Real Madrid raportohet se është duke e inkurajuar Arsenalin të - TopicsExpress



          

Real Madrid raportohet se është duke e inkurajuar Arsenalin të bëjë ofertë për sulmuesin Karim Benzema. The Mirror shkruan se Benzema është kryesori në listën e dëshirave të Arsenalit, që është duke kërkuar një sulmues të klasit botëror. Megjithatë, francezi 25-vjeçar raportohet se nuk dëshiron të largohet nga Madridi, dhe agjenti i tij Karim Djaziri ka hedhur poshtë një kalim te Arsenali. Por gjigantët spanjollë përpiqen ta shesin atë prapa shpine, para se afati kalimtar të mbyllet të hënën. Manchester United po ashtu ka bërë interesim për Benzema, dhe njëjtë është refuzuar nga kampi i sulmuesit francez.
Posted on: Wed, 28 Aug 2013 16:34:17 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015