Nuk kaloi shumë kohë dhe njerëzit e vendet u afruan të thirrja e të vërtetës, bsimi i teuhidit u vu në udhë të drejtë, mirësia e tij kaloi në vendet e largëta dhe brazat e ardhshëm, mirësi e cila ripërtërihet.
Posted on: Mon, 02 Sep 2013 16:31:19 +0000

Trending Topics



le="min-height:30px;">
Episode 352- In the market, Sumbul agha opens a shop named it
When it comes to quelling inflammation (which causes aging) , fats
DEDICA UN MOMENTO A VER REALMENTE Todos hemos oído el consejo:
Oferim Servicii de contabilitate, infiintare firme si consultanta

Recently Viewed Topics




© 2015