Nexhat Ibrahimi Planprogrami i përgjithshëm për përhapjen e - TopicsExpress



          

Nexhat Ibrahimi Planprogrami i përgjithshëm për përhapjen e mësimit Islam (pjesa 1) Maksima e njohur e Pejgamberit a.s. “Transmetoni prej meje qoftë edhe një ajet” prej kohësh ka preokupuar shumë dijetarë muslimanë. Janë shkruar vepra të shumta për këtë qëllim. Në kohën bashkëkohore maksima e cituar, pos individëve, preokupon edhe institucione të shumta muslimane. Mirëpo, gjatë historisë është krijuar konfuzion didaktik i llojit të vet, meqë teksti i cekur është perceptuar dhe konceptuar parcialisht, mekanikisht e tautologjikisht, që solli ‘monotoninë informatike’. ... Ku shihet rrugëdalja!?! 1. Mësimi islam në shkolla - planprogrami i mësim-besimit dhe i kulturës së religjioneve Historia e mësim-besimit në trojet shqiptare është e lashtë (N. Ibrahimi, Islami dhe muslimanët në Ballkanin dhe tokat shqiptare mesjetare, etj.). Kurse, në shekullin XX mësim-besimi u bë aktiv me largimin e Perandorisë Osmane nga Ballkani, pas vitit 1912. Në atë kohë mësim-besimi u përgjigjej nevojave dhe kërkesave të kohës, andaj edhe sot qasja duhet të jetë ekuivalente me nevojat dhe kërkesat e kohës. Për këtë arsye është e domosdoshme që çdo kohë t’i përkufizojë: - synimet e mësim-besimit (mësimi, aftësimi dhe arsimimi fetar..), - programin e mësim-besimit (t’i jepet rëndësi traditës didaktike apo kurrikulumit), - burimet, mënyrat, format e prezantimit të përmbajtjes së mësim-besimit (më herët praktikoheshin kryesisht burimet direkte, kurse sot më shumë burimet indirekte, mediale), - situatën e gjendjes aktuale (cilësinë dhe sasinë e mësimit, mundësitë tekniko-ekonomike të formimit të shkathtësive, kushtet natyrore-sociologjike të kultivimit dhe zhvillimit të aftësive). a. Zvogëlimi i vëllimit të planprogramit mësimor të mësim-besimit Planprogrami aktual, pa farë dyshimi, është larg planprogramit ideal, andaj transformimi i tij në cilësi dhe sasi, është domosdoshmëri. Gjendja e tanishme jo vetëm që është barrë psiko-fizike për nxënësit, por nga viti në vit po kalon në një sindrom aversioni, anakronizmi, varësisht nga diktati politiko-social dhe arsimor-shkencor. Në këtë situatë rrugëdaljen e shohim në zvogëlimin sasior të vëllimit të planprogramit arsimor. Ky zvogëlim nuk duhet të bëhet ad-hoc, po të inkorporohet me aspektet e tjera të prezantimit të mësimit islam, gjithnjë duke mbajtur parasysh trekëndëshin: shkolla – mektebi – mediumet. Të gjitha këto, nëse mësim-besimin e marrim si çështje që do të futet në sistemin arsimor në Kosovë. Konsiderojmë se në bankat shkollore do të duhej të shtroheshin çështjet që mund të shpjegohen burimisht dhe racionalisht, duke përdorur metodat verbale, vizuale dhe praktike, duke eliminuar përsëritjet dhe monotoninë. Ritualet islame do të mësoheshin si tërësi, kurse Islami do të kuptohej edhe si shkollë edhe si xhami. Mediumet do të merreshin më tepër me prezantimin e personaliteteve historike dikur dhe sot, dhe të arriturave kulturo-historike dikur dhe sot. b. Motivimi i zhvillimit më të madh të intelektit dhe kultivimi i origjinalitetit tek nxënësi Përmbajtja e mësim-besimit, ku motivohet dhe zhvillohet intelekti dhe kultivohet puna origjinale, krahas shkarkimit esencial mental të nxënësit, do të ndikonte pozitivisht në zhvillimin intelektual të tij. Sidomos janë të rëndësishme: - metodat e mendimtarëve klasikë muslimanë - të El-Gazaliut, Zernuxhit, Ibn Maskujes etj.. por edhe të Gulifordit, I. Maltzmanit etj.: - futja e situatës jo të rëndomtë si stimulim për të cilën nuk vlejnë metodat jo të rëndomta; - nxitja e përgjigjeve të ndryshme në të njëjtën situatë; - nxitja e përgjigjeve jo të rëndomta si përgjigje tekstuale. Aplikimi i metodës së këtillë kërkon kohë, prandaj nuk mund të realizohet pa reduktimin sasior të planprogramit mësimor. Po ashtu, kjo metodë do të eliminonte monotoninë dhe do ta afronte nxënësin në jetësimin e islamit real. c. Mbi ligjëruesit e mësim-besimit Problemi i kuadrit të mësim-besimit është shumë i madh. Realizimin e mësim-besimit do të duhej ta bënte kuadri me kualifikime universitare islame - drejtimi pedagogjik. Mirëpo, praktika dhe realiteti kosovar, po edhe përreth, do të dëshmojë se planprogramin e mësim-besimit do ta realizojnë imamët me kualifikime të mesme të cilësisë gjithfare. Sipas mendimit tonë, zbatimin e mësim-besimit nëpër shkolla të mesme do të duhej ta realizonin mësuesit me fakultet, kurse nëpër shkolla fillore, në mungesë të shkollave të larta islame (akademive dyvjeçare islame), atë do ta bënin po ata me fakultet dhe, vetëm në raste të rralla, nxënësit e diplomuar të medreseve, me certifikata dhe trajtime të veçanta se janë të aftë ta kryejnë këtë punë, ose studentët e aftë pas përfundimit të vitit të dytë të studimeve. ç) Kontraverset rreth futjes së lëndës “mësim-besimi” nëpër shkolla?! Nuk do ta shtrojmë pyetjen se a do të futet mësim-besimi nëpër shkolla, por kur do të futet, si do të quhej lënda fetare (mësim-besim, kultura fetare, kultura e religjioneve etj.), kush do ta hartojë planprogramin, kush do ta caktojë kuadrin arsimor për këtë lëndë, - kjo është tema kontraverse me shumë dilema, tani për tani ende jashtë bisedave zyrtare. Për këtë çështje Bashkësia Islame do të duhej të përgatitej mirë si në aspektin e brendshëm, ashtu edhe të jashtëm, politik, medial etj.. d) Përmbajtja e lëndës së “mësim-besimit” Lënda që do të ligjërohej, duhet të jetë në raport me vetveten dhe me të tjerat. Me vetveten do të praktikohej një qasje teorike teologjike me theks polemik ndaj të tjerëve, ku nënkuptohet toleranca, mirëkuptimi dhe ekumeniteti. D.m.th. prezantimi i Islamit para të tjerëve dhe i të tjerëve para muslimanëve.
Posted on: Fri, 09 Aug 2013 12:56:13 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015