Kushti i ngritjes së argumentit për tekfirin konkret - Pjesa - TopicsExpress



          

Kushti i ngritjes së argumentit për tekfirin konkret - Pjesa 3 -RREZYME NGA AJO QË U PËRMEND- Pas transmetimit të teksteve të shejhul Islam Ibn Tejmijes dhe fjalëve të dijetarëve nga thirrja dhe të tjerëve rreth kuptimit të teksteve të Ibn Tejmijes, mund të nxjerrim disa konstatime dhe rregulla rreth meselesë së ngritjes së argumentit: -Çështja e parë- Rregulli i ngritjes së argumentit dhe mënyra e ngritjes së tij Ngritja e argumentit bëhet përmes arritjes së tij nga Kur’ani dhe Sunneti, në mënyrë që personi i obliguar po të dëshirojë e kupton. Kjo është në meseletë e shirkut të qartë. Nëse kjo i arrin nga Kur’ani dhe Sunneti, atij i është ngritur argumenti dhe nuk është kusht që kjo të bëhet prej ndonjë dijetari. Ngritjen e argumentit mund ta bën çdonjëri i cili e din ate, pra kjo është edhe qëllimi i shejhul Islamit për ngritjen e argumentit. Këtë e përmend edhe Muhamed b. AbdulVehabi, Hamed b. Nasir b. Ma’mer, shejh AbdulLatif b. AbduRrahman b. Hasen, shejh Sulejman b. Suhmani, shejh Is’hak b. AbduRrahmani. Prej bashkëkohorëve, shejh Abdulaziz b. Bazi dhe shejh Muhamed b. Ibrahim, Allahu i mëshiroftë! Pas verifikimit të këtij rregulli kuptojmë gabimin e disave të cilët studiuan këtë çështje. Kanë thënë: “Nuk duhet të vërtetojmë për qëllimin e kundërshtimit gjatë mëkatit dhe dënimit, mundet që vetëm ngritja e argumentit të mos mjaftojë për largimin e dyshimit. Ai i cili ka dyshim, mund të ketë interpretim të keq për çdo dyshim, kështu që nuk synon përgënjeshtrimin e Pejgamberit, sal’Allahu alejhi ue selem, e as kthimin e sheriatit të tij. Ai mendon se ky është kuptimi i argumentit. Lloji i këtij është i arsyetuar për shkak te’vilit (interpretimit të gabuar). Pas gjithë kësaj, si mund të themi se mjafton arritja e argumentit vetëm për t’iu ngritur argumenti njeriut konkret, si mund të mos arsyetohet nëse ai ka dyshim. Arsyetimi i tij me dyshim edhe nëse i arrin argumenti, nëse ka te’vil, kur e dimë se nuk është përgënjeshtrues dhe nuk e konsideron të lejuar këtë, është metodë e selefit dhe imamëve prej tyre.” (Dauabitu tekfir, Abdullah karnij f.337. Dobi: shejh Feuzani thotë Prej fjalëve të dijetarëve u kuptua se arritja e argumentit është me dy kushte: 1. ajo që i arrinë të ketë mundësi ta kupton nëse dëshiron. 2. kjo të jetë në meseletë e qarta, jo në meseletë e panjohura.) Po ashtu fjala e tij: “Sipas kësaj, për ngritjen e argumentit nuk mjafton vetëm arritja e tij, por argumenti duhet të kuptohet. Përndryshe njeriu konkret do të goditet me një dyshim të vlefshëm që e pengon nga besimi i atij argumenti. Kështu ai arsyetohet nëse ka te’vil dhe nuk ka dallim mes dyshimit në fjalët e qarta të kufrit dhe ato të tjerat. Dyshim nuk ka tek ata të cilët janë rritur në vende të largëta dhe ai i cili është i ri në Islam...kjo është metoda e ehli Sunnetit të cilët janë njerëzit më të dijshëm dhe më të mëshirshëm ndaj tyre. Mos tekfiri i atij i cili ka dyshim me te’vil, qoftë ky te’vil edhe kufër, pengohet me atë se ai i cili e bën këtë vepër, vetëm se është cilësuar si musliman me bindje. Prandaj, cilësimi i tij me kufër është i paqëlluar dhe pa argument.” (Dauabitu Tekfir – Abdullah Karnij f.337) Fjalët e këtij autori përmbajnë disa gabime, të cilat do t’i shqyrtojmë si vijon: 1. Mohimi i tij se ngritja e argumentit bëhet me vet arritjen e tij dhe kushtëzimi i kuptimit të tij, është në kundërshtim me atë që u përmend nga dijetarët, ku tha: “Sipas kësaj nuk mjafton arritja e argumentit për t’u ngritur ai, ai duhet të kuptohet patjetër”. Për këtë përmendëm demantin e dijetarëve rreth këtij dyshimi se kuptimi i argumentit nuk është kusht për ngritjen e tij. 2. Ai nuk përmendi asnjë argument, apo fjalë të ndonjë dijetari të shquar i cili e konsideron kusht kuptimin e argumentit. Ai edhe u mundua të demantojë argumentet me të cilat u argumentuan dijetarët e Nexhdit se kuptimi nuk është kusht për ngritjen e argumentit. Ai tha: “Ata të cilët e thonë këtë mendim bazohen në atë se Allahu gjykoi me kufër ata të cilët i cilësoi se nuk kuptojnë, nuk dinë dhe se mendojnë se janë duke vepruar mirë”, dhe pastaj përmendi ajetet me të cilat u argumentuan dijetarët e thirrjes së teuhidit në Nexhd. Ai përmendi se kuptimi është kusht për ngritjen e argumentit, jashtë kuptimit të udhëzimit. 3. Arsyetoi me dyshim dhe te’vil në meseletë e shirkut dhe të tjerat. Duke mos bërë dallim mes meseleve të qarta dhe atyre të panjohura. Ai nuk bën dallim mes atij që jetoi në vende të largëta dhe atij që është i ri në Islam dhe të tjerëve. Sa i përket mos dallimit në mesele të qarta të kufrit dhe atyre të panjohura dhe përgjithësimi i arsyetimit me injorancë, me dyshim dhe te’vil, këto duhet të tregohen në mënyrë më të detajuar. Ngase dijetarët bëjnë dallim mes meseleve të qarta të kufrit dhe atyre të panjohura gjatë arsyetimit me injorancë dhe te’vil. Po ashtu ata bëjnë dallim në mënyrën e ngritjes së argumentit sa i përket meseleve të qarta dhe atyre të panjohura. Në meseletë e qarta kjo bëhet me vet arritjen e argumentit, ndërsa në meseletë e panjohura bëhet duke ia larguar dyshimet dhe kundërthëniet. Po ashtu, ata bëjnë dallim mes atij i cili është i ri në Islam, dhe atij që është edukuar në vende të largëta nga dituria, siç përmendën dijetarët. Prej kësaj kuptojmë se përgjithësimi në këto mesele është i gabuar. (Shih librin “Aridul Xhehl” në f.37-77, 139-166 dhe 169-178) 4. Sa i përket meselesë së arsyetimit me dyshim dhe te’vil në meseletë e shirkut të madh dhe kushti i largimit të dyshimeve për t’u gjykuar me kufër mbi njeriun konkret, kjo kërkon një studim të veçantë, prandaj do të përmendim diç që është më e përshtatshme në këtë vend. Ai përmendi arsyetimin me dyshim dhe te’vil edhe atëherë kur i arrin argumenti. Sipas tij nuk ka dallim mes meseleve të panjohura dhe të qarta, dhe se kjo është mendimi i ehli Sunnetit edhe pse nuk transmetoi asnjë mendim nga ehli Sunneti. Prandaj me lejen e Allahut do të përmendim prej fjalëve të dijetarëve për këtë mesele edhe pse siç thamë, kjo mesele duhet të studiohet me një libër të veçantë. Ebul Ula b. Rashid
Posted on: Thu, 05 Sep 2013 08:10:04 +0000

Trending Topics




“It takes a fearless, unflinching love and deep humility to
For Immediate Release November 7, 2013 Media
Heres the playlist from last nights The Audiovore- Interstellar
În cazul în care tu şi membrii familiei tale sunteţi adepţii
✖ RKNARSD-QC/S/MBK Arc Rated Quickconnect Buckle Legs S/M
Projet de jeu RPG tactique: à part le fait que jignore encore

Recently Viewed Topics




© 2015