Meditime * * * Të gjallët nuk u thonë dot asgjë të - TopicsExpress



          

Meditime * * * Të gjallët nuk u thonë dot asgjë të vdekurve, kurse të vdekurit kanë çfarë t’u thonë të gjallëve. Të vdekurit flasin me gjuhën e veprës që kanë lënë pas. Pas tyre kanë mbetur edhe të gjallët. Ata janë të vetmit që kanë mundësinë të hulumtojnë se çfarë kanë bërë mirë dhe çfarë kanë bërë keq të vdekurit në të gjallë të tyre. Një poet amerikan i Beat Generation shprehet “Njeri i vdekur është ide e gjallë; Njeri i gjallë – ide e vdekur”. Ndërsa vlen të shtohet se “ njeri i vdekur - histori testamentare, zbatimi i të cilëve u takon të gjallëve. Dhe për të zbatuar “ testamentin” e atyre që para nesh kanë qenë gjallë duhet të shohësh rrugën e veprës së tyre. Për të përshkuar këtë rrugë të duhet vetëm pak realizëm dhe guxim. Njerëzit e gjallë janë mësuar të stisin histori heronjsh, që nuk janë gjë tjetër veç tregime gjyshesh të dhembshura dhe gjyshërish mburravecë. Kurse historitë e vërteta, ato që na trembin, ato që janë pasqyrë e realitetit që ne shkelim çdo moment, ne i lëmë në harresë, ashtu siç harrojmë edhe të vdekurin pasi kalon një vit. @r.beqiraj
Posted on: Thu, 12 Sep 2013 10:08:33 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015