Partitë kamuflojnë dështimet nëpërmjet zhurmës së - TopicsExpress



          

Partitë kamuflojnë dështimet nëpërmjet zhurmës së festës Të nderuar qytetarë të Komunës së Gjakovës, sot nga ora 00:00, ka filluar fushata zgjedhore. Lëvizja VETËVENDOSJE! gjithmonë është afër qytetarëve, aktiviteti ynë është i vazdueshëm. Ne pushtetin e shohim në shërbim të qytetarit dhe jo ansajelltas, prandaj puna jonë është bashkë me qytetarin, në identifikim të problemeve dhe propozim të zgjidhjeve. Lëvizja VETËVENDOSJE! bashkëpunimin me qytetarë kurrë nuk e ka parë me zhurmën e festave dhe fishekzjarreve, por me programin dhe alternativën që është në funksion të qytetarëve të komunës së Gjakovës. Mbrëmë partitë politike me fishekzjarrë e postera gjigantë, kanë festuar fillimin e fushatës, duke e injoruar gjendjen në të cilën ndodhet komuna e Gjakovës, gjendje për të cilën mbajnë përgjegjësi të gjitha partitë që janë dhe kanë qenë në pushtet, në nivelin qendror dhe atë lokal. Zhurma e cila filloi disa minutave pas mesnatës, tregon më së miri se ketyre partive politike ju duhet zhurma për të kamufluar pasivitetin e tyre, ju duhen fishekzjarre për të mbuluar mosivestimet e tyre në Komunën e Gjakovës, ju duhen posterat gjigantë që kushtojnë mijëra euro, për të mbuluar ekonominë e rrënuar të komunës së Gjakovës, ju duhen të ngrehin dolli për ta fshehur keqmenaxhimin e tyre, i cili nuk duhet të vazhdojë në Komunën e Gjakovës. Partitë e festave dhe kamuflimit zhurmues, me fillimin e 3 tetorit duhet t’iu tregonin qytetarëve të komunës së Gjakovës se pse “Iniciativa qytetare serbe” ka të drejtë të merr pjesë në zgjedhjet komunale. Por, natyrisht nuk mund të bënin një gjë të tillë, sepse kjo është pasojë e marrëveshjeve të kualicionit PDK-AKR me përkrahjen e partive tjera. Në anën tjetër, partia në pushtet komunal, poashtu zgjedhi të fillonte fushatën para afatit ligjor. posterët e këti subjekti u shpërndan në qytet me datën 2 tetor, duke e vazhduar traditën e shkeljeve e njëpasnjëshme ligjore. Lëvizja VETËVENDOSJE! do të vazhdojë angazhimin e saj të përhershëm që me aktivizmin dhe përkushtimin e saj të jetë zëri i së vertetës dhe gjithmonë pranë qytetarit drejt ndryshimeve të vërteta. 3 tetor 2013 Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Gjakovë.
Posted on: Thu, 03 Oct 2013 21:19:39 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015