O Flamur gjak, o flamur shkabë, O vënd e vatr o nën e - TopicsExpress



          

O Flamur gjak, o flamur shkabë, O vënd e vatr o nën e babë, Lagur me lot, djegur me flagë, Flamur i kuq, flamur i zi. Fortesë shkëmbi tmerr tirani, Stë trëmp Romani, as Venecjani, As Sërp Dushani, as Turk Sulltani, Flamur i math për Vegjëli Flamur që lint Shën Kostandinin, Pajton Islamn e Krishtërimin, Çpall midis feve vllazërimin, Flamur bujar për Njerëzi. Me Skënderben u-lavdërove Dhe në furtun i funtmi u-shove, Me Malon prapë lart vrapove, Yll i pavdekur për Liri. Sa shpesh pastaj për-dhe u-shtrive Me zjarr e zi u-ndeze u-nxive, Po çdo mizor me shpat e grive, O fushë-kuq, o shkabë-zi. Përpjetë pri-e Shqipërinë, Përlintja shpirtin dhe fuqinë, Diell për vllanë, yrnek për fqinë Për botën ëndr e qjell i ri.
Posted on: Thu, 28 Nov 2013 15:45:08 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015