Lavdia e Guardiolës te Barcelona në numra.. “Nuk ka asgjë - TopicsExpress



          

Lavdia e Guardiolës te Barcelona në numra.. “Nuk ka asgjë më të rrezikshme sesa të mos marrësh përsipër riskun.” Kjo është një nga shprehjet më të famshme të Pep Guardiolës gjatë katër viteve të karrierës së tij si trajner i Barcelonës. Është citimi i trajnerit, që sikurse cdo njeri tjetër, mund të ndiejë frikën në një situatë të caktuar. Prania e tij në konferencat për shtyp, në një stadium apo në një restorant, është e mjaftueshme për të krijuar një perceptim që në momentin e parë. Ai ka aftësi për të folur si askush tjetër. Zlatan Ibrahimovic nuk e kishte gabim kur e etiketonte filozof. Në cdo paraqitje para mediave në konferencat për shtyp, trajneri katalanas ka shfaqur filozofinë e pastër të futbollit dhe jetës së tij. Pas trajnerit që flet për futbollin, qëndron një qenie njerëzore me një buzëqeshje dhe vështrim të fiksuar, që shoqërojnë fjalët e tij të mencura. Është shumë e vështirë të ndash te Guardiola trajnerin nga njeriu. Pep rrallëherë e fsheh gjendjen e tij emocionale: mjafton të ndjekësh në daljet publike për të kuptuar se cfarë informacionesh do të japë pas disa minutave. E vendos ai se cili duhet ta kuptojë dhe cili jo, e ruan dhe e mbron me shumë zgjuari intimitetin e tij. Duke i qëndruar besnik identitetit të tij, Guardiola nuk e lejon veten që të bëhet lehtësisht i cënueshëm. Ai u beson në rrethana të caktuara vetëm njerëzve të zgjuar pranë tij dhe mendon se një njeri duhet të mendojë edhe largimin nga vendet ku ka punuar. Guardiola është i gatshëm për intervista vetëm atëherë kur është e nevojshme, pasi atij nuk i intereson fama, sepse ai e njeh mirë veten dhe nuk ka dyshime. Për Pep Zoti nuk ekziston. Katalunja është kombi i tij, futbolli jeta, ndërsa dështimi thjesht një pjesë e suksesit. Ndonjëherë ai na lejon të kuptojmë se brenda tij ka disa beteja, si instikti dhe dëshira kundër kokës dhe arsyes, por preferon të ndjekë pjesën me të ndjeshme. Në një moment vendosi të pushojë për një kohë të gjatë, që i nevojitej për të rimmarë fuqitë. Në momentin kur e kuptoi që i kishte karikuar bateritë, kërkoi sfida të reja të Bajerni i Mynihut, që wshtw ndoshta edhe më e madhja dhe më e rëndësishme e jetës së tij profesionale. Njeriu dhe trajneri bashkëjetojnë hap pas hapi, ditë pas ditë. Gabimi më i madh do të ishte nëse beson se një gjeni jeton duke menduar për njw strategji afatgjatë. Në një moment do të shprehej: “Jam i paaftë për të planifikuar dicka më shumë se gjysmë viti apo një vit më parë. Do të lodhesha. Për mua do të ishte e pamundur. Kjo është arsyeja përse Pep është i aftë të prodhojë surpriza atëherë kur askush nuk e pret. Ky është natyra e tij, të qëndrojë me këmbë në tokë. Lavdia e Guardiolës te Barcelona në numra 1 – Pep fitoi cmimin Katalanasi i vitit pas një sezoni debutes të paharrueshëm me Barcën në vitin 2009. 2 – Ai fitoi dy Champions Ligë, dy Kupa të Botës për klube dhe dy superkupa të Spanjës gjatë drejtimit të Barcelonës. 3 – Guardiola e udhëhoqi gjithashtu Barcelonën drejt fitimit të tre titujve radhazi të La Ligës nga 2008 deri 2011. 14 - Barcelona fitoi 14 trofe nga 19 të mundshëm gjatë katër viteve të drejtimit të Pep. 247 - Guardiola ka qenë në krye të Barcelonës në 247 ndeshje. Skuadra e tij mbiztoroi në kontrollin e topin në secilën prej tyre, duke fituar 179 takime dhe humbur vetëm 21.
Posted on: Tue, 25 Jun 2013 07:37:25 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015