PARTNERITETI ME TURQINE NUK KERCENON ASPIRATAT TONA PER NE - TopicsExpress



          

PARTNERITETI ME TURQINE NUK KERCENON ASPIRATAT TONA PER NE BE Afrimi i Shqipërisë me Turqinë lidhet jo vetëm me të shkuarën e përbashkët, por edhe me suksesin e këtij vendi në sferën ekonomike. Ambasadori i Shqipërisë në Ankara, z. Genci Muçaj shpjegon në intervistën për gazetën Shekulli fushat ku do të shtrihet bashkëpunimi dypalësh, duke bërë një sqarim edhe lidhur me disa probleme të debatit publik që kanë dalë në sipërfaqe lidhur me afrimin turko-shqiptar. Z. Muçaj, ndryshimi politik në Shqipëri ka sjellë në vëmendjen e opinionit një profil të ri në marrëdhëniet me Turqinë. A kemi të bëjmë me një ndryshim vërtet domethënës në raportet me Ankaranë? Çfarë parashikon konkretisht partneriteti strategjik mes dy vendeve dhe në cilat fusha do reflektohet ai konkretisht? Turqia është një nga partnerët më të rëndësishëm ekonomiko- politik për Shqipërinë, me mbi 160 marrëveshje bashkëpunimi dypalëshe dhe shumëpalëshe të nënshkruara, si dhe me një volum tregtar në rritje. Ndonëse nuk renditet në vend të parë, ka mundësi për të qenë një nga partnerët e parë ekonomikë për Shqipërinë, duke qenë se Turqia ka jo vetëm një rritje ekonomike ndër më të shpejtat në botë, por edhe se vullneti politik është i favorshëm. Ka një dinamizëm në rritje të marrëdhënieve tona dypalëshe, sidomos me përpjekjen e dy qeverive për të firmosur Dokumentin për Partneritet Strategjik, për të cilin pritet që gjatë këtyre dy muajve të vizitojnë Ankaranë disa ministra, e që do të kulmojë pastaj me vizitën e kryeministrit Edi Rama, besoj në fund të vitit 2013. Do të jetë pra kryeministri i cili do të firmosë këtë dokument së bashku me kryeministrin turk Erdogan. Dokumenti i Partneritetit Strategjik konsiston në disa fusha të rëndësishme, si në atë të bashkëpunimit në Politikën e Jashtme, në Drejtësi, Rend, në Fushën e Mbrojtjes (kujtojmë se marrëdhëniet në fushën e mbrojtjes me Turqinë janë shumë të ngushta dhe kjo e fundit ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm për Shqipërinë në anëtarësimin e saj në NATO, duke përmendur modernizimin e ushtrisë, pajisjen e saj me mjete ushtarake, trajnimin e ushtarakëve me doktrinën e NATO-s e shumë të tjera), në fushën Ekonomike dhe Energjisë, Arsim, Shkencë dhe Kulturë. Për secilën fushë janë të përfshira masa konkrete bashkëpunimi, të cilat kanë gjetur vullnetin e plotë të të dy palëve dhe do të bëhen publike pas firmosjes së këtij dokumenti. Besoj se jeni në dijeni të diskutimit që hapi deklarata e kryeministrit Erdogannë Kosovë. Duke qenë se ju e njihni nga afër jetën politike në Turqi dhe profilin publik të kryeministrit, si mendoni se duhet lexuar nënteksti i kësaj deklarate? Me të vërtetë u komentua shumë ajo deklaratë, e cila nuk është dhe nuk do të jetë e vetmja që liderët botërorë kanë bërë dhe do bëjnë në kontekste te caktuara. Kujtojmë këtu deklaratën e Presidentit John F. Kennedy në Berlin, i cili tha: Unë jam një berlinez. Unë mendoj se deklarata e kryeministrit Erdogan duhet vlerësuar në kontekstin e thënë dhe se ajo simbolizonmiqësinë e popujve tanë; jo vetëm kaq, por edhe historinë e përbashkët që popujt, të cilët kanë jetuar në Perandorinë Osmane ndajnë me njëri-tjetrin. Është për tu mirëpritur fakti se Turqia ka një vëmendje për të bashkëpunuar me shqiptarët dhe është utopike të besosh se afrimi me Turqinë mund ti bëjë dëm aspiratave tona për tu integruar në BE. Turqia vetë po bën përpjekje të jashtëzakonshme për tu bërë anëtare e plotë e BE-së dhe është një nga anëtarët më të rëndësishëm të NATO-s. Shqipëria e ka të përcaktuar qartë integritetin kombëtar, rrugëtimin drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian dhe marrëdhëniet strategjike me partnerët tanë historikë si SHBA. Sa ndikon identiteti fetar i shumicës së shqiptareve në këtë afrim që ka nuanca shpirtërore? Kjo pyetje i duhet bërë klerikëve, por nuk besoj se identiteti fetar është determinues (i detyrueshëm)dhe ka nuanca shpirtërore. Jo të gjithë shqiptarët dhe turqit janë praktikues të besimeve të tyre. Turqit nuk kanë parë ndonjë të keqe nga shqiptarët gjatë historisë së tyre, përkundrazi. Shqiptarët kanë figura historike për të cilat të dy kombet tona janë krenare. Çdo popull ka integritetin e tij gjuhësor, kulturor dhe kombëtar, por ajo që i afron dy kombet, është kryesisht historia e përbashkët, kultura dhe zakonet e ngjashme. Duke parë këtë qasje të Ankarasë për Kosovën dhe çështjen shqiptare në përgjithësi, mendoni se vendosja e partneritetit strategjik do të çojë vetiu në një kërkesë për reciprocitet nga ana e Turqisë lidhur me çështjen e Qipros? Politika e shtetit shqiptar është e përcaktuar qartë në këtë linjë. Z. Muçaj mendoni se ka një komponente neo-otomane në Politikën e Jashtme të Turqisë dhe nëse po,çfarë synon ajo? E përmenda pak më lart kur folëm për deklaratën e kryeministrit Erdogan, se përpjekjet për ti dhënë një ngjyrim të tillë janë reminishenca të së kaluarës, të cilat nuk mund të përputhem me realitetin mbi të cilin Turqia, por edhe Shqipëria po ecën. Kujtojmë se përpjekjet e Turqisë për tu bërë anëtare e BE-së janë të mëdha dhe në Europën e Bashkuar nuk flitet për neo-otomanizëm, por për bashkëjetesë në vlerat dhe standardet demokratike më të mëdha të globit. Me Erdoganin dhe instalimin e islamit politik në pushtet duket se Turqia ka zhbërë trashëgiminë e Ataturkut. Si paraqitet situata në këtë drejtim dhe a po humbet terren prirja për demokratizim në këtë vend? Varet shumë prej distancës dhe këndvështrimit nga i cili mund të kuptohet kjo pyetje. Ambasada ndjek marrëdhëniet dypalëshe dhe zbaton politikat e shtetit të saj, kolonat e së cilës janë të përcaktuara qartë. Flitet shumë së fundmi për komunitetin shqiptar në Turqi, i cili është disa milionë. Si paraqitet gjendja e të drejtave të tyre? Ambasada e Shqipërisë në Turqi po bën përpjekje intensive me anë të një strategjie të menduar mirë në mediat sociale, faqe interneti të ambasadës (albanianembassyankara. net) Facebook, Twitter, për tu bërë një portë informacioni, kohezioni, bashkëpunimi e çdo shqiptari që jeton në Turqi! Nuk ka një shifër të saktë të numrit të shqiptarëve të rinj dhe atyre të natyralizuar në Turqi, por mendohet që është një shifër diku nga 3 deri në 5 milionë. Por kjo është vetëm një hamendësim. Vetëm në 3-4 muaj numri i klikimeve, komenteve, shpërndarjeve, pëlqimeve është dhjetëra mijëra. Kjo tregon interesin e madh të shqiptarëve, por edhe turqve gjithashtu. Ne po përpiqemi për të krijuar një bazë të saktë të dhënash për këtë kategori, e cila është një pasuri kombëtare, por edhe një urë harmonie midis dy popujve tanë. Diplomacia Ekonomike dhe Publike është një nga prioritetet e misionit tonë në Turqi dhe roli i shqiptarëve për të cilat folëm është i jashtëzakonshëm. Mund të ndaj me lexuesit tuaj disa lajme të mira. Ambasada e Shqipërisë në Turqi po punon në çeljen e të paktën tre Qendrave të Kulturës Shqiptare në Ankara, Izmir dhe Bursa. Ky do të jetë një hap historik pasi nuk kanë ekzistuar më parë dhe kam kënaqësinë tiu tregoj se kam gjetur mirëkuptim meautoritet turke. Në Shqipëri po zhvillohet prej kohësh një debat edhe për çështjen e rishikimit të teksteve të historisë kur vjen fjala për trajtimin e periudhës së Perandorisë Osmane. A ndjek Turqia praktika të tilla të ngjashme me vende të tjera dhe mendoni se aktualiteti i marrëdhënieve tona e kërkon pastrimin e teksteve? Po, Turqia ka ndjekur të njëjtën praktikë edhe me vendet e tjera në Ballkan dhe më gjerë dhe kjo nuk përbën shtrembërim historik. Perandoria Osmane nuk është vetëm atribut i turqve, por i të gjithë popujve që e përbënin atë. Ndryshimi i teksteve ka të bëjë me kuptimin dhe dallimin se çfarë do të thotë Perandori Osmane dhe Turqi. Ka të dhëna mediatike për pjesëmarrjen e disa shqiptarëve në luftën e Sirisë në krah të rebelëve që luftojnë regjimin e Bashar Al Assad, të cilët sipas artikujve të ndryshëm organizohen nga shoqata të ndryshme në Turqi për tu nisur në luftë. Jeni në dijeni të kësaj dhe nëse po mund të na thoni diçka më shumë? Nuk mund të spekulojmë për këtë. Kjo pyetje është subjekt i shërbimeve tëinteligjencës.
Posted on: Mon, 11 Nov 2013 12:52:53 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015