Modelja shqiptare Angela Martini vazhdon të zhvillojë me sukses - TopicsExpress



          

Modelja shqiptare Angela Martini vazhdon të zhvillojë me sukses karrierën e saj si modele jashtë kufijve. E përqendruar më shumë në Amerikë, por edhe në Evropë, bukuroshja shqiptare nuk njeh asnjë kufi që mund ta ndalë pasionin e saj për modelingun. Fotot e saj të nxehta tashmë kanë bërë xhiron në shumë prej kopertinave të revistave prestigjioze në botë. Gjithmonë shumë sensuale, me linjat e saj të përkryera Martini arrin në çdo dalje të ketë vëmendjen maksimale. Dhe kjo vëmendje sigurisht u arrit pas daljes së saj thuajse nudo në tapetin e kuq ku nuk i la asnjë vend fantazisë mashkullore për pjesët e saj intime. E me gjithë zhveshjet e saj të qëllimshme duket se modeles i pëlqen kur fotografët duan ta fotografojnë me rroba dhe jo nudo. Sa i përket këtij të fundit në një i intervistë gjatë vizitës së saj në Tiranë vitin e shkuar, Angela pohoi se këtë ekskluzivitet e kishte vetëm Fadil Berisha. Ama në profilin e saj në Facebook, Angela ka postuar disa foto të reja ku në njërën prej tyre shihet topless, transmeton Shekulli. Madje këtë postim ajo e ka shoqëruar me fjalët “Alexandrana Taf, e vetmja fotografe që dëshiron që unë t’i mbaj rrobat veshur”, edhe pse shfaqet e zbuluar sipër. Duke bërë këtë deklaratë mund të kuptojmë që modeles nuk i pëlqen të zhvishet, edhe pse mes rreshtave mund të lexohet që ajo ndihet e mikluar nga fotografët që dëshirojnë trupin e saj nudo. E kush nuk do të ndihej e tillë, nëse do të kishte trupin e saj! Ndarja Disa javë më parë, për Angela Martinin doli lajmi se ajo është ndarë nga multimilioneri Tim Voegele pas disa muajsh lidhjeje. Pushimet në St. Tropez i kishin filluar bukur, por nuk përfunduam ashtu. Top modelja shqiptare-zvicerane dhe multimilioneri Tim Voegele kishin planifikuar të kalonin disa ditë të lumtura në Cote d’Azur. Ndoshta edhe për të sjellë dashurinë e tyre përsëri në rrugë. Por do të mjaftonin “20 minuta” që Tim dhe Angela t’i jepnin fund lidhjes se tyre një muaj më parë. Në një drekë romantike në St.Tropes çifti është parë duke u grindur me zë të larte. Martini dhe Voegel kishin braktisur mbrëmjen që kishin planifikuar. Çfarë ndodhi më pas, e din vetëm Tim Vogele dhe Angela. Edhe menaxheri i Angela Martinit ka konfirmuar ndarjen e saj nga i dashuri. Vajza më me origjine nga Shkodra nuk do të thotë asgjë për shkëputjen e saj me Time Voegelen. Një burim ka thënë se, “mosmarreveshjet mes tyre kanë çuar deri te prishja e lidhjes”. Martini është e lindur në Shkodër. Ajo kajetuar në Zvicër para se të depërtonte në skenat e mëdha të modelimit në Nju Jork. Në SHBA ajo është aktive edhe si ndërmarrëse, ku ka publikuar koleksionin e saj të parë të kostumeve të plazhit me emrin “Martini Bikini”. Ajo ka punuar edhe me top-modelet me të mëdha të botës si Gisele Bündchen, Kate Moss etj. Media Këto imazhe seksi ta rrisin “tensionin e gjakut” janë titujt e disa gazetave zvicrane për modelen shqiptare Angela Martini. Më tej gazetat duke publikuar dhjetëra foto të reja të Martinit citojnë se Martini edhe pse është nga Zvicra ajo ka rrënjët shqiptare dhe është bërë e njohur në të gjithë botën. Sa për informacion Angela Martini është rritur në njërin nga qytetet më të vjetra dhe më historike në Shqipëri - Shkodër dhe në moshën 9-vjeçare ajo u zhvendos me familjen e saj në Zvicër, dhe tani jeton në Shtetet e Bashkuara. Ajo ka filluar të merret me modelim në moshën 18-vjeçare. “Miss Shqipëria 2010” , modelja 24-vjeçare ka arritur sukses të konsiderueshëm në botën e modës amerikane.
Posted on: Fri, 23 Aug 2013 11:28:42 +0000

Trending Topics



ass="stbody" style="min-height:30px;">
THE GLOBAL CONFLICT THE TEACHINGS OF BISHOP DAVID HILL/THE LORD
..my little baby is 49 pounds. Doctors say shes too pale for beinq

Recently Viewed Topics




© 2015