Rokadë në Tiranë, emërohen tre shefat e rinj të - TopicsExpress



          

Rokadë në Tiranë, emërohen tre shefat e rinj të Policisë Ndryshojnë shefat e gjithë sektorëve në Policinë e Tiranës. Pas rotacionit të kreut të Antidrogës, ditën e djeshme janë firmosur dhe zbatuar edhe tri emërime të tjera në seksione të rëndësishme të Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit. Ndryshimet kanë prekur seksionin e Antiterrorit, të Parandalimit të Krimeve dhe atë Kundër Vjedhjeve me Dhunë dhe Armë. Në fakt, specialistët e emëruar në këto tri pozicione kanë ndryshuar vendet me njëri-tjetrin, pasi edhe aktualisht ishin në pozicione drejtuese në Polici. Ditët në vazhdim pritet që të ketë ndryshime të tjera jo vetëm në Policinë e Tiranës, por edhe në 11 drejtoritë e tjera në qarqe. Priten ndryshime në sektorin e Krimeve të Rënda, në seksionin Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit, Antikrimit Ekonomik, Krimeve Kompjuterike etj. Ndërsa do të ketë ndryshime të tjera edhe në komisariate, në rang shefash të krimeve dhe shefa të rendit.
Posted on: Wed, 06 Nov 2013 14:50:45 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015