Nje histori e shkurter dhe e bukur per Ronaldo de Assis Moreira - - TopicsExpress



          

Nje histori e shkurter dhe e bukur per Ronaldo de Assis Moreira - Ronaldinho! Ishte qershori i vitit 1987. Ne nje fushe futbolli ne qytetin brazilian te Porto Alegres, u pa duke luajtur nje femije mjaft i talentuar qe quhej Ronaldinho. Ishte nje ndeshje mes femijeve te lagjes. Te gjithe banoret e lagjes ishin mbledhur per te pare kete ndeshje. Disa ishin prinderit e femijeve, disa te tjere ishin menaxhere te klubeve te ndryshme dhe disa te tjere thjesht tifoze. Ne kete ndeshje spikati pikerisht djaloshi 7-vjeçar me emrin Ronaldinho. Ishte mjaft i vogel ne trup por zoti i kishte falur atij talentin per futboll. Sa here qe kapte topin te gjithe tifozet qe ishin aty ngriheshin ne kembe dhe mahniteshin nga mrekullia e ketij 7-vjeçari, ndersa menaxheret nuk nxirrnin asnje fjale nga goja sepse ngelen te habitur. Menjehere sapo mbaroi ndeshja menaxheret nxituan te bisedonin me prinderit e ketij djali te talentuar. Ishin shume menaxhere nga klube te ndryshme qe i bene disa oferta por nena e Ronaldinhos vendosi qe te bisedonte me menaxherin e klubit te Gremios sepse ishte klubi i qytetit te lindjes. Ata rane dakort qe Ronaldinho te firmoste nje kontrate me Gremion dhe keshtu ndodhi. Fillimi ishte shume i veshtire per familjen sepse nuk e kishin prane djalin e tyre te talentuar. Fushat e klubit te Gremios jo vetem qe ishin shume larg nga shtepia por ata nuk kishin as mundesi financiare qe te ndiqnin djalin e tyre. Ronaldinho vinte ne shtepi vetem nje here ne dy muaj. Vitet kalonin. Niveli i lojes se ketij djaloshi ishte gjithmone e ne rritje. Pas disa vitesh ne ekipet zinxhir te Gremios erdhi koha per debutimin e tij me ekipin e pare. Ishte viti 1998 dhe Gremio do te luante ndeshjen e rradhes per Kupen e Libertadores. Te gjithe ne stadium prisnin me padurim debutimin e ketij djaloshi te talentuar. Erdhi momenti qe ky djalosh te inkuadrohej ne loje. I gjithe stadiumi u ngrit ne kembe per te pare madheshtine e ketij djaloshi. Ai filloi menjehere te dhuronte spektakel ne fushen e lojes dhe menjehere lajmi per kete djalosh u perhap ne te gjitha mediat boterore. Pas tre vitesh te luajtura me ekipin e pare te Gremios kishte ardhur koha per tu transfeuar ne nje klub europian. Paris SG ishte klubit qe mori sherbimet e ketij djaloshi. Ai beri debutimin e tij ne Europe ne vitin 4 Gusht te vitit 2001. Qe nga kjo ndeshje ky djalosh nuk u ndal me dhe hapi nje faqe te re ne futbollin boteror. Ky emer do te ngelet gjithmone ne mendjen e çdo njeriu! © Damo ©
Posted on: Wed, 31 Jul 2013 20:10:52 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015