Me ka ndodhur nje dite rastesisht te jem deshmitar i nje grindjeje - TopicsExpress



          

Me ka ndodhur nje dite rastesisht te jem deshmitar i nje grindjeje miqesore midis dy zonjave, njera katolike europiane dhe tjetra kineze taoiste. Rastesisht, gjate nje sherbimi u ndodha ne nje dyqan cingerimash te nje qyteti perendimor. Se cfare kerkoja duke rremuar ne nje si vitrine oresh. Edhe zonja kineze, e moshuar disi, ate po bente. Pas banakut shitesja ishte perendimorja aty te pesedhjetat. Befas banaku ra, diçka rreshkiti de oret ranë ne toke. Perendimorja, shitesja u merzit dhe nxorri nje pasthirme. Une u ula te mblidhja oret ne toke. Kinezja qeshi : hahahah hihihi... dhe nisi te mbledhe oret edhe ajo. Shitesja e merzitur, nuk dinte ku ta nxirrte inatin i tha : Zonje, mua me ndodhi nje e keqe dhe ju qeshni: Kinezja e mencur iu pergjigj : "Zonje, une nuk jam e krishtere, jam konfucianiste, dhe per mua ngjarjet pasi ndodhin nuk çbëhen më, prandaj nu ka vend të mërzitesh kot, në këtë rast unë qesh se ishte edhe diçka me anët komike. Pra e qeshura ime nuk ishte kundër teje, por unë ashtu reagoj në kulturën time. " Perendimorja e mencur e kuptoj menjehere dhe qeshi edhe ajo, dhe pastaj ia dhamë gazit të tre. Kinezja vazhdoi : Ja, ju katolikët në kulturën Tuaj a nuk i thoni nipit kur vdes gjyshi, o, sa mirë është gjyshi atje në qiell, lum si ai!!! Ju e bëni kêtë me vdekjen kurse unë me banakun e prishur. Qeshëm prapë. Pastaj shitësja na fali nga një orë... :), ose kështu më kujtohet mua...
Posted on: Sun, 15 Sep 2013 20:13:09 +0000

Trending Topics




© 2015