Kushti i ngritjes së argumentit për tekfirin konkret - Pjesa 1 - TopicsExpress



          

Kushti i ngritjes së argumentit për tekfirin konkret - Pjesa 1 Me çka ngrihet argumenti? Shejhul Islam Ibn Tejmije, ngritjen e argumentit e konsideron kusht për tekfirin konkret sipas Kur’anit dhe Sunnetit. Ndonjëherë këtë e shpreh me fjalën ngritje të argumentit, apo arritja e argumentit. Ndonjëherë shprehet me fjalën argumenti i pejgamberisë apo arritja e diturisë. Të gjitha këto shprehje janë të afërta në kuptim. Tekstet e Shejhul Islamit rreth kushtit të arritjes së argumentit, sa i përket tekfirit konkret 1. Ai gjatë fjalëve të tij rreth shirkut thotë: “Nëse njeriut i ngrihet argumenti për këtë shirk pastaj ai nuk ndalet nga kjo, atëherë është obligim vrasja e tij sikur vrasja e të tjerëve prej mushrikëve. Ai nuk varroset në varrezat e muslimanëve dhe nuk i falet namazi i xhenazes. Mirëpo nëse është injorant, nuk i ka arritur dituria, nuk është njoftuar me realitetin e shirkut për të cilin ka luftuar Pejgamberi, sal’Allahu alejhi ue selem, kundër mushrikëve, në këtë rast ai nuk gjykohet me kufër”. 2. Shejhul Islam duke sqaruar atë se argumenti ngrihet me Kur’an dhe Sunnet thotë: “Ai ose është kafir ose fasik ose mëkatar. Vetëm nëse është muxhtehid i cili ka bërë gabim, me ç’rast shpërblehet për ixhtihadin e tij. Njashtu nëse nuk i ka arritur dituria me të cilën i ngrihet argumenti. Nëse argumenti i është ngritur e pastaj kundërshton, ai dënohet me vrasje ose me diç tjetër”. 3. Ibn Tejmije, thotë: “Mirëpo ka prej njerëzve që janë të paditur për disa dispozita në mënyrë që arsyetohen. Prandaj nuk gjykohet me kufër asnjëri derisa t’i ngrihet argumenti i pejgamberisë, siç tha Allahu i Lartësuar: “E ne nuk dënuam askënd para se t’ia dërgojmë të dërguarin”. (Isra, 15) 4. Shejhul Islam Ibn Tejmije, kur flet për kundërshtarët në cilësitë e Allahut, të cilët e mohojnë lartësimin e Allahut dhe se kjo do të thotë përgënjeshtrim i Pejgamberit, sal’Allahu alejhi ue selem, thotë: “Mirëpo çdonjëri i cili flet fjalë të kufrit nuk është që bën kufër derisa t’i ngrihet argumenti që ia vërteton kufrin, në këtë rast ai bën kufër”. 5. Kur flet për të kërkuarit ndihmë prej dikujt tjetër pos Allahut, thotë: “Kush i pohon dikujt tjetër diç e cila nuk i takon vetëm se Allahut, ai është kafir nëse atij i ngrihet argumenti”. 6. Ibn Tejmije, thotë: “Prandaj dijetarët nuk e shpallën kafir atë i cili lejon diç nga haramet nëse është i ri në Islam, apo ka jetuar larg, ngase dispozita e kufrit është vetëm pas arritjes së pejgamberisë”. 7. Shejhul Islami, thotë: “Personi i caktuar konkret nuk shpallet kafir derisa t’i ngrihet argumenti”. 8. Ai thotë: “Tekfiri është prej kërcënimit, edhe nëse fjala mund të jetë përgënjeshtrim ndaj asaj që ka thënë Pejgamberi, sal’Allahu alejhi ue selem. Mirëpo njeriu mund të jetë i ri në Islam, apo është rritur në vend të largët. Lloji i këtij nuk bën kufër me mohimin e tij derisa t’i ngrihet argumenti”. Pasiqë përmendëm tekstet e shejhul Islam Ibn Tejmijes për kushtin e ngritjes së argumentit për tekfirin konkret, themi se me fjalën “ngritje të argumentit” nënkuptohen disa çështje të cilat patjetër duhet të sqarohen. Ato i kanë sqaruar dijetarët e thirrjes së Nexhdit. Ata përmendën se gjatë ngritjes së argumentit nuk është kusht kuptimi i argumentit. Ai ngrihet me vet faktin që arrin Kur’ani dhe Sunneti. Gjatë shpjegimit për ngritjen e argumentit, ata përmendën se nuk është kusht kuptimi i tij, mundet që një populli t’i ngrihet argumenti duke mos e kuptuar të vërtetën. Përndryshe, po të kushtëzojmë edhe kuptimin e argumentit, do të nënkuptohej se nuk mund të bën kufër vetëm se inatçiu. Ndërsa kjo nuk është aspak e vërtetë. Kush dëgjon argumentin dhe është i mençur, atij i është ngritur argumenti. Ebul Ula b. Rashid b. Ebil Ula Rashid
Posted on: Thu, 05 Sep 2013 07:38:55 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015