Mbi urë ( tregim) Ai nuk e donte vehten më. Nuk e donte për - TopicsExpress



          

Mbi urë ( tregim) Ai nuk e donte vehten më. Nuk e donte për faktin se nuk ishte i zoti të rritej e të piqej. Ndjehej keq me vehten kështu, por ç’ të bënte. Ajo njesoj: edhe pse ai donte e bënte të pamundurën që të dilte nga adoloshenca, sëmundja e tij e tmerrshme kjo, ishte e pamundur. Kur nuk mendonte, kur truri pushonte dhe trupi i tij funksiononte jashtë kontrollit të trurit, ai ndjehej mirë në fakt. Ndjehej mirë kështu i parritur, adoloshent. Ai ishte nën pushtetin e një shkulmi ere që e bënte të ndjehej i ri, pak me i madh se adoloshent. E gjente vehten një ortek energjie që grafullonte jetë, jetë tamam, jetë që kundërmon krejt aromat e botës, krejt ngjyrat e luleve. Frikë kishte kur trurit i kujtohej të mendonte. Sapo truri niste rrotullimin rreth vehtes, ai e gjente vehten një teveqel, një marrok, një që nuk dinte ku të çonte sytë e ku të fshihte veshët. Brenda tij zhvillohej një betejë e paparë. Përlesheshin plaku dhe adoloshenti brenda tij. Plaku shfletonte vlera pjekurie dhe i ekspozonte vend e pa vend. Ndërsa adoloshenti nuk kuptonte asgjë. Jo se ai po mendonte gjëra të tjera, sepse ai nuk mendonte kurrë, adoloshenti brenda tij vetëm ndjente, sodiste dhe gëzonte rast e pa rast. Ai përpiqej me sa mundej që tu bënte vend të dyve, si plakut si adoloshentit. E ndjente dhe ishte i bindur se brenda vehtes kishte vend për të dy. Ai bile kishte gati dhe idenë e një projekti të veçantë pajtimi planetar, pasi që më parë tu krijonte klimën e përshtatëshme për të bashkjetuar të dyve, jo vetëm për të vegjetuar por dhe për të bashkpunuar e sidomos kaluar jetën në harmoni.Megjithëatë një dyshim e kishte, dyshonte nëse do të ishte i aftë e sidomos nëse mund ti mjaftonte jeta për ta bërë këtë gjë eksituese në kulm. Ndërkohë ai përjetonte një atmosferë të veçantë krijuese, për herë të parë ai ndjehej krijues unik, nje krijues jo dosido. Ai me kreativitetin e tij po përpiqej që të mbronte adoloshentin nga pushteti i mendjes dhe nga ana tjetër plakun, te mos e linte ti ikte kureshtja për jetën. Nuk ishte pak synimi i tij, tentativa e tij për ta vështruar në thellësi vehten, pastaj për ta vizatuar ndryshe nga të tjerët dhe në fund për ti vënë emrin e tij gjërave të vizatuara: ja kjo a nuk ishte as më pak e as më shumë se një akt i madh krijues? Atij i pelqente shumë kur adoloshenti brenda tij merrte pushtet, ai kështu ndjehej në ekuilibër me vehten dhe botën, ose ishte duke tentuar ekuilibër për vehten dhe stimuluar humor e sentimente pozitive për botën. Kur ndjehej adoloshent, ishte në humor dhe kur njeriu është kështu, më shumë se çdo gjë qesh e gëzon ai dhe bota. Kur njeriu qesh, në trurin e tij bën festë kreativiteti i tij, intuita, ndjeshmëria dhe bota jashtë tij nuk ka peshë te ai, ose ka peshën e pendës sepse dhe bota po bën njësoj si ai. Ndryshe kur njeriu detyrohet a vendos të braktisë adoloshentin brenda vehtes. Ai fillon e çekulibrohet, njeriu me plak të pushtetshëm brenda vehtes, më shumë se çdo gjë bën mëkat ndaj vehtes e botës. Historinë më anakronike të jetës së tij, njeriu e shkruan kur plaku i merr pushtetin brenda tij. Nëse njerëzit e kahershëm ( paraardhësit tanë të lashtë) do kishin gjetur në epokën e tyre kushte, forca e mundësi për të qeshur, historia e njerzimit nuk do të kishte qenë kështu fatkeqe dhe e orientuar drejt luftrave, ajo thjesht do të ishte orientuar drejt humorit e prosperitetit. Kështu lëkundej ai në shilarsin e çuditëshëm të sentimenteve. Kur shilarsi kalonte në zonën e dominuar nga plaku, një zë i kujtonte se po sillej krejt në mënyrë të papjekur. Ndërsa ai në fillim vagëllt ndjente se gjendja „ papjekur „, në fakt ishte gjë e tij, nuk ishte e huaj, nuk i vinte si rezultat sforcimesh. Mendja e këshillonte që të ikte, ta braktiste këtë gjendje, pjesa tjetër e qënies e mbante lidhur. Donte ta kalonte urën dhe në fakt dhe nese e kalonte me imagjinatë, kokën e kishte prapa për dreq, si per ta jetuar atë gjendje me mjete të tjera. Ai po jetonte në mes të urës. Në bregun në të majtë tij harbonte adoloshenca, në të djathtë reflektonte e meditonte plaku. Një jetë të tërë kishte mbi urë, një jetë të tërë që ndihej keq. I kishte rënë fati të vendoste për jetën pikërisht mbi urë, në një vend të tillë krejt i papërshtatshëm për të bërë gjëra të rëndësishme, punë me themel. Pikërisht kur ishte mbi urë, atij i fokusoheshin gjithë problemet e eksistencës. Pikërisht mu në mes të urës ai duhej te vendoste çfarë të bënte me adoloshentin dhe pastaj me plakun.Kur tentonte të mohonte adoloshentin, bashkë me të detyrohej të mohonte krejt vehten e tij, bile dhe plakun. Sapo i shkonte për mendje kjo ide, e gjente adoloshentin monument të gjallë kudo brenda tij, shpërndarë uniformisht. E gjente duke kullotur në mendime te njoma, e gjente në themel te enderrave në rrezik per tu muruar, në rrezik për tu betonuar nga djallëzia e egos së tij e botës. E gjente vehten aq shume arnuar me telashe, sa të binte të fikët po ta shihje gjate. Ishte i dobët dhe i ngathtë mbi urë, gjithmonë. Ishte siç janë gjithë njerëzit kur presin sentencën më të rëndësishme të jetës së tyre. Ndihej inferior, një nferioritet i mrekulleshëm krejt i pafajshëm, aq shumë i pafajshëm e i padjallëzuar sa kërkonte te gjente ndonje faj skandaloz te vehtja, madje dhe ta sajonte një të tillë, për tu justifikuar njëherë e mirë para vehtes e botës. Siper urës, ai, dëshmitari më unik i botës jetonte lëngëzuar ndjenjash brenda tij, pikërisht mbi urë, në këtë objekt ku nuk mund të bësh asgjë me themel, ai ishte kthyer në plakadoloshentin më melankonik të botës i cili meditonte dhe nuk meditonte rreth fatit të tij të ardhshëm. Po të mos kishte imagjinatë me bollëk, energjia e bekuar e adoloshencës grumbulluar te ai do të dëshmonte tragjedinë e shekullit. Pikërisht mbi urë, ai po zbulonte gjëra fantastike, po zbulonte se adoloshenca ështe miti i vetëm i njeriut. Mit që nuk zhbëhej kurrë, sado moshë të kalonte njeriu gjatë jetës së tij, adoloshenca ishte aty nuk e braktiste njeriun kollaj, edhe se shumica e njerëzeve e fshehin a më saktë fshihen prej saj, pa arritur ta fshijnë kurre. Marshimi i adoloshencës vazhdon, njeriu nuk arrin ta ndalë, ai rritet e piqet, plaket e vdes nën muzikën e trokut që kompozon adoloshenca. Punë tjetër se dikush ka veshë per ta dëgjuar, e dikush jo. petrit sulaj
Posted on: Wed, 06 Nov 2013 10:09:47 +0000

Trending Topics



632318609630">▶▶▶ Online Eliza J Cap Sleeve Crepe Fit Flare Dress for
How Half Dome Was Formed Tu-tok, Yosemite Spirit Chief, lived
THE TEACHINGS OF BISHOP DAVID HILL/THE LORD ELIJAH.PLEASE LISTEN

Recently Viewed Topics




© 2015