MBI PROGRAMIN E BURSAVE PASUNIVERSITARE “UNESCO/KEIZO OBUCHI”, - TopicsExpress



          

MBI PROGRAMIN E BURSAVE PASUNIVERSITARE “UNESCO/KEIZO OBUCHI”, VITI 2014-2015 Në kuadrin e Programit të Bursave të Kërkimit UNESCO/KEIZO OBUCHI, qeveria japoneze, përmes fondit japonez për zhvillimin e burimeve njerëzore, do të financojë 20 bursa studimi për vitin 2014-2015. Ky program parashikon akordimin e bursave individuale për kërkime të thelluara pasuniversitare në fushat e përzgjedhura të kërkimit si vijon: 1. Mjedis (me fokus të veçantë në shkencat e ujit); 2. Dialogu ndërkulturor; 3. Informimi dhe shkencat e komunikimit; 4. Zgjidhja paqësore e konflikteve Bursat në fushat e mësipërme jepen për personat e diplomuar në programin e studimit master, me synim zhvillimin e kërkimeve pasuniversitare ose të specializimeve në fushat e studimit që përputhen me objektivat strategjikë të Programit të Bursave të Kërkimit UNESCO/KEIZO OBUCHI. Çdo Komision Kombëtar i vendeve përfituese (përfshirë dhe Shqipërinë) mund të paraqesë deri në 2 kandidatura. Afati përfundimtar për paraqitjen e aplikimeve pranë Komisionit Kombëtar në Ministrinë e Punëve të Jashtme është data 29 korrik 2013, ndërsa afati përfundimtar për paraqitjen e kandidaturave shqiptarë pranë zyrës së UNESCO-s është data 30 gusht 2013. Në nivel kombëtar, seleksionimi fillestar do të organizohet nga Komisioni Kombëtar për UNESCO-n pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, brenda datës 31 korrik 2013. Të gjithë kandidatët do të njoftohen nëse janë përzgjedhur në këtë fazë ose jo. Ndërsa seleksionimi përfundimtar i përftuesve do të bëhet nga një Komision i Posaçëm i UNESCO-s dhe vendimi përfundimtar do të merret nga Drejtori I Përgjithshëm i UNESCO-s. Nënvizojmë se përzgjedhja në nivel kombëtar nuk sjell automatikisht përzgjedhjen nga UNESCO. Programi I Bursave të Kërkimit UNESCO/KEIZO OBUCHI parashikohet të fillojë në një ose dy vende të rajonit që përfshin periudhën duke filluar nga mars 2014 deri më 31 dhjetor 2015. DREJTORIA E POLITIKAVE DHE PROGRAMEVE NDËRKOMBËTARE Burimi Ministria e Arsimit K. I
Posted on: Tue, 16 Jul 2013 15:06:30 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015