Reagim nga Tirona Fanatics Drejtuar te gjithe atyre qe e gjejne - TopicsExpress



          

Reagim nga Tirona Fanatics Drejtuar te gjithe atyre qe e gjejne emrin tek ky shkrim Duhej të preknim fundin për të kuptuar se premtimet ishin mashtrime. Paaftësia dhe dashakeqësia ka dëmtuar Tironën e tani shohim se nesër nuk do të jetë si dje. Është momenti që nga i pari tek i fundit të dorëzoni çelsat e uniformat e të shkoni në shtëpi. Nuk jeni për Tironën dhe nuk e meritoni këtë klub. Nga i pari tek i fundit pa përjashtuar askënd. Premtuat Tironën Europiane për të na degdisur të fundit në një realitet që ne nuk e kemi njohur për afro një shekull. Zoti kryetar i bashkisë, zoti Lulëzim Basha. Faleminderit për të gjitha mashtrimet, por tani është momenti të heqësh dorë. Tirona nuk ka nevojë për premtime, buzëqeshje dhe fjalë boshe. Hiq dorë dhe mos dëmto më një nga vlerat më të mëdha që ka kryeqyteti dhe jo vetëm. Zoti administrator i klubit, zoti Alimehmeti. Faleminderit për gjithçka ke dhënë si lojtar në fushë, por me Tironën e zyrave nuk mundesh të bësh më asgjë pasi në nëntë muaj prishe dhe dëmtove atë që gjete. Dorëzo detyrën dhe largohu. Zotërinj të nderuar të bordit drejtues, ikona bardheblu: Zoti Fortuzi, zoti Mema, por dhe të tjerët që premtuan më pak se ju e për pasojë mashtruan më pak. Nuk keni si të largoheni pasi jeni larguar tashmë, por tani ju duhet të kërkoni falje publike për gjithçka ë thatë e shkelët. Zotërinj sponsorë, zoti Babasi, zoti Halili e zoti Morina. Faleminderit për kontributin tuaj, pasi po e bëni atë që keni marrë përsipër, por për Tironën kuptojmë se nuk është kjo zgjidhja. Të nderuar punjonjës militant të klubit. Është momenti të hiqni dorë nga rroga mujore pasi nuk keni të drejtë të paguheni për paaftësinë tuaj. Në fund, po jo për nga rëndësia një kërkesë edhe për 25 futbollistët e Tironës. Dorëzoni fanellat përpara se tjua marrim ne ato. Një kërkesë edhe për ish trajnerin Dede apo dhe atë që ka marrë përsipër ta zëvendësojë zotin Gallo. Largohuni duke kërkuar falje për dëmin sportiv dhe moral që i keni bërë Tironës. Nis sot, për të vazhduar deri në gjetjen e një zgjidhje, reagimi si reaksion i natyrshëm për dëmet që ju keni bërë në pak kohë. Tirona na përket dhe Tirona jemi ne. Të gjithë ato që kanë kontribuar për këtë situatë të turpshme do të marrin faturën. Ne kurrë nuk dorëzohemi. Gjithmonë me kokën lart. Nese e lexove te gjithen...shperndaje ta lexojne edhe te tjeret!
Posted on: Mon, 11 Nov 2013 18:31:47 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015