NE 10 KUTI 706 VOTA TE VJEDHURA Ne profesionin tim te pare ate - TopicsExpress



          

NE 10 KUTI 706 VOTA TE VJEDHURA Ne profesionin tim te pare ate te gazetarit ndodh qe lajmi te te kaloje perpara syve dhe serish per shkaqe objektive dhe subjekticve nuk e dallon dot…Dhe nese ndodh keshtu lajmi nuk behet lajm, askush nuk informohet per te… I njejti fenomen ndodh edhe ne profesionin tim te dyte, ate te juristit, detajet, pikat dhe presjet, lidhesat edhe, ose etj, i japin trajta dhe natyra te ndryshme artikulimeve dhe koncepteve juridike. Keto fenomene jane te pashmangshme sa kohe qe behet fjale per proces, dhe si i tille nocioni i rendimentit ka vend per tu analizuar. Mua mu desh dy dite qe te shkruajtur materialin ne vijim, per te fituar kohe qe te mos e mbingarkoja nga emocione qe gjithkush do te mi faturonte si politikisht te njeanshme. Gjithesesi nuk kerkoj qe te me besoni per kete, pasi nese jam i njeanshem jam per te vjedhurit dhe jo vjedhesit. Ne numerimin e votave ne qarkun e Lezhes nga 10 kutite e para qe u verifikuan rezultoi se 706 vota ishin te vjedhura. Keta njerez te ngjashem si une dhe si ju, me apo pa pune, te rinj, pensioniste, me pak apo shume veshtiresi mbijetese, njerez te lumtur dhe me pak te lumtur, njerez te pasur apo aspak te tille, iu drejtuan kutive te votimit ne daten 23 qershor. Ata ishin njerez me gjak shqiptar. Ata ishin sovrani me fuqine e Zotit. Ketyre njerezve disa te tjere ju vodhen ate qe askush nuk duhet t’ja cenoje per asnje lloj arsye. Ketyre njerezve, disa te tjere ju moren shpresen per te ardhmen. Ketyre njerezve disa te tjere ju moren deshiren e tyre dhe privilegjin e vetvendosjes. Pjesa tjeter, nuk jane shqiptare, ata jane perfaqesues te injorances e cila perdoret nga krimi i mbrojtur me pushtet. Keta njerez meritojne ndershkimin me te rende per vepren e tyre. Mua askush nuk me bind se ky fenomen eshte i izoluar, askush nuk me bind se ky fenomen eshte nje rast i vetem, askush nuk me bind se ky fenomen nuk eshte perseritur edhe ne zona te tjera te vendit. Kjo bindja ime bertet fort, sepse heshtja ne nje rast te tille eshte po aq kriminale sa edhe vjedhja e tyre. RESPUBLIKA eshte vjedhur! Qytetare te te gjithe qarqeve bashkohuni! Respublika eshte vjedhur! Dhe mos me thoni qe nuk ju paralajmerova! Une kam ne dore te bertas! Heshtja te con te skllaveri! Ndaj ne kete periudhe kohe mendoj se nje muaj eshte plotesisht i mundhshem verifikimi i te gjithe kutite e votimit ne te gjithe vendin. Te gjithe ankimimet qe jane rrezuar ne KQZ apo ato qe jane ende per tu marre ne shqyrtim duhet te gjejne si zgjidhje te vetme transaparencen e votes nga Kolegji Zgjedhor. Cdo koment tjeter i sherben vetem forcave politike dhe aspak vullnetit te qytetareve. Kur kesaj Republike i vjedhin Sovranin, Zotin e dites se votimeve, cfare mund ti bejne asaj kur Sovrani hesht se qeni i tille. Qytetare te te gjitha qarqeve bashkohuni! Sovrani eshte vjedhur! O Burra te kapim hajdutet!
Posted on: Sat, 20 Jul 2013 05:33:08 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015