Rudyard Kipling 1865-1936 ( Çmimi Nobel për poezi, 1907 - TopicsExpress



          

Rudyard Kipling 1865-1936 ( Çmimi Nobel për poezi, 1907 ) NË MUNDESH... Në mundsh ta ruash arsyen kur bota humb fillin E fajin ty ta hedh – dhe vetes ti besosh, Sa herë të dyshojnë e stë përfillin, Por edhe dyshimet drejtë ti gjykosh. Në mundsh të rrish në pritje, në pritje pa u lodhur, A, kur të urrejnë, urrejtje mos të ushqesh Madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur Me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh. Në mundsh të mendosh, por jo në shkatërrim Të ëndërrosh por jo rob ëndërrimesh; Dhe ti trajtosh njëlloj e padallim Ngadhnjim e shpartallim – burim mashtrimesh. Në durofsh dot thënjet e tua të drejta Në kurthe për tradhtarët, kopukët të ti kthejnë Ti shohësh të thyera gjërat më te shtrenjta E prap ti ndërtosh me vegla që nuk vlejnë. Në mundsh fitoret që ke korrur ti flijosh Si në kumar, në një të vetme lojë, Të rrezikosh, të humbësh, e prap tia fillosh Dhe humbjen kurrë tmos e zëshë në gojë Në durofsh dot muskul, nerv, puls e zemër Të të shërbejnë edhe kur gjithçka të duket e kotë, E të qëndrosh kur ske më asgjë veç vullnetit Që veç një fjalë QËNDRO gjithnjë të thotë. Në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin ta ruash A të ecësh përkrah mbretit pa krenari që tvërbon Nëse armiku ose miku stë bëjnë dot të vuash Dhe gjithçka e çmon, por veç sa meriton. Në mundsh të mbushësh dy minuta aq të rënda Me vepra që peshojnë–Dije dhe mos ke asnjë dyshim Se jotja do jetë bota me cka ka brenda Dhe burrë të do jesh, o biri im! E adhurueshme ..
Posted on: Tue, 03 Dec 2013 16:51:57 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015