Me 10 gusht te vitit 1913, perfundon edhe lufta e dyte Ballkanike, - TopicsExpress



          

Me 10 gusht te vitit 1913, perfundon edhe lufta e dyte Ballkanike, kurorzume me marrveshjen e Bukureshtit, prej se ciles oreksi i Crna Rukes dhe i mbetjes se dobiçave te bizanteve te rinj te Athines zgjerohen duke u ngi me tokat e s‘ashqutmes perandori Osmane, qe nuk ishin veçse trojet e shqypnise autoktone. Keshtu qe te dy luftrat vete flasin dhe nuk mund te thone kurre nen pamjen e drites se çdo lloj kohe qe shqyptaret e asaj kohe po deshironin porten e larte, por deshmon ma se miri qe shqyptaret ne çdo mot kurre nuk kan desh me sulmu fqinjet, kur dihet qe k‘to luftra ishin veçse grabitqare dhe krime ndaj njerezimit. Si per ironi te fatit, perfaqsusi i Athines zyrtare, qe ka ba masakrat ne trupin e shqyptarise tuj vane ne jete spastrimin etnik, genocidin dhe krimet kunder njerezimit ne djegie te gjalle te popullates civile, perdhunime, grabitje vrasje kolektive ne fillim te shekullit te kalum, qe edhe vet Hitleri do t’i kishte zili, ka qene VENIZELLOS, i ashtuqujtmi GJYSH i VENIZELLOSIT te sotem Minister i jshtem i kabinetit t’Athines. Historia, po na perseritet per çdo 100 vjet, pasi ky VENIZELLOSI modern, po kerkon me ja vu perseri flaken rajonit, por ksaj rradhe qe shqyptaret po kerkojne t’a bajne sipas tij, se nuk po kuptojne dhe s’po deshirojne me dhane DETIN…. Pra 100 vjet me pas ky i riu Venizellos, na therret ne Athinen e ATHENES se pellazgjise dobiçin pushtus RAMA, per pazaret e metejshme te nisme prej dobiçit pushtus BERISHA-BASHA. Rotacioni i dobiçave pushtus asht’ i vlefshem, se me percaktimin e kufirit ujor (detar), nen firmen e k’tyneve pushtusve dobiça t’ardhun dhe t’vendosun prej tyne, kufiri toksor vendoset perfundimisht nen t’ashtuqujtmen kuptushmeri institucioanle Shqiptare…. Perfundimisht, padrejtesia dhe grabitja e marrveshjeve te tyne pergjate dy luftrave Ballkanike, zyrtarizohet dhe legjitimohet… Keshtu qe, nuk asht Thjesht’ trumbetimi i péticioneve si kunder konférences se Londres, kur nuk ka marre si vendim te paster te sajin, ne nje marreveshje te percaktimit te kufirit tone shtetror, por duhet te mesojme te verteten, se ku po fle djalli, ne cilen strofkull…, ne legalizimin e marrveshjes se Bukureshtit… Marreveshja e Londres, e dates 30 maj 1913, vendos qe Perandoria Osmane duhet te leshoje tokat e pushtume prej saj ne Evrope ku territori i tokave shqyptare do te vendosej nga fuqite e medha ne nje marrevshje tjeter…. Gjithashtu e randsishme te theksohet qe kjo marreveshja e Londres asht’ ne mesin e dy marreveshjeve te tjera Serbo- Bullgare e marsit te 1912-es dhe te Bukureshtit te 10 Gushtit te 1913. Kjo e fundit, de fakto percakton kuirfin e Shqypnise se sotme administrative… Asht’ e thjeshte dhe ma se e Thjeshte, te trumbetojme per nje padrejtesi, por kerkesat tona legjitime duhet te jene te bazume ne fakte juridike dhe prova me se te pakontestushme… Pra, marreveshja e 10 Gushtit te 1913, pa perfaqsusin e pales shqyptare vendos per fatet e popullit shqyptar, duke marre me dhune vleren e percaktimit te Kufijve te Shqypnise prej fuqive t’asaj kohe…. Kjo marreveshje megjithate, asht’ ne sihapjen e luftes se pare botnore, shkaktume me vrasjen e trashgimtarit te fronit t’Austrise dhe si rastérisât edhe njehere vjen prej aktoreve te luftrave Ballkanike, te ekzekutimit te saj CRNA RUKA… Fundi i luftes se pare, vendos nje perkufizim te ri per rajonin BALLKANIZACION ne vigjilje te Konferences se Versailles… Pra, mbledhja e k’saj konference ne rimarrje te re t’hartes s’Evropes, flet per nje shfuqizim te marrveshjeve t’arritme deri m’athere, vertetume kjo ne dokumentet e saj. Keshtu qe sekretariati i k’saj konference, ju kthen pergjigjen nje perfaqsie te shqyptareve t’Amerikes, qe kufijte e shqypnise enda nuk jan percaktu tuj nenvizu rendesine e saj si forme politike shtetnore…. https://mtholyoke.edu/acad/intrel/boshtml/bos149.htm https://mtholyoke.edu/acad/intrel/boshtml/bos145.htm
Posted on: Sun, 11 Aug 2013 01:56:19 +0000

Trending Topics



class="stbody" style="min-height:30px;">
72 Solid Oak Americana Bookcase IFA182 Clearance Sales Reviews and
ZTE Cell Phone Software R&D Internship Job Title: Cell Phone

Recently Viewed Topics




© 2015