Meha: Brazil 2014 është i mundshëm - Ka kaluar një periudhë - TopicsExpress



          

Meha: Brazil 2014 është i mundshëm - Ka kaluar një periudhë të pafat për shkak se pësoi dëmtim në momentin e tij më të mirë, kur Shqipëria po përgatitej të luante ndeshjen me Norvegjinë, në “Qemal Stafa”, megjithatë, Alban Meha e ka ndjekur nga TV dhe, madje, ka bërë tifo gjatë gjithë 90 minutave. “Sa keq është ta shohësh një ndeshje në tv, kur e di se mund të ishe edhe ti aty, duke përjetuar ato emocione në vend. Pashë stadiumin të mbushur plot dhe ishte diçka fantastike. Ata tifozët meritojnë shumë dhe, madje, meritojnë që të kishim fituar, por sërish fati bëri që të mos arrinim atë fitore”. Të gjithë jemi ndalur në atë goditje dënimi të kryer nga mesfushori, rreth 40 metrash, në miqësoren e fituar 4-1 ndaj Lituanisë, në Tiranë. Një gol spektakolar, të cilin Meha e kujton gjithmonë, edhe pse ka një peng: “Do të doja që një gol si ai ta shënoja në një ndeshje të rëndësishme, e cila mund të vlente kualifikimin në Botëror… A mund të shkojmë në Brazil? Sigurisht që është i mundshëm si objektiv, pastaj të ëndërrosh është falas dhe ne duhet të vazhdojmë të besojmë se mundemi. Unë besoj, ajo logo ka shumë kuptim për të gjithë: lojtarët, trajnerin dhe tifozët”. Një sezon i ri ëshë gati të nisë për mesfushorin, që përpara disa kohësh, u bë edhe baba, me një vajzë të mrekullueshme: “Eshtë diçka magjike të bëhesh prind dhe jam shumë i lumtur. Ajo më ka ndryshuar jetën”, shprehet mesfushori. Në lidhje me sezonin e ri, Alban Meha është optimist: “Dëgjova të thuheshin shumë gjëra në merkato në lidhje me të ardhmen time, por unë kam edhe një vit kontratë me Paderbornin dhe jam i lumtur këtu. Besoj se sezonin e ardhshëm do të bëjmë edhe më mirë”.
Posted on: Fri, 12 Jul 2013 12:09:10 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015