Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, kërkon të hetohen mediat - TopicsExpress



          

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, kërkon të hetohen mediat që botuan lajmin e kriminelëve të liruar nga burgu për zgjedhje nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Në këtë mënyrë ka reaguar Ministria e Drejtësisë pasi mediat publikuan të dhëna dhe dokumente që bënin me dije se 23 të burgosur, me dosje të rënda penale, janë liruar gjatë zgjedhjeve. “Janë publikuar të dhëna sensitive të personave me liri të kufizuar, duke vënë në këtë mënyrë në rrezik sigurinë individuale dhe të institucionit. Për këtë, u kërkojmë organeve kompetente, të fillojnë menjëherë hetimet. Sa i përket planifikimit të lejeve shpërblyese dhe të veçanta për personat me liri të kufizuar, bëjmë me dije opinionin publik se për arsye të fushatës elektorale, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ka nxjerrë urdhrin nr. 3610 datë 15. 05.2013 i cili ka kufizuar dhënien e lejeve për periudhën e fushatës elektorale. Me shkresën nr. 4416 datë 17.06.2013, Drejtori i Përgjithshëm ka urdhëruar pezullimin e të gjitha lejeve shpërblyese dhe të veçanta për të burgosurit, përveç lejeve të veçanta për rast vdekjeje. Aktualisht, nuk ka asnjë të burgosur jashtë sistemit të dërguar me leje. Gjatë muajit qershor 2013, deri më datë 18 të këtij muaji, në gjithë sistemin e burgjeve janë dhënë 62 leje (ose 26 % e lejeve të planifikuara). Në përfundim, informojmë opinionin publik se në datat 21, 22 dhe 23.06.2013 nuk do të ketë asnjë të burgosur me leje”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë
Posted on: Fri, 21 Jun 2013 21:30:52 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015