SHQIPTARËT Nga XHORXH FRED UILLIAMS, ambasador i SHBA në Greqi - TopicsExpress



          

SHQIPTARËT Nga XHORXH FRED UILLIAMS, ambasador i SHBA në Greqi dhe Mal të Zi në vitet 1913-1914 Kjo vepër u botua fillimisht në një revistë të kohës (1914-1915) dhe si libër më vete në vitin 1919, kurse nëShqipëri më 1934. Po publikojmë një fragment. TOKA DHE BANORËT “Bah! Shikoni këto barbarë!” ka thirrur çdo tiran që ka shtyrë në fatkeqësiviktimën e vet, kur më në fund e ka pa të pamundshme me e bërë skllav. Ngjarjae dhimshme e Shqipërisë nuk i është treguar popullit të Shteteve të Bashkuaratë Amerikës. Ajo ka qenë zhdukur në vendin e vet të Bajronit dhe të shteteve tëmëdha, të cilët kanë vendosur të zhdukin nga faqja e dheut këtë popull heroik.Në sallat e errta të diplomacisë Europiane për shekuj me radhë ka qenë mbyllure munduar fati i Shqipërisë. Edhe tani, me lot ndër sy dhe krejt e dobësuar ngarobërija dhe padrejtësia e shekujve, ajo po nxjerr pëerpara duart thatanike përtë kërkuar drejtësi dhe liri; por akoma më kot. Po, shpërblimi i mëkateve ështëvdekja dhe kujdesi i drejtë i Perëndisë nxjerr përpara faktin se gjendja e keqee sotme e Europës rrjedh drejtpërsëdrejti po nga ajo politikë që e përdori përShqipërinë. Megjithëse ka shumë për të thënë, dal përpara ta them unë këtëndodhi, të përshkruaj tokën, origjinën, gjuhën, zakonet dhe historinë e këtijpopulli, intrigat e Europës për ta mbajte këtë popull skllav të Turqisë,mundimet dhe kërkesat e drejta të tij për liri dhe pavarësi, dhe më në fund sesi Amerika mund ta ndihmojë duke i prirë këtij populli në të drejtat e veta. TOKA E SHQIPTARËVE Valona ishte një pjesë e vogël e kësaj toke prej së cilës ata që shkelënShqipërinë krijuan emrin Albania në shekullin XI. Emri i vërtetë i kësaj tokeështë Shqipëri dhe i popullit Shqiptar që domethënë toka dhe bijt e Shqipes.Shqipëria, në mes të Malit të Zi dhe të Austrisë kah Veriu, le Serbinë kahLindja dhe Greqinë kah Jugu, dhe shtrihet 390km përgjate bregut Lindor tëAdriatikut. Ajo është shumë afër bregut Italian ku qytetet dhe portet prejBrindisi deri në Venedik duket sikur duan me thënë se janë kryenaltë mepërparimin dhe lumturinë e tyre përpara anës tjetër të shkretë të detit tëfqinjës së vet. Si në Jug ashtu edhe në Veri të Shqipërisë ka porte të bukurdhe liqenj të mëdhenj e të mrekullueshëm. Buza e Drinit dhe liqeni i Shkodrës,të cilët janë tani pothuaj të pavozitshëm, duhet që nëpërmjet tyre t’uzhvillonte një tregti e madhe e përgjithme. Katër porte të tjerë përgjatëbregut Shqiptar janë pa mole dhe pa farë përmirësimi. Lumenjt janë të mbushur etë pavozitshëm, ndërsa pyje të mëdhenj po kalben në balta e moçale. Fusha tëmëdha e pjellore shërbejnë vetëm si një kullote e dobët për tufat e dhenve tënjë race shumë të dobët; i vetmi plug është parmenda e drunjtë e Romës sëlashtë. Minierat e punuara prej Romakëve dhe Venecianëve janë zhdukur nga pamjadhe s’dihet fare ku janë. Përveç rrugës Egnatia, një tregues i pushtimit Romak,s’ka rrugë dhe fuqi të mëdha ujrash shkojnë kot, sepse s’ka asnjë centralelektrik. Nuk ka bankë dhe ka shumë pak të holla; nuk ka një zyrë postare tëvendit veç atyre të të huajve. Ka shumë pak gazeta dhe libra; shumë rrallëlëviz ndonjë lloj maqine dhe madje s’ka as qeveri të vendit. Ministri i Punëvetë Jashtme të Italise, i shquari San Xhuljano, bëri një përshkrim se simbërriti nga bregu i detit deri në Shkoder, qyteti kryesor, hypur mbi kalë,nëpër fusha, moçale, ferrishte e baltra, mbi një rrugë të verbët, ndërsa gjatërrugës së tij në njërin krah kalonte i bukuri lumë pengues dhe i pavozitshem, icili me pak shpenzime mund të bëhet që të kalojnë nëpër të prej qytetit deri nëdet vaporë prej më se tre mijë tonelatash. E pamundur! Në zemër të Europës tëndodhet një shkretirë kësi soji, por qe një fakt. Në të vërtetë kjo rrjedh ngase ky vend ka mundësira përparimi më të mëdha se çdo shtet tjeter i Ballkanitpor që Europa e ka pa të arësyeshme me e bërë këtë vend të mjerë e të shkretë.Ky vend zë pozitën gjeografike më të mire në Europe; ai është çelsi i tregtisësë Ballkanit dhe porta e kalimit për në Lindje. Me gjithë këtë, sot nuk kaasnjë udhë hekuri që t’i përshkojë Ballkanet prej Adriatiku në atë mënyrë qëkjo të jetë një vijim i linjës Austriake. Kur Princ Vidi dhe përfaqësuesit e gjashtë fuqive të mëdha e bënë Durrësinkryeqytet të Mbretërisë, ata sot zunë një vend të keq, një katund të qelbët,porse Durrësin nën emrin Epidamus siç quhej në kohët e vjetra Ciceroni dy mijevjet përpara e përshkroi si një vend të bukur, të madh e të lulëzuar. Në atëkohë ishte një qendër e madhe tregtie, por sot sikurse edhe fqinji i tij Tivarinë Veri, qëndrojnë si njëmendore e mëkatit të shkatërrimit turk. Në tokën e Epiritku sot 600’000 frymë rrojnë mjerisht, nën Pax Romana rronin 4’000’000 nëlumturi. Do të shohim më vonë se jo natyra por arti i zi e zbriti këtë vend ngalumturia e hershme në gjendjen e dhimshme e të mjeruar të sotme. Kjo u qeth e ushkurtua në traktatin e Berlinit, në ndarjen e Ballkanit dhe në marrëveshjen eLondrës, saqë askush s’mund të dije sot sipërfaqen dhe popullsinë e saj. Mundtë jetë e madhe sa shtetet Konektikat dhe Masaçuset bashkë dhe popullata mundtë çmohet nga 500’000 në 1’500’000, por mesatarisht mund të jetë 750’000shpirt. Shkodra ka 40’000 banorë dhe me pak përjashtime ky vend përbëhet prejkatundesh. ORIGJINA E SHQIPTARËVE Mbrapa në kohët parahistorike, para se poetët e Homerit të këndonin përperënditë e tyre dhe heronjtë e përrallave, përpara se të shkruhej gjuha greke,rronte një popull i qujtur Pellazg. Herodoti (484-425 p.e.s.) iu veshPellazgëve historinë e cila këto i përmend shumë më parë se sa qytetërimin egrekërve; punimi i ashpër që mbulon anët e Panteonit në Athine akoma quhetPellazgjik. Këta ndërtuan mure të mëdhenj që quhen ciklopike dhe për të cilëtProf. Pokok thotë që qenë ndërtuar shumë më përpara se të egzistonin grekërit eHomerit. Prej kësaj race të fortë parahistorike mbetën vetëm Shqiptarët. Vetëmnë kohë të vona u shkoqit se Pellazgët qenë Ilirianët e vjetër, e para degëIndo-Europiane, perandoria e të cilëve shtrihesh që nga Azia e Vogël deri nëAdriatik dhe nga Veriu deri në Danub. Nga studimet e shkrimtarëve të rinj, siProf. Maks Myller dhe Prof. Pot, në gjuhën Shqipe u bë e qëndrueshme kjoorigjine. Këto Ilirianë, që rrojnë akoma në Shqipëri si Toskë, u shpërndanëedhe në Itali dhe njihen si Toskë, Toskanë, Etruskë. Është e kotë të kërkohetpër perënditë e Greqisë në etimologjinë e gjuhës së saj. Në gjuhën Shqipe këtojanë shumë të qarta dhe domethëniet e tyre shumë të drejta. Për shembull, Kaosështë hapsi, hapësira; Erebus, biri i Kaosit, është er-het-os, me e bërë tëerrët; Uranos është I-Vran-os, domethënë zana e reve, vranët; Zeus, Zaa, Zee,Zoot-Zot, zë rrufe; Athena është E thëna, me thënë fjalën; Nemesis, nemës,domethënë nam, thirrje e djallit; Muse, Mosois, është mësuesi; Afërditadomethënë afër ditës, agimi. Kur do të jetë studiuar mirë gjuha Shqipe dhe kurdo të jenë zhvarrosur gojëdhanat e saj, atëhere shumë nga veprat e Homerit dotë rishkohen dhe ca nga ato do të jetë nevoja edhe të korigjohen. Herodoti nuke pati ditë që emrat e heronjve të veprës së Homerit ishin fare qartë në gjuhenPellazgjike. E deri edhe emri i vet i Homerit mund të gjurmohet në gjuhënShqipe: I mirë, dhe në formën Imiros do të thotë poezia e mirë. FLAMURI KOMBËTAR Në gjuhën Shqipe është Agamemnon, Ai-ge-mendon, ai që mendon; Ajaks, ai gjaksi,gjakderdhës; Priamos, Bir-i-amës, biri i amës e me kuptim ironik Biri i tokës,i vendit; Akili, i qiellit, një i zbritur nga qielli; Odiseu, i udhës,udhëtari, aji që shëtit; Ithaka, i thak, idhnak; Droilos, Droili(os), ai qëdruhet, frigac. Shumë të tjera mund t’i shtohen kësaj liste. Nuk është çudi nëse njerëzit që kanë studiuar gjuhën Shqipe të thonë se kjo është gjuhaorigjnale e Homerit dhe që grekërit e morën nga poetët Pellazgjike të shumtën ekëngëve të trimërive dhe ato heroike. Sa dituri e madhe e pret arkeologun kurtoka Shqiptare do të hapi thesarin e historisë Pellzagjike! Këta dhe shumërrjedhime të tjera provojnë që Shqiptarët sot janë mbi tokën e të parëve dheflasin gjuhën e stërgjyshëve të tyre. Edhe përpara se dega helene të njifej nëmalet e Thesalisë, Shkodra, qyteti kryesor i Shqipërisë, qe pa dyshim kryeqytetii mbretërisë madhështore të Ilirisë. Shqipja qe gjuha amtare e Aleksandrit tëMadh që pushtoi botën dhe e Pirros së Epirit, një nga gjeneralët më të mëdhenjqë përmend historia dhe përballues i fundit i ushtrive pushtuese Romake. Njëtragjedi, përtej përfytyrimit të tragjedistit, është kjo që një racë e vjetërdhe e fortë erdhi në një gjendje kaq të keqe dhe mizore, gjë e cila shikohet siskandal i qytetërimit Europian. Nuk është për çudi që otomanët nuk lejuanndonjë gërmim në tokën Shqiptare, sepse ajo mund t’i sillte ndërmend këtijpopulli lulëzimin e parë. VENDASIT E SHQIPËRISË Nuk janë turq sikurse shumë e mendojnë; përpara kanë qenë të gjithë tëkrishterë, por gjatë shekujsh pjesa më e madhe është kthyer në besiminmohamedan. Shumë prej malsorëve janë katolikë, ndërsa në Shqipërinë e Jugutpothuajse kisha greke është krejtësisht e pranueshme përveç mohamedanëve. Gjuhashqipe është aq e dallueshme nga gjuhët tjera të Europës sikurse është gjuhaKelte dhe Baske. Ata s’kanë literaturë veçse pak libra të priftërinjvekatolikë; as alfabet të qëndrueshëm nuk kanë akoma. Në shkollat e pakta turqitnuk kanë lejuar që të mësohet gjuha e tyre dhe nuk janë shumë ata që dijnë meshkruajtur e me lexuar. Historia e Shqipërisë është një shënim i gjatëshkeljesh, plaçkitjesh dhe gjakderdhjesh. Këngët e tyre tregojnë, theksojnë,vetëm lufta e trimërira. Të gjitha shkeljet e Europës mizore e kanë përshirëkëtë vend me zjarrm e shpatë. Mbasi vdiq heroi Gjergj Kastrioti që mbajti largnga Shqipëria për 24 vjet ushtritë e sulltanit duke i zhdukur nga faqja e dheutnjërën mbas tjetrës, otomanët mundën ta pushtojnë Shqipërinë dhe e mbajtën nënzgjedhë për më se 450 vjet. Përveç popullit të fushave, të cilët i ka vrarë mëshumë zgjedha e robërisë, përgjithësisht Shqiptarët janë trima e luftetarë tëfortë. Malësori nuk del kurrë prej shtëpisë së tij i pa armatosur, e deri bariumban tufën e vet i armatosur deri në dhëmbë. Lufta ka qenë i vetmi besim ityre; biles ata thonë: aty ku është shpata aty është besimi. Djali rritet pa farëedukate ose disipline përveç se përdorimit të armëve. Në ushtrinë turke aimësoi se si me vjedhë e me grabitë; në shtëpinë dhe vendin e vet zyrtarët dhetagrambledhësit e pengonin në kursimet, punimet dhe industritë. I rritur në njëatmosferë dhune dhe vjedhje, edhe urija shpesh here e ka shtërnguar të fitojërrojtjen e tij si të mundet, qofte edhe prej armikut që i ka shkelë në votër.Nuk duhet shikuar për çudi pse vjedhja që i bënin turqve quhesh patriotizëm ilartë. Pa dyshim këta malësorë janë të egër dhe të pamëshirshëm në mësymje osenë mbrojtje. Që këta kanë edhe zakone të këqija s’ka nevojë për vërtetim, porsejanë rritur në një atmosferë pesimiste. NJË POPULL FISNIK Ky popull është shembulli më i madh i të mbajturit të moralit dhe meritave të trashëguara,për fisnikërinë dhe për kapacitetin e tij që, megjithëse për shekuj me rradhëka qenë nën ndikimin tiranik dhe zhvleftësues, e mban prap kryet lart, nuk i kahumbur shpresat e veta dhe gjithnjë thotë se jam Shqiptar, qoftë edhe në mes tëzjarrmit. Dhe për këtë ky meriton të gradohet me një listë të gjatë virtyteshtë pastërta e shembullore. San Xhiljano thotë se Shqiptarët janë egoista tëradhës së parë. Sigurisht ata nuk janë një racë që shtrohen dhe kërrusen ngafrika. Trimërija e tyre s’ka kufi; ata e përballojnë vdekjen dhe fatkeqsinë etyre pa u trembur. Fjala e besës për ta është shumë më e shenjtë se sa bëmat emëdha të popujve të qytetëruar dhe mikpritja e tyre vijon deri sa mos t’umbetet më kurrgjë. Virtytet e grave të tyre janë të trashëguara dhe vdekjaështë dënimi i zakonshëm dhe i shpejtë në rast tradhëtie ose imoraliteti.Ndjeshmëria e tyre në çnderime dhe fëmijë është shumë më i madh se sa në rrenae shpifje dhe këto raste mbarojnë gjithmonë në gjakmarrje. Në asnjë vend tjetërtë botës nuk është ma e sigurte gruaja nga fyerjet se sa në Shqipëri; ai qevret një grua bie nga vlefta dhe e humb emrin e famën. Bajroni e nderon në këtëmënyrë besnikërinë e Shqiptarëve nga përvoja vetjake që pati prane tyre: T’ashpër janë djemtë e Shqipërisë, e me gjithë këtë nuk u mungojnë virtytet, të ishin ato virtyte më të pjekur; Ku është armiku që ua ka pa shpinën e shtegun ta lirojnë? Fortesat e shtëpitë e tyre nuk janë më të sigurta kurrë, sa ata vetë në kohëra turbullimi e në rast nevoje; Sa e rëndë është mërija e tyre, por kur ta falin, miqësia është fare e sigurtë Kur mirënjohja ose fisnikëria me derdh gjakun i thërret, të patrembur shkojnë përpara kudo që t’i çojë udhëheqësi i vet. Kaq tepër e admironte Bajroni këtë popull saqë Shelli e thërriste atë me emrinpërkëdhelës ALBI. Malësori dallohet nga qytetari. Veshja përgjithësisht ështësi veshja kombëtare e Greqisë. Fustanella, një fustan i bardhë që mbërrin derike gjuri, çorape të bardha mbulojne puplat e këmbëve, këpuce me maja të kthyemee me tufa mbi ta, rrypi i mesit i mbushur me armë, xhamadani me mëngë tëlëshuara mbrapa dhe qeleshe. (Xhorxh Fred Uilliams ka vizituar vetëm bregun ejugor të Shqipërisë, prandaj përshkruan kostumin popullor jugor Shqiptar -shën.i përkth.). Ky popull rron në formën prindërore, domethënë plaku i shtëpisënderohet dhe shquhet përmbi të tjerët dhe të gjithë e dëgjojnë. Vajzat nderojnëdhe ndigjojnë nanën. Iu mbarohet më parë çdo dëshirë prindëve e pastaj tëtjerëve. Tek ky popull nderimi për moshën është një tipar i veçantë. Janë shumëzemër mirë për njëri tjetrin, ndihmojnë shoqi shoqin në rast rreziku aponevoje, kanë respekt për eprorët e tyre dhe e mbajnë besën me drejtësi e mendërgjegje të pastër. Në mes të tyre flasin një gjuhë të zbukuruar, përdorinshprehje të pastra dhe të prishurit e gojës shpaguhet pa vonesë e ngadonjëherëshumë rëndë. As me qeshje nuk përdoret gjuhë përdhosëse. Mikpritja është nëkulmin e saj në Shqipëri. Një sulm po t’i bëhet mikut në çdo mënyrë qoftë,është një çnderim i madh për të zotin e shtëpisë e për gjithë fisin e tij. Aiqë grabit ose vjedh mikun, sipas zakonit të vendit dënohet shumë rëndë, ose mevdekje ose nxirret jashtë fisit. Burrat janë të gjatë, Gegët në Veri janë më tëgjatë se Toskët në Jugë; gjithashtu më të fortë dhe më të rreptë. Një shkrimtare përshkruan lëvizjen e malësorëve të Veriut si të dhive të egra që i ngjitenmajave e shkëmbinjëve më të mprehtë dhe zbresin pa pikë frike nga këto vende,që kur i sheh thua se asgjë e gjalle s’mund të shpëtoje nga ato. Besa ështëtradita më e shenjtë; kur njëri ka besën e një personi të mirë të njërit fis,çnderimi më i madh e pret thyesin e saj prej personit të atij fisi. Besa eShqiptarit jo vetëm që mbahet dhe mbrohet me vullnetin më të mirë, porShqiptari po të jetë nevoja jep edhe jetën për të mbajtur besën e dhënë. Njëudhëtar nën fjalën e besës është nën mbrojtje të shenjtë. ZAKONE GJAKMARRJE Gjakmarrja është një traditë eShqiptarëve, por e rregulluar mbas ca ligjeve dhe zakoneve të vendit që caktojnëkur, kush dhe si është e drejtë një gjakmarrje. Në këto raste qeveria nukpërzihet, edhe në qoftë se ndërhyn do të ndjekë zakonin e vendit më tepër seligjin. Ky “lex talionis”, rregull që jep të drejtë që të shpaguhet një dëm indërsjelltë ose si i thonë, një sy për një sy e kokë për kokë, jo vetëm që hyrinëpër ligje gjatë shekujve, por edhe nëpër besime. Gjykohej se shpirti i tëvrarit nuk ka qetësi deri sa të vritet gjaksori. Në Shqipëri familjes osetrashëgimtarve nuk u mbetet gjakmarrja vetëm për vrasje, por edhe për çeshtjenderi grash. Gjaqet shpesh herë shtrihen deri në bajraqe, fise, dhe shpagimegjaqesh shumë herë kanë kapërcyer katunde e krahina. Ligjet turke në këtë vendnuk jepnin ndonjë farë drejtësie; madje i nxitnin këto zakone pasi atoshkaktonin përçarje, grindje dhe armiqsira të mbrendshme ndërmejt Shqiptarëve,gjëra që i lehtesojnin barrën Turqisë për të zbatuar më tepër tiraninë dherobërinë. Me ardhjen në fuqi të ligjit të krimeve, ky zakon ndoshta do tozhduket me kohë sikurse në rastin e Malit të Zi. GRATË SHQIPTARE Ndërsa, si dhe në shtetet tjera të Ballkanit, gruaja bën të gjitha punët, si nëfushë ashtu edhe në shtëpi, ajo shikohet më me respekt dhe zë një pozitë më tëlartë se gruaja e Lindjes. Një grua mund të shëtisi prej një ane të Shqipërisënë tjetrën pa farë dyshimi, bile edhe një burrë që mund të ndodhet me të, ngashkaku i gruas është i sigurtë. Në qoftë se një vajzë e fejuar le të fejuarin evet, ajo e ngarkon familjen e saj me një gjak të cilin e ka të drejtë i fejuarii saj. Përveç atyre të qytetit, nusja nuk merr pajë nga ati i saj, përkundrazidhëndri i paguan një shumë të hollash të atit të vajzës; për gratë e vejapaguhet gjysma. Ndër gratë Shqiptare dashuria dhe bukuria nuk luajnë një rol merëndësi. Ç’ka ia shton rëndësinë gruas pranë burrit është të pjellurit; dukështuar femijët, shtohet edhe pozita. Nuk egzistojnë gjëkundi gra më tëvirtytshme se në Shqipëri. BREZ I FUQISHËM Gjaku i Shqiptarëve është gjak burrërie. Shqiptari i ka dhënë Turqisë gjeneralëtdhe ministrat më të mirë. Vëllezërit e tyre në Itali, Toskanët, vunë themelet evertetë të madhështisë së Romës. Pesë perandorë të Romës qenë bij malësorëshIlirianë; ata e forcuan racën Italiane. Në grykat dhe në malet e Atikës gjuhaShqipe është në përdorim edhe sot. Në përpjekjet e Greqisë për liri, Shqiptarëtlanë emra fame. Ata trazohen me të tjerët, por në trazim nuk bashkohen,domethënë nuk i përziejnë gjakun dhe zakonet e tyre. Të ruajturit e gjuhës dhetë zakoneve të veta nën thembrën dhe tiraninë e shekujve tregon mundësitë e njërace të fortë e të pamundëshme. Do të shohim se si Europa e përdori këtë çelëstë Ballkaneve për të mbajtur mbyllur dyert e mëshirës e të dritës mbi njëpopull, i cili tani po lutet për pavarësi e liri. NGATËRRESAT E FUQIVE TË MËDHA Djali im, ti nuk e di se me sa pak mëshirë qeveriset bota. ( Uksensherna, kryeministër i Suedisë, 1612 ) Shqipëria, një vend kaq i vogël e i prapambetur, pa kurrfarë qytetërimi, pseluan një rol kaq të madh në politikën e Europës? Është e nevojshme që t’ipergjigjem këtu kësaj pyetje, përgjigjia e së cilës trajton përmbajtjen endërlikuar të diplomacisë Europiane. Përgjigjia e shkurtër është se situatagjeografike e Shqipërisë paraqet probleme politike edhe më të gjëra se ato tëparashtruara prej shteteve të tjerë të Ballkanit. Gjendja e Shqipërisë ështënjë faktor kryesor i problemit të Lindjes, mbasi kjo është udha natyrale ekalimit prej Adriatikut në Lindje. Përveç kësaj është edhe pikërisht vendi përdaljen e tregtisë së Ballkanit dhe së fundi ajo ka në dorë komandën e hyrjes nëAariatik në ngushticën e Otrantos. Portet e saja, me portin në detin Egje tëSelanikut dhe të Bosforit, janë çelsat e dyerve të Europës Lindore për në detinMesdhe. Për të marrë në dorë këta çelsa diplomacia e Europës ka punuar për dyshekuj rresht. PËRJASHTIMI I RUSISË NGA DETI MESDHE Përmbi të gjitha del e dukshme figura e Rusisë, qëllimi kryesoer politik i sëcilës ka qenë me patur kalim të lirë në detin Mesdhe. Për këtë qëllim ajo e patë arsyeshme shkatërrimin e Turqisë. Në vitin 1711, Pjetri i Madh thirri nëndihmë shtetet sllave të Serbisë, Sllovenisë, Maqedonisë, Bosnjës,Hercegovinës, Kroacisë dhe Malit të Zi për t’u bashkuar me të në një luftëfetare e racore për të liruar të krishterët ortodoksë dhe gjithë popujt qëflasin gjuhën sllave nga zgjedha otomane. Që prej asaj kohe, Rusia dhe Turqiakanë qenë në një ndeshje të përhershme dhe Rusia është bërë mbrojtësja dhendihmësja e shteteve sllave. Këto kondita iu paraqitën parlamentit prej SirEduard Greit (Ministër i Jashtëm i Britanisë), parlament i cili ishte vendi izakonoshem i diplomacisë Europiane në të kaluarën. Është për t’u shënuar seshtetet që emëroi Cari i Madh, bashkë me Hungarinë dhe Poloninë, formonin njërreth të fortë popujsh sllave kundrejt Austrisë Gjermane. Ëndrra për t’ibashkuar këta popuj në një perandori sllave qe një lumturi për Rusinë dheSerbinë, por një tmerr për popujt Gjermane dhe për të gjithë EuropënPerendimore. Nga frika e kësaj fantazme të një perandorie sllave, fuqitë e Europëskanë ndenjur të bashkuara për të mos e lënë Rusinë e as aleatët e saj sllave mezënë vend ose me krijuar ndonjë kalim për në detin Mesdhe. Por fakti kryesor qëi takon Shqipërisë është se fuqitë Enropiane e përkrahën sundimin turk nëEuropë dhe e mbrojtën atë kundra Rusisë për të vetmen arsye se zhdukja eTurqisë nga Adriatiku deri në Stamboll do të shkaktonte ndarjen e këtyrevendeve fqinjëve të tjerë, dhe në këtë menyre do të hapej çeshtja e madhe esllavëve për të dalë në detin Mesdhe. Lufta Krimesë u bë prej Anglisë dheFrancës për të mbrojtur Turqinë kundra Rusisë dhe përfundoi me traktatin eParisit në të cilin pavarësia e Turqisë u garantua dhe u sigurua. Ajo u pranuaqë të marrë pjesë në marreveshjet e fuqive Europiane, kurse popujt e krishterëtë Lindjes u lanë nën mëshirën e dobët të Sulltanit. Ishte përpara kësaj luftekur Car Nikolla parashtroi që perandoria turke të mos njihej nga ana e Rusisëdhe Anglisë, por kjo e fundit nuk e pranoi këtë kërkesë. TRAKTATI I BERLINIT Në vitin 1878, Rusia pushtoi Turqinë dhe ndaloi në dyert e Stambollit. Traktatii Shën Stefanit u bë në mes të dy ndërluftuesve dhe me të cilin mjeshtërishtRusia për të mirën dhe përdorimin e vet krijoi një shtet të madh Bullgar, qënga ana Jugore do të shtrihej deri në detin Egje duke përfshirë edhe portin eSelanikut. Kjo shkaktoi mbledhjen e shpejtë të fuqive Europiane të cilat bënëtraktatin e Berlinit. Ky traktat ndaloi formimin e shtetit Bullgar tëprojektuar dhe vuri në heshtje kërkesat e Rusisë për të pasë një port në detinMesdhe. Serbia, Rumania dhe Mali i Zi u shpallën shtete të pavarura. Një hartëe kohës së fundit do të tregoje se traktati e la një copë të Ballkanit akomanën sundimin turk, e cila shtrihej prej Adriatikut deri në Stamboll dhepërmblidhte Bosforin, Selanikun, Maqedoninë dhe Shqipërinë. Shtetet sllave tëBosnjes dhe Hercegovinës në Adriatik iu dhane Austrisë. Qe një këmbëngulje evendosur për Europën që të mos lejonte shtet sllav të kishte një dalje në detinMesdhe. Skllavëria dhe robëria e të shkretës Shqipëri nuk u bisedua; kjo ishteviktima e parimit të kësaj diplomacie të Europës. KËRKESAT E SERBISË NË ADRIATIK Lufta Ballkanike më 1912 nuk u prit me sy të mirë nga fuqitë Europiane.Historia e saj është e njohur por nuk është kuptuar krejtësisht në Shtetet eBashkuara të Amerikës se dy gjërat më me rëndësi të kësaj lufte ishin marrja eportit të Selanikut dhe të porteve të Shqipërisë. Këta ishin vend-daljetnatyrale të tregtisë së Ballkanit dhe vend-shkarkimet e hekuradhave tëardhshme. Edhe Austria priste me padurim ndonjë rast për të shtirë në dorëportin e Selanikut, por shteti serb kërkonte mbi gjithë të tjerat një port përlëvizjen tregtare të tij. Ajo ishte e mbyllur dhe e izoluar larg detit dhe nëqoftë se shkeljes së tokave të huaja i jepte të drejtë, Serbia pa turp mund tëkërkojë një vend-dalje në det. Grindja e shteteve të Ballkanit në mes tyre u bëshkak që gjashtë fuqitë e mëdha të Europës të marrin në dorë frenat dukëndërhyrë që t’i pushonin këto grindje. AUSTRIA DHE ITALIA RIVALE Në këtë kohë duhet përmendur edhe një fazë tjetër trazimesh në Shqipëri.Austria dhe Italia urdhërojnë ose komandojnë detin Adriatik përveç ballit tëShqipërisë. Këta dy shtete kanë pritur me padurim vite me rradhë rastet për tështirë në dorë portet e këtij vendi. Ata kanë shpenzuar të holla duke mbajturnë Shqipëri agjentë dhe shkolla për të shtuar ndikimin e tyre mbi këtë popull.Të dy këto kanë pritur ditën kur “i sëmuri i Lindjes” do t’u varrosej në anëntjetër të detit Egje. Mbi dy pika Austria dhe Italia qenë posaçërsisht nëmarrëveshje: e para, që asnjëra prej tyre të mos sundonte Shqipërinë dhe e dytaqë asnjë fuqi tjetër të mos vendosej në Adriatik. Nga pikpamja diplomatike epërgjithshme, kjo nuk qe një gjë shume e pa arsyeshme. Pse, po të kish nënsundimin e vet Austria Shqipërinë, ajo do të gjendej vetëm 74 km larg bregutItalian në mës të Vlorës dhe Otrantos. Dhe, po të bëhej Italia sunduese eShqipërisë, do ta kthente Adriatikun në një gji të Italisë duke e bërë “il marenostra”, sikurse italianëve u pëlqen ta thonë. Në anën tjeter, çdo fuqi detareme zotërimin e Shqipërisë do të ishte një kërcënim e kanosje për të dyja,Austrinë dhe Italinë. PERANDORIA SLLAVE Plani për një perandori sllave ushqehesh më tepër prej Serbisë nën emrin ekrijuar “Serbia e Madhe”. Edhe Mali i Zi është bashkuar me këtë plan; që të dyduke qenë nën kujdesin e Rusisë, mbrojtëses së tyre të betuar. Me një perandoritë tillë, provincat sllave, Bosnja, Hercegovina dhe Dalmacia, më lejen osehapjen e Austrisë, do të bënin të mundur daljen e Malit të Zi dhe të Serbisë nëAdriatik. Shumë u zemëruan këto shtete kur më 1908 Austro-Hungaria zgjeroisundimin e vet mbi Bosnjen dhe Hercegovinën dhe i bëri kryekëput të vetat. Kurtë gjashtë fuqitë e mëdha e patën mbaruar Konferencën e Londrës mbi ndarjenBallkanike, ato ndoqën po ata parimet e vjetra për të mos lejuar shtetet sllaveme takuar detin Mesdhe. Turqia pothuaj se qe terhequr nga Ballkani dhe njëproblem i madh gjendej mbi tryezën e fuqive Europiane. Këto e zhvilluan këtëduke i dhënë portin e Selanikut Greqisë dhe duke krijuar shtetin e pavarur tëShqipqrisë. Në këtë mënyrë varroseshin shpresat e Serbisë, e cila në këtë koheështë çuar në këmbe dhe ka shkelur Shqipërinë ndërsa Mali i Zi ka pushtuarShkodrën. SHQIPËRIA DHE LUFTA BOTËRORE Në këtë plan veprimesh Austria dhe Italia ishin pa kundërshtim fuqitë lëvizësedhe princi trashëgimtar Franz Ferdinandi i Austro-Hungarisë shikohej sikujdestar i parimit të tyre. Serbia mjaft e zemëruar që prej vitit 1908, tani utërbua dhe pa dyshim demonstratat e saja kundër Austro-Hungarisë qenë të rreptadhe kërcëuese për hakmarrje. Qellimi i gjallë i Europës për të përjashtuarRusinë dhe aleatët e saj nga deti Mesdhe shihet edhe nga fakti se kurAustro-Hungaria mori Bosnjen dhe Hercegovinën për pak qe duke u shkaktuar njëluftë Europiane dhe vepra e krijimit të shtetit të pavarur Shqiptar sigurishtqe duke ndezur një ndeshje të përgjithshme. Mëria e madhe kundraAustro-Hungarisë natyrisht iu drejtua princit trashëgimtar dhe vrasja e tij nëSarajevë keqësoi pa masë marrëdhëniet midis Austro-Hungarisë dhe Serbisë. Mbaskësaj, ngjarjet rrodhën shumë shpejt. Austro-Hungaria i diktoi ultimatumSerbisë dhe me kundërshtimin e tij i shpalli luftë. Rusia qiti zërin se kjoishte puna e saj dhe brenda pak diteve pesë prej fuqive të mëdha u gjendën nëndeshje të vazhdueshme. Po të kish përmbushur Europa dëshirat e Serbisë për njëskelë në Shqipëri, kjo klimë e tmerrshme nuk do të vinte. Zotërimi ose sundimimbi Shqipëri qe pa dyshim shkaku që u shkaktua kjo luftë që po përfshinkontinentin e Europës. Kjo është historia e diplomacisë Europiane në Ballkan,me gjithë se shumë shkurt është përshkruar. Prandaj përshtatet posaçërishttitulli "Ngatërresat e Fuqive të Mëdha" FAJI I DIPLOMACISË EUROPIANE Në qoftë se me të vërtetë bashkimi sllav është një kanosje për qytetëriminPerendimor, sigurisht historia e diplomacisë përkundrazi ndryshon kur Rusia tëketë siguruar aleatë të fuqishëm në Perëndim për shkatërrimin e Gjermanisë,pengesën më të madhe të triumfit të saj. Por në qoftë se ky bashkim është vetëmnjë përrallë e shpikur ose një arsyetim jo i vërtetë, atëhere diplomaciaEuropiane duhet të quhet fajtore ndaj krimit që bën duke mbajtur Ballkanet nënzgjedhën e dobët të Turqisë. Në njërën anë prej këtyre dy çengelave, që janëpërgjigjia e këtij problemi, duhet të varet kjo lloj diplomacie. Edhe në qoftëe vërtetë se kanosja sllave qe një pretendim dhe që shtetet e mëdha deshënvetëm me gjetur shkak për të mbajtur Rusinë larg nga deti Mesdhe, vuajtjet dhefatkeqësirat e Shqipërisë varen mbi dyart e tyre sepse Shqipëria vuajti vetëmprej fajit të tyre. Me të vërtetë me sa pak mëshirë qeveriset bota! Po to kishprishur Europa një shekull më parë sundimin otoman në Europë, patjetër faqja eqytetërimit tonë do të ishte ndryshe. Shtetet e Ballkanit do të kishin tashmënjë shekull vjetërsi në lirinë e tyre dhe mundet që në rrugën e paqes do tëishin më të përparuar në pasuri, në edukatë, në tregti dhe industri.Përkundrejt të sotmes që janë të varfër e të shkatërruar prej luftash tëvijueshme, të cilat janë shkaktuar vetëm e vetëm pse kërkonin të liroheshin ngazgjedha. Shqipëria tani do të mund të ishte një shtet i lulëzuar e i përparuar.Ndoshta kur diplomacia e zezë, që ka rrënjët në shekujt e errët e që bën çdoshtet të shihet me tjetrin me një armiqësi të madhe, të jetë zhdukur dhe ndonjëmënyrë simpatie njerzore dhe vllazërore të përdoret, atëhere do të kujtojmefaktin që suksesi i një populli nuk është nevoja të bëhet me humbjen e njëtjetri. Atëhere sllavet, gjermanët, anglezet, turqit dhe shqiptaret mund tëpërfitojnë shumë më mirë nga përparimi, lulëzimi dhe lumturia e njëri-tjetrit. DIPLOMACIA E SHASTISUR E EUROPËS Ndërkaq Shqipëria, viktima kryesore e kësaj diplomacie, mbetet e lodhur, ekërrusur dhe e zhytur në gjak sepse, edhe mbas lirimit të shteteve tjera tëBallkanit nga zgjedha, kjo u la akoma nën Turqi. Bashkë me Shqipërinë mbeti nënzgjedhë edhe Maqedonia. Po të kishte mbetur ndopak simpati njerëzore nëpolitikën e Europës dhe ndonjë ndjenjë për të shpaguar mëkatet që ka bërë gjatëshekujve, këto fuqi do t’u kishin dhënë rastin Shqiptarëve për të formuar njëqeveri dhe për të zbatuar nje statut të vetin. Edhe një dhenzë e truve të kalitdo të kishte menduar që një popull trim dhe luftëtar si ky nuk do të pranontenjë zgjedhë tiranie të re në vendin e së parës. Por diplomacia e shastisurvendosi të zbatojë forcën dhe tiraninë për të sunduar këtë popull; por ky vendimdoemos do të binte poshtë sikurse u pa. Shtetet e Europës kanë bërtitur dhekanë shpallur se Shqiptarët janë popull i pabindur, i egër e barbar. Por nëanën tjetër deshën të krijojnë mbi ta një qeveri pa pyetur dëshirat e tyre, paiu siguruar ndonjë farë lirie ose të drejta trashëgimore dhe biles pa asnjëkëmbë ushtari për të vënë në zbatim programin e tyre: sollën vetëm disaoficerë, kurse ushtarë jo. Por, po të ishin të vërteta deklaratat e tyre, atado të kishin sjellur fuqi të madhe të armatosur për të perkulur Shqiptarët; porkëto të bërtitura ishin vetëm për të justifikuar sjelljet e tyre. Ata prenëcopa me rëndësi nga toka Shqiptare dhe ia dhanë fqinjëve në Veri, në Jugë dhenë Lindje, duke shkaktuar kështu ngatërresa dhe luftëra të përditshme në mes tëkëtyre shteteve. Copën që mbeti nga gërshëra e tyre e quajtën shteti i pavaruri Shqipërisë. Gabimin më të madh të planeve të tyre do ta përshkruaj në kreunqë vijon. Shqipëria është bërë lëmi i ndikimeve të shumëllojshme qe e tërheqinnë drejtime të ndryshme. S’ka vullnet, s’ka program e as autoritet të njohur nëkëtë tokë. Propaganda, intriga dhe shpifjet e fshehin të vërtetën. Këtë eraporton Dr. Dillone nga Durrësi. Kur gjashtë fuqitë e mëdha hartuan një plan qeverimi për Shqipërinë, vepra e tyretregoi një pazotësi të çuditshme, sepse ai qe një plan që i nuk përshtatesh njështeti si ky. Marrëveshja e Londrës përmbante nenet: (1) Një principatëautonome, sovrane, me të drejtë trashëgimi të fronit nga të paslindurit dhe nënsigurimin e gjashtë fuqive të mëdha. (4) Kontrollimi i administratave qytetaredhe i financave i jepet një komisioni ndërkombëtar të përbërë prej delegatështë gjashtë fuqive të mëdha dhe një delegati të Shqipërisë. (7) Emërimi iprincit, formimi i një qeverie kombëtare përfundimtare, funksionet e autoritevetë vendit që ndodhen si dhe qetësija e popullit i lihen në dorë komisionit nëfjalë. (8) Sigurimi i popullit dhe rregulli do të bëhet prej një organizatexhandarmërie e policie ndërkombëtare, që do të jetë në dorë të oficerëve tëhuaj të cilët do të kenë në dorë komandën vepruese dhe eprore të policisë e tëxhandarmërisë, dhe të gjithë elementëve të nevojshëm për të siguruar qetësinë epopullit. I lutem lexuesit me i studiuar këto pika që të formojë një vetgjykimse si mund të formohet një shtet mbi një plan si ky? Tre funksionet e njështeti janë: egzekutimi, legjislatura dhe administrimi i gjyqit. Shihet se dytë fundit nuk janë përmendur veçse si një lloj autoriteti i lënë komisionitndërkombëtar për të formuar një qeveri kombëtare me autoritet. Funksioniegzekutiv natyrisht përfshin një kryetar egzekutues që do të ketë kontrollimine administratave qytetare dhe të sigurimit të popullit. Marrëveshja (e Londrës)përmban një princ, por ia dha komisionit ndërkombëtar kontrollimin eadministratave qytetare dhe të financave. Dhe në njërën anë e vendos sigurimine popullit nën komisionin ndërkombetar, kurse në anën tjetër thotë: “komandavepruese dhe eprore për të mbajtur qetësinë e popullit i jepet një organizatëndërkombtare të kryesuar prej oficerësh të huaj”. Se çfar fuqirash i mbetenprincit nuk kuptohet, kurse administratat, financat dhe sigurimi i popullit iudhanë duarve të tjera. Sipas vendimit të marrëveshjes (së Londrës), princi dotë zgjidhesh pa pyetur dëshirat e popullit dhe funksionet e autoriteteve tëvendit e sigurimi i popullit u hoqën nga duart e popullit. Nuk qe vënë përparandonjë statut në bazë të cilit të qeverisej ky popull dhe asnjë premtim nuk iqe bërë për një liri të plotë ose për të ushtruar të drejtat tradicionale. Këtuqe vetëm një sundim tiranik dhe një despotizëm të deklaruar me urgjencë. Me sagjykohet, kjo qe një anarki për të shkaktuar kryengritje. Po të mos ngriheshpopulli Shqiptar në formën e quajtur rebelizëm, për Shqiptarët nuk do të besohejmjaft dhe do të thuhej se këta nuk kanë ide mbi lirinë që kërkojnë. Nga kjomarrëveshje e Londrës doli një ngatarresë sa nuk bëhesh më e madhe dhe më ekeqe. Fuqitë e mëdha pastaj vijuan programin e tyre duke zgjedhur për antarë tëkomisionit gjashtë persona me pozita konsujsh. Pa e fyer këtë pozitëdiplomatike, kjo vepër qe një punë e keqe sepse lëshimi i një shteti në duar tëtilla nuk qe në duar të njerëzve me përvoje diplomatike. Sigurisht, që formimii një shteti nuk u vendos në duar të përshtatshme tregohet nga fruti i veprëssë tyre. QEVERIA E VIDIT Si princ i kësaj principate u zgjodh Uilliami i Vidit, major i gardës PotsdamLancers, një zotëri pa farë përvoje në qeverisje dhe pa vetitë e duhura për njëkryetar shteti. Ai qe nip i Mbretëreshës së Rumanisë, e quajtur Karmen Silvia,dhe duhet shënuar se përkrahja financiare dhe shtyrja e saj si dhe detyrimi igruas se tij ambicioze u bënë shkak që ky të pranojë këtë detyrë. Tragjedia egabimeve filloi para se të vinte Princi në Durrës. Esad Pasha, kryetar i cafiseve të Shqipërisë së Mesme, pa pasur autorizim prej popullit, shkoi nëmënyrë solemne dhe i dhuroi kurorën Princit Vid në emër të Shqipërisë. Që nëditët e para tërhoqi vërejtjen një zënie midis nëpunësit të pallatit me mjekune oborrit, e cila përfundoi me ikjen e shpejtë e shumë zemërueshem të mjekutnga Shqipëria. Komisioni Ndërkombëtar në bazë të marrëveshjes së Londrës pristeqë princi të vinte me bashkëpunuar me të për të zgjidhur problemet e ndryshmetë shtetit. Por shpejt e mësua se Vidi po vinte si mbret dhe kishte kërkuar qëtë pritet me gjithë madhështitë që i kanë hije një pritjeje mbretërore. Kur atadeshën të bëjnë ca paragatitje dhe për këtë deshën të bashkëpunojne menëpunësin e pallatit, ai u përgjegj se nuk kishte kohe me humbë me ta. Se meç’të drejtë Princ Vidi e mori titullin mbret askush s’ka qenë i zoti tashpjegojë. Ai në marrëveshjen e Londrës figuron si Princ. Në fjalimin e tij mbretëror (!?) princi theksoi se do të mund të kishte rast mebashkpunuar me komisionin ndërkombëtar, kurse marrëveshja (e Londrës) e thotëqë ai duhet të bashkëpunojë. Qeverimi ose mbretërimi filloi duke i ofenduarhaptazi përfaqësuesit e fuqive të mëdha, të cilët kishin në dorë portofolin dhepothuaj gjithë autoritetin, (sepse ata kishin kontrollin e financave dhe tëadministratave - shën. përkth.). Princi emëroi një kabinet, por ministrat e tijnuk kishin autoritet të caktuar ose të dalluar dhe në këtë mënyrë çdo gjë qëmorën përsipër komisioni e kundërshtoi. Ndërkaq epirotët, që zenë Shqipërinë eJugut, deklaruan pavarësinë e tyre. Esad Pasha kërkoi 25000 vetë të armatosurpër t’i shtruar këta, por ushtarë nuk kish. Koloneli hollandez Tompson qëkishte komandën e xhandamërisë u ngarkua me mision prej princit për të bërëmarrëveshje me “epirotet”. Ai fitoi besimin e tyre dhe erdhi në njëmarrëveshtje shumë të mirë, por Esadi siguroi mohimin e misionit të kolonelitnga ana e kabinetit dhe ky mision u flak edhe prej princit. Më vonë kurkomisioni ndërkombëtar bëri marrëveshje në Korfuz me kryengritesit e Jugut,antarët protestuan se ky komision nuk dinte kurrgjë mbi marreveshtjen ekolonelit Tomson e as mbi misionin e tij. Kur unë erdha në Durrës, njëri prejantarëve të komisionit më mohoi pikat më kryesore të marrëveshtjes së Korfuzit,një kopje të së cilës ia paraqita të vërtetuar prej sekretarit të komisionit.Në këtë mënyrë vijonin punët në krijimin e një shteti. Mbledhjet e komisionitbëheshin edhe më të vështira nga mosmarrëveshjet dhe ngatërresat në mës tëpërfaqsuesve të Austrisë dhe Italisë, të cilët mundoheshin me ia hedh fajinnjëri-tjetrit. Kabineti edhe ky u nda dhe në Maj të vitit 1914 Esad Pasha,ministër i luftës, u arrestua si komplotist kundër qeverisë, u vu në njëluftanije të Austrisë dhe u dërgua në Itali. Në anën tjeter, Shqiptarë kryengritës,rebelet, me armë në dorë u dukën para dyerve të Durrësit. E vetmja kërkese etyre ishte që princi të lejë Shqipërinë dhe prej asaj kohe e deri në fund ajoka qenë britma e tyre për çdo marrëveshtje që thirreshin me bërë. DUKE VËNË FENË SI SHKAK PËR LËVIZJE LUFTARAKE Një njeri me mend nuk do të kishte pranuar detyrën me ushtruar tiraninë mbi njëpopull luftëtar si ky pa qenë i siguruar nga fuqitë e mëdha se do t’i japinforca ushtarake, sepse gjithë themeli i kësaj pune ishte forca. Biles, edhe kurvendasit u ngritën me armë në dorë kundër tij, e para gjë që duhej të bënte qeqë të kërkonte fuqi të armatosur ose të linte Shqipërinë duke u kthyer nëvendin e tij. Por kur vendasit mohamedanë e kundërshtuan atë me armë, ai morime pagesë malsorë katolikë të Veriut për të mbrojtur Durrësin. Edhe mohamedanëte Vlorëes u vunë në ndihmën e princit, ca nga të cilet u lanë për tëkundërshtuar kryengritësit e Jugut dhe të tjerët u prunë në ndihmë të Durrësit,kundër kryengritësve të Shqipërisë së Mesme. Problemi më i madh i një qeverienë këtë vend është për të prurë në marrëveshje ose për të bashkuar elementët ebesimeve të ndryshme me qëllim që tëzhduket sa më parë kundërshtia në mes tyree cila ka qenë futur prej sundimtarve turq. Brenda pak javësh sundimi të PrincVidit, gjendja u bë shumë e keqe. Në Shqipërinë e Jugut mohamedanët vritninortodoksët e në Durrës malësorët katolike thernin mohamedanët brenda pamjes sepallatit të princit, i cili ishte i sigurtë vetëm nën grykat e zjarrit tëtopave të luftanijeve të fuqive të mëdha që ishin në molin e Durrësit vetëm përtë mbrojtur princin dhe familjen e tij. Dukej haptazi se pa u bashkuar përbashkëpunim elementët e besimeve të ndryshme, qeveria e tij ishte më kot. Vidiu ngul në Durrës më 21 Shkurt 1914 dhe më 24 Maj të këtij viti, mbas njëmesymje nga kryengritësit, ai me familjen e tij fluturoi në kryqzorin italianMisurata. Megjithatë të nesërmen u kthye prapë në pallatin e vet, por ikja qëkish bërë një ditë më parë prej qyteti në luftanie ia humbi rëndësinë dhe ebëri të pamundur që ai të kishte pamjen si sundimtar i një populli ndaj tëcilit burrëria, zemra dhe trimëria janë gjëra fare të zakonshme. Një veprim ivogël i komedisë u luajt më 5 Qershor kur në drekën e kësaj dite luftaniaTegelhoff duhej të dëfrente princin. Një ceremoni mbretërore qe paramenduar dheministrat e pranuan, por atë ditë komisioni ndërkombetar po mundohej për tëardhur në marrëveshje me kryengritësit e për këtë kishin frikë se mosalarmoheshin dhe dëshpëroheshin këta nga krismat e topave. Komisioni dolifitues në ndalimin e ceremonisë, por jo me kryengritësit të cilët nxirnin tëvetmen fjalë: “princi lipset të shkojë nga toka e jonë”. Në anën tjetër tëgjithë degët e fuqive sunduese çdo minute vinin në mosmarrëveshje më të mëdhadhe ngatërroheshin më keq në mes tyre. Disa ia ngarkonin gjithë shkakun engatarresave oficerëve hollandezë, të cilët kërkonin me patur fuqinë eprore dhejepnin urdhëra mbi ata të qeverisë së rregullt. Prandaj më 22 Maj, anëtarët ekabinetit shkuan si një grup dhe i dhanë dorëheqjen mbretit duke thënë haptazise nuk durojnë të përdoren më si kukulla në duat e oficerëve hollandezë dhe tëmarrin përsipër gabimet trashanike dhe keqbërëse të tyre. Por në anën tjetër nëkëtë kohë oficerët hollandezë ishin të vetmit mbrojtësit e Durrësit dukekomanduar malësorët shqiptarë, gjuhen e të cilëve as që e kuptonin. Ditën e 15Qershorit komandant kolonel Tompson u vra dhe me qinda njerez u vranë nëkënetë. NGATËRRESA NË DURRËS Mbërrita në Durrës me datën 18 Qershor. Gjatë një jave që kalova në Gjirokastërme kryetarët e kryengritësve unë pata mësuar për vrasjen e 70 mohamedanëve tëpa armatosur, të cilen komisioni e kishte vërtetuar por kryengritësit e mohuandhe e pata vurë vehten në dijeni me gjithë mosmarrëveshtjet që qëndronin në mestë “epirotasve” dhe komisionit nderkombetar per te bërë paqe. Unë jo vetëm që uhabita, por edhe u tmerrova për ngatërresat që gjeta në Durrës. Secili anëtar ikomisionit ishte me armë në dorë kundra tjetrit dhe në vend që të ndëgjoninlajmet e dobishme që solla une, secili e shkonte kohën duke më përshpëritur nëvesh gjërat pa mend dhe keqbërjet e tjetrit. Asnjeri nuk kishte as më të voglënide se kush e kishte sundimin ose komandën më të lartë, e cila kërkohej me njëfarë autoriteti nga princi, nga komisioni, nga oficerët hollandezë dhe ngakabineti. (Sepse marrëveshja e Londrës e kishte zhytur këtë punë duke ia dhënënë njërën anë komandën njërit e në një tjetër tjetrit, herë komisionit e herëPrincit e herë oficerëve hollandezë - shën. përkth.). Me i përshkruarhollësirat e ngatarresave që çdo ditë u bënë edhe më të këqija në Durrës, nukdo të ishte edhe aq e dobishme. Qeveria shkoi një herë në Vlorë dhe iu desh meu kthyer prapë në Durrës për arsye kompllotesh dhe aty gjeti kryengritjen eEsad Pashës. Një oficer italian u zu natën në Durrës duke i bërë shenjëkryengritësve e në këtë mënyrë duke iua drejtuar udhët e operacionit. Kur earestuan u gjet se ai qe duke bashkëpunuar me oficerin që kish pas qenëngarkuar me mision nga Princi për të mbrojtur Durrësin nga kryengritësit;atëhere misioni u pezullua. Një oficer hollandez më tha se Princit nuk mund t’imbushej mendja kurrësesi për t’i prirë ushtrisë e as me u dukur më para luftës.Luftaniet e gjashtë fuqive rrinin në një qetësi të vdekur në port. Kur qyteti umësye, komandantët e tyre u thirrën për të shtirë ca topa sa me tremburkryengritësit, por ato kundërshtuan duke thënë se kanë urdhëra të rrepta mevepruar vetëm për mbrojtjen e personit të princit e të familjes së tij. Kjo tregoiqartazi se fuqitë e mëdha kishin vendosur mos me shtirë asnjë top për mbrojtjene qeverisë që kishin marrë përsipër me themeluar. Përvoja ime e fundit nëDurrës qe një natë para se të largohesha, kur qeshë zgjuar prej një krisme tëtmerrshme pushkësh në kënetë pothuaj nën dritaret e mia. Oficerët më lajmëruannë mëngjes se kishin dërguar nja 15 vetë nëpër kënetë për të kërkuar të vrarë etë plagosur, por njerëzit e tyre duke i kujtuar këta se ishin armiku qe po iuafrohet, shtine mbi ta dhe i vranë të gjithë. E lashë këtë skenë mëkatesh,ngatërresash të ndyra dhe gjakderdhjesh me një zemër plot mëri kundër krimit tëmadh të Europës dhe plot simpati për popullin që iu desh me derdhur gjak për tëmbajtur larg zgjedhen dhe një nga gabimet më skandaloze në historinë e Europës.Tre muaj pas kësaj, princi, familja e tij, oborri e kabineti i tij, komisionindërkombëtar, ministrat e huaj, xhandarmëria dhe luftanijet ikën nga Durrësidhe Shqipëria u la sikurse është sot, pa qeveri. (Domethënë në kohën e Luftës IBotërore - shën. përkth.). MASA PËR SHPËTIM Të nesërmen, pasi pata lënë Durrësin mbërrita në Vlorë. Kryetarët e Vlorësishin besnike të princit Vid dhe i patën dhënë ushtarë për të luftuarkyengritësit e Shqipërisë së mesme dhe “epirotet” në Jug të Vlorës. Prandajkëta gjindeshin në një frikë të përditshme prej ndonjë mësymjeje nga vëllezërite vet. Që mos të vazhdohej më rrënimi në mes tyre, i këshillova që të shpallinpavarësinë dhe të bëjnë paqe me vëllezërit e vet. Në emër të tyre shkova nëDelvinë dhe takova kryetarin e qeverisë së perkohshme të Epirit, Zografo, icili ishte i sëmurë në zemër pasi po kthehesh nga varrimi i 14 djelmoshaveDelvinnjotë që sapo ishin vrarë në shpat të malit, ndërsa 40 burra shtriheshintë plagosur. Ai qe gati me bërë paqe me vlonjatët dhe kur ky lajm mbërritiVlorën u prit me shumë kënaqësi dhe duartrokitje. Atë mbasdreke dy luftanije tëfuqive të mëdha që bënin pjesë në komisionin ndërkombetar, u ngulën në port dhenën hijen e topave të Europës nuk lejuan bashkimin që unë kisha parashtruar.Ata e dinin mirë që qeveria e tyre po kotesh mbi fronin e saj dhe se do tëbinte. Po ashtu e dinin që përmbajtja e veprave të tyre do të shkaktonte edhemë shumë gjakderdhje vllazërore. Prej asaj kohe e mbrapa fuqitë “epirote” dhekryengritsit e Shqipërisë së mesme përparuan. Më tepër se 100’000 barinj dhebujq, gra, burra, fëmijë dhe foshnje lanë shtëpijat e tyre, të cilat ua dogjëne ua shkatërruan dhe këta vetë emigruan në Vlorë. Kur unë u largova nga Greqia,sëmundja e lisë po përhapej nëpër këta emigrantë që pa ndihma dhe pa shpresëvdisnin në qarkun e Vlorës. Pak mbas largimit tim, u raportua se nga këta100’000 emigrantë 30’000 kishin vdekur urie dhe s’kishin as mbulesë e askasolle ku me shtirë kryet. Jam informuar që nëpër gjithë Shqipërinë ka zi. Nëpranverë nuk ka me patur misër për farë për ata që do të shpetojnë. ZBULIMI I PADREJTËSISË Mirë do ishte po ta kishte përshkruar gazeta Times e Londrës skenën e Durrësitsi një komedi tragjike, që brenda pallatit mbretëror luheshin shakatë cinike mëtë mëdha, që mbrapa maskave buzëqeshëse të diplomatëve të Europës fshiheshinfytyrat e errta e kriminele, shkaktare të vdekjes së këtyre njerëzve, se jashtënë kënetë shtriheshin qindra Shqiptare mbrojtes të vatrave të veta, të fortë etë ngrirë, me sytë e tyre dhimbisurisht të drejtuar kah qielli i cili dukej epamëshirshëm per ta. Dukesh një detyrë njerëzore, haptazi, me shqyer maskën qëmbulonte diplomacinë Europiane e me nxjerr fytyrën e saj të lyer me gjakatdhetarësh dhe shikimin e dobët të saj mbi dëshirat e zjarrta për liri të njërace të fortë. U ktheva në Athinë dhe pasi qeshë i shtrënguar e tregova këtëpanjerzi dhe këtë padrejtësi të fuqive Europiane dhe dhashë dorëheqjen siminister i Amerikës në Greqi e në Mal të Zi, sikurse patjeter qeshë ishtrënguar me bërë. Drejtesia dhe e vërteta nuk janë mbrojtje në sallat edipllomacisë! Qe shorti im me ngritur perden që t’i jepja dritë kësaj komedie,e cila qe loja më tragjike që është vu në skenë prej duarve të njerëzve. Kyveprim qe ai që me ka hapur rrugën me iu lutur popullit të lirë të Amerikes tëndihmojë Shqiptarët që po mundohen me luftë e me vdekje për lirinë dhepavarësinë e tyre. Kur Europa, e përgjakosur, e mjeruar, e shfarosur, efalimentuar dhe e këputur do të hyjë duke çaluar në një periudhë të reqytetërimi, atëhere le të mësojë prej vuajtjeve të veta mëshirën që duhet tëketë për kombin e vogël malësor; e cila dëfrehesh me shtërngimet e shpirtit eme britmat e vdekjes së tij dhe vepronte paturpësisht duke i quajtur asgjëtmerret dhe vuajtjet e këtij populli për liri dhe humbjen e lirisë të njëpopulli e quante një sakrificë të zakonshme për qejfin e tyre. PËRPJEKJET PËR LIRI Çdo popull i shtypur ka të drejtë të shkundë zgjedhën e tij dhe në qoftë seShqiptarët janë mërzitur e lodhur nga zgjedha turke dhe qeverimi i keq i sajdhe dëshirojnë me qenë të pavarur, kanë urimet e mia më të përzemërta për ta.Është e vërtetë që drejtpërsëdrejti nuk mund të bëj kurrgjë për ta, por kurplani i juaj ka dalë me të vërtetë fitues, flamuri turk të jetë zhdukur dhepavarësia Shqiptare të jetë shpallur, le të deklarohet qeveria juaj zyrtarishtdhe Anglia do të jetë e para fuqi që do njohë pavarësinë Shqiptare. Unë do tëmundohem me gjithë shpirt me ndikuar edhe mbi të tjerët që të ndjekin këtëshembull. Për sa përmban historia e re, kjo është fjala më e mirë për Shqipërinë e dalurnga një burim zyrtar. Kjo kishte të paktën shpirtin e simpatisë dhe në qoftë seKryeministri i tanishëm i Anglisë thotë kaq e jo më tepër për formimin e një qeverietë perkohshme në Shqipëri do të jetë një punë e lehtë për ta bërë Shqipërinë tëlirë dhe të pavarur. Kur kam folur për robërinë e Shqiptarëve nën Turqi, nukkam patur në mendje mizori, tortura, vrasje dhe therje. Këto veprime bien mbipersona të veçuar të cilët vuajnë, vdesin dhe harrohen. Shkenca e torturës,thelbi i tiranisë dhe djallëzia e vrasjes janë në kulmin e tyre kur i drejtohennjë grupi dhe shpirtit e jetës së një shteti. Duket si e pamundur që një qeveritë tregojë haptazi vendimin e vet për të shkatërruar lumtërinë e për të mohuarshpresat dhe dëshirat e një populli nën sundim. Por kjo është historia etmerrshme e Turqisë në Shqipëri. Malësorët trima nuk u shtruan kurrë dheshumica e tyre kundërshtuan edhe pagesen e taksave. Ata vdisnin në grupe pserrinin së bashku për t’u mbrojtur nga mësymjet e herë pas herëshme të ushtriveturke, të cilave kurrë s’ia lëshuan shtëpitë e tyre. Por ata nuk mund tërnbronin edhe fushat ku ishte mundësia më e madhe e përparimit dhe qytetërimit.Për Turqinë, fushat kishin dy vlera: e para si burim të ardhurash dhe e dytapër të mbledhur ushtarë. Popullit i vinin taksa të mëdha që i mblidhnin pamëshirë. Taksat dërgoheshin në Turqi dhe shumë pak shpenzoheshin në vend. Nëkëtë mënyrë e ropi Turqia pasurinë e vendit. San Xhuliano, tani vonë ministër ijashtëm i Italisë, thotë se qyteti i Vlorës paguante 1’000’000 franga në vitdhe vetëm 20’000 shpenzoheshin aty. Gjithashtu edhe në Vilajetin e Janinësmblidheshin 9’000’000 franga, prej tq cilave vetqm 2’000’000 shpenzoheshin përatë vilajet. MBLEDHJA E USHTARËVE Por e ardhura tjetër ishte edhe më e vlefshme. Shqipëria nxirrte pothuajushtarët më trima në Europë. Malësorët Shqiptarë të lartë, të fortë e tëpafrikshëm, përbënin gardën e Sulltanit. Mirditasit dhe malësorët përgjithsishtviheshin në pjesët më me rëndesi të ushtrive turke. Shumë prej tyre morënlavdërime dhe pozita të larta si në ushtri ashtu edhe në administratë. Edhe nëditët e Romës pat qenë ideja për ta bërë Shqipërinë një fole për rritje dhe nxjerrjeluftëtarësh, por Turqit e përmbushën këtë ide. Duhet shënuar se po të ishteShqipëria e përparuar, e edukuar dhe e lumtur, nuk do t’i jepte ushtarëTurqisë. Për këtë arsye padituria, veçimi i saj nga bota e përparuar dhevarfëria u zgjodhën prej turqëve si vegla për të mbajtur nën thembër këtëpopull trim. COPTIMI I VENDIT Siç duket, ishte vendosur në çdo fuqi mendore zhvleftësimi moral, intelektual,shpirtëror, ekonomik dhe politik i këtij populli. Zyrtarët që të gjithë ishintë pasjellshëm; të ashtëqujturat salla të drejtësisë, gjyqet, nuk mbronin aspersona as pasuri. Njerëzit viheshin në burg me dëshmira të fshehta. Gjithëlëvizjet për bashkim prisheshin nga nëpunësit e pashpirt dhe gjithë masat përpunë e industri pengoheshin nga tagrambledhësit. Mund të thuhet se këto janëkondita edhe në vende të tjera të nënurdhëruara, por jo kaq sistematikisht.Miniera ari patën qenë punuar prej Romakëve e argjendi prej venedikasve. Këtopatën qenë mbyllur shumë kohë përpara me urdhër qeveritar dhe tani as vendi nuku dihet. Pyje të mëdha shkonin më kot dhe kalbeshin për arsyera ligjore dhetransportimi. Ndërsa në shtetet e tjera të Europës ka një endje të madhehekurudhash, ky vend nuk ka asnjë rrugë hekuri prej Veriu në Jug. Fuqira tëmëdha ujrash nuk përdoren; porte shumë të mirë janë pa mbrojtje dhe pa ndërtesadoganore. Lumenj, nëër të cilët duhej të lundronin avullore me transportuarlëndët e pyjeve në tregjet botëore, janë të vdekur e të padobishëm. Përveç ç’kalanë Romakët, rrugë të tjera nuk ka; një njeri për të shëtitur prej bregut nëbrendinë e vendit ose prej një qyteti në tjetrin, duhet të shkojë mbas gjurmaveose nëpër ndonjë rrugë qorre. Portet e sigurtë dhe hekurudhat do të ishin mjetepër të bashkuar Shqipërinë me botën e jashtme dhe rrugët e gjëra do ta bënin tëlehtë kalimin prej një qyteti në tjetrin. Por ndërlidhje të tilla do t’ikujtonin popullit dobinë e qytetërimit dhe do të bëheshin shkak kundërshtimeshdhe kryengritjesh. Parimi i mallkuar për të mbajtur këtë vend të veçuar, sibrenda me njëri-tjetrin ashtu dhe me botën e jashtme, ishte shkak që e la këtëvend të verbët e të errët, ndërsa nëpunësit e Turqisë mbushën botën e jashtmeme propaganda mbi egërsinë e këtij populli dhe rreziqet e udhëtimit në këtëvend. Por historitë dhe shënimet nuk tregojnë për ndonjë të huaj që u gjendndonjë herë në rrezik në tokën Shqiptare; doemos ata që nuk prunë me vehtendonjë komplot ose tjetër qëllim të keq për popullin. Përgjithësisht çmohetmikpritja e Shqiptarëve prej atyre të huajve sa më tepër që ata e vizituan këtëvend me qëllim miqsor. Në këtë tokë me fjalën qytet quajmë një vend që nuk kamë shumë se 40’000 banorë. NJË TOKË E BEGATË Në Shqipëri ka fusha të mëdha dhe pjellore të cilat mund të ushqenin miliona,por tani ato vetëm gërricen me një parmendë druri e nuk punohen. Shumica e tyrejanë të mbuluara me barishte të padobishme ku kullos bagëtia e dobët e vendit.Minierat janë të pagërmuara e të paditura. Ata më me dituri në mineralogjithonë se toka Shqiptare ka qymyr guri, vajguri, hekur, asfalt e bakër, porzbulimi dhe shfrytëzimi i tyre nuk është lejuar kurrë. Prodhimi i të lashtave,misrit, ullijve, pemëve e vreshtave, po të përpunoheshin do të ishte shumë imadh, ndërsa peshku nuk ka të sosur. I shkreti bujk, me që të shumtën e veglavesi dhe kaun me nga tokën shpesh herë i merrte me qera nga se do të paguantemedoemos e me çdo sakrificë taksat e rënda, edhe pse vetvetiu i varfër ngarrjedhat e kohëve, ndalëngadalë la punimin e tokës që nën një punim të mirëmund të nxirrte miliona e u vu të ruajë ato pak bagëti që pati dhe tokapjellore u la pothuaj krejtësisht si vend kullotë. Por edhe bagëtia e tij ështënë një gjendje shumë të keqe; leshi nga ashpërsia e tij ka një vlerë shumë tëpakët dhe raca e bagëtisë se tij nuk është përtërirë kurrë. Sasia e madhe elëkurëve shkon më kot për pamundësinë e transportit dhe për padijen epërgatitjes së tyre. Pa shikoni! Sa keq! Në mes të Europës një tokë e pasur,një tokë pjellore të ndodhet në këtë gjendjë si me qenë në mes të njëshkretëtire! PARIMI I ZHVLEFTËSIMIT Shqipëria ka plot gojëdhana të së kaluarës por turqit nuk lejonin gërmime, gjëqë mund t’i sillte ndërmend këtij populli lulëzimin e parë. Mësimi i gjuhësShqipe ishte krejt i ndaluar në çfardo shkolle. Sot nuk ka ndonje alfabet të caktuar,s’ka shtypshkronja që të shtypin gazeta dhe libra për këtë popull. Rregullatturke arrestonin dhe internonin ata të cilëve u gjenin qoftë edhe në postëlibra të çdo lloji në gjuhën Shqipe. Gjuha e Shqiptarve duhej të heshte për hirtë sunduesit. Që mos me u dhënë raste për bashkim për të kërkuar lirinë dhe tëdrejtat e tyre, turqit ndiznin dhe shtonin çdo ditë e më tepër armiqësinë nëmes familjeve, lagjeve, katundeve dhe besimeve të ndryshme. Fanatizma dheshpërblimet që merrnin kryetarët e vendit kanë qenë helmi më i fortë për tëmëkëmbë çdo të keqe dhe kanë rënduar zgjedhën e kanë penguar përparimin. Djalikatundar i lindur në Shqipëri u rrit krejt i paditur për arsye se Turqia lejoitë hapen shumë pak shkolla në gjuhën e saj, përveç atyre të huaja; kështu qëmos të zgjohej mendja, shpresa dhe ambicja e të riut Shqiptar. Babai i shkretë,i mbytur në varfërinë e tij, mund t’i jepte djalit të vet vetëm një rrugëjashtë shtetit duke e dërguar në Stamboll ku medoemos do t’i përshtatej jetësushtarake, do të gufosesh nën një uniformë me xhufka dhe do të ushqehesh ngakazani i mbretit. Megjithatë kurrë nuk e pa të arsyeshme sundimtari turkzgjimin e djalit Shqiptar. EUROPA PËRKRAH SUNDIMIN TURK Diplomacia e Europës e ka njohur gjithmonë karakterin e keq të sundimit turk.Për turp të kësaj diplomacie i është thënë kjo e vërtetë në shesh, por gjithëkëtyre protestave fuqitë e mëdha i janë përgjegjur: “Shqiptarët janë një racë eegër”. Asnjë njeri në Europë nuk e njohu më mirë popullin dhe tokën Shqiptaresesa italiani i famshëm, Markezi San Xhuliano. Me një penë të fortë ky zotni eka hartuar kulmin e mizorisë me të cilën sundimi turk poshtëroi dhe shkretoinjë popull, për trimërinë dhe kapacitetin e të cilit ky shkrimtar ka njërespekt. Por, sikurse e thotë edhe vete, nga pozita diplomatike që kish iu deshme i mohuar të drejtat e Shqiptarëve me këto fjalë: “Prandaj Italia interesohetme e lënë të paprekur nderin e Sulltanit në Shqipëri nga çdo pikpamje;përkundrazi, me sa të jetë e mundur do ta mëkëmbë edhe më dhe do të ndalojë çdogjë që mund të shkaktojë zhdukjen e sundimit të tij ose që mund të shkaktojëkondita të cilat, herët a vonë, mund të bëhen shkak për ndërhyrje të huaj osepër shqetësim të përgjithshëm”. Me këtë shpirt i dënoi Europa shqiptarët merobërinë e ndyrë dhe veçimin e tyre nga bota e jashtme, me shtypjen e pasurisëdhe të industrisë së tyre, me paditurinë që e mëkëmbi çdo ditë, me fanatizminqë futi në mes tyre, me varfërinë dhe me shtypjen e ndjenjave të tyre. MUNDIME PËR LIRI Nuk do ta përshkruaj historinë e gjatë se si Shqiptarët me lidhjet, kongresetdhe kryengritjet në çdo formë janë munduar me zhdukur robërinë e tyre. Mjaftonqë Turqia gjatë shekujve e njohu pazotësinë e saj dhe pamundësinë për tëshkelur Malësorët. Asnjë këmbë ushtari turk nuk guxoi të hyjë në brendinë emaleve. Biles, një herë kur Sulltani desh të mësynte Malin e Zi, më parë morileje nga malësorët e pastaj mundi të kalojë ushtria e tij. Asnjë herë nuk dolifituese Europa në planet e saja që me anë traktatesh e lidhjesh është munduarta fshije emrin e këtij populli nga radha e popujve. Shqipëria nuk e njohutraktatin e Berlinit dhe tani po kundërshton edhe marrëveshjen e Londrës.Pikërisht në këtë kohë që po e shkruaj këtë libër, Italia ka zënë qytetet ebregut Durrësin e Vlorën, për të vetmen arsye që të gjejë popullin me armë nëdorë dhe i cili patjeter do ta kundershtojë shkeljen e tyre. Mbetet për të parënë qofte se imperializmi, militarizmi dhe detaria, gjëra që e kanë prurëEuropën në dhëmbin e vdekjes, do ta ruajnë këtë apo jo nga dënimi për mëkatetqë ka bërë. Në qoftë se gjykimi i drejtë i njerëzisë do të sjelli një jetë tëre të përgjithshme, paqe e vllazërime, duhet të hedhë poshtë e të zhdukë edhediplomacinë e fshehtë që ka qenë dhuna dhe urrejtja e përgjithshme që ka sjellëgjithë mizoritë e sotme. Është kjo lloj diplomacie që e mbajti Shqipërinë meshekuj nën sundimin e ndyrë të Turqisë, e mbyti në varfëri, i mbylli dritën eqytetërimit dhe në gjithë rrugët që të çonin për në këtë vend vunë shenjën:“Është e rrezikshme - rrini larg”. Më në fund, kur qe thyer zgjedha turke vetëEuropa iu vu punës në këtë vend duke qethur nga kjo tokë pjesët gati më merëndësi dhe mbi copën që mbeti mori përsipër me krijuar një qeveri aq despotikenë karakterin e saj saqë as qeveria e Stambollit nuk e kish paraparë kurrë. Nëvend që me iu dhanë ndonjë farë sigurimi për liri e një statut Shqiptarëve,Europa pruri një princ, një komision ndërkombetar dhe një organizatë të huajxhandarmërie për të sunduar Shqipërinë, si duket pa e menduar aspak që edhe kypopull duhet të ketë një zë në qeverinë e tij. Kjo qe haptazi një tiraniabsolute.
Posted on: Mon, 23 Sep 2013 09:35:32 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015