Policia e Kosovës dje ka bastisur shtatë barnatore në rajonin e - TopicsExpress



          

Policia e Kosovës dje ka bastisur shtatë barnatore në rajonin e Pejës dhe të Gjakovës ku ka konfiskuar barna pa banderola në vlerë prej 40 000 eurosh. Si rezultat i punës operative hetimore, bazuar në informacionet për veprimtari të dyshimta të kontrabandës me medikamente, Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare “Perëndimi” në Gjakovë, në bashkëpunim me njësitë antikontrabandë të Doganës së Kosovës, me 19.11.2013, kanë realizuar operacionin policor të koduar “Vitamina” në rajonin e Pejës dhe Gjakovës, me ç’rast kanë arrestuar dy persona me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘kontrabandim me mallra’ dhe ‘shmangie nga obligimet doganore’. Gjatë realizimit të këtij operacioni policor janë bastisur shtatë (7) barnatore dhe disa depo në lokacione të ndryshme dhe në cilësi të provave materiale janë konfiskuar barna të ndryshme pa banderola, në vlerë rreth 40.000 euro dhe një automjet udhëtarësh me të cilin bëhej transporti i barnave nga Peja nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, si dhe 1225 euro para të gatshme. Medikamentet e konfiskuara kryesisht e kanë prejardhjen nga Serbia. Të gjitha veprimet policore janë kryer në autorizim të prokurorit përkatës dhe me autorizim të tij personat e dyshuar janë liruar dhe lënda shkon në procedurë të rregullt
Posted on: Wed, 20 Nov 2013 13:31:18 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015