SISTEMI I NDEZJES HYRJE Motori me djegie të brendshme realizon - TopicsExpress



          

SISTEMI I NDEZJES HYRJE Motori me djegie të brendshme realizon djegien e përzierjes ajër – lëndë djegëse në cilindrat e tij. Në motorat me benzinë, shkëndija elektrike krijon ndezjen e menjëhershme të përzierjes së kompresuar në pistona. Ndërsa në motorat me naftë, ajrit të kompresuar në piston në temperaturë të lartë i injektohet me anë të injektorëve lënda djegëse që motori të ndizet menjëherë. Procesi i djegies në motorat me benzinë arrihet nëpërmjet tensionit të lartë që përshkon kandelet duke shkaktuar në këtë mënyrë shkëndijën elektrike. Sistemi i ndezjes i një automjeti e realizon ndezjen duke rritur tensionin (voltazhin) e baterisë deri në 10kV ose më shumë nëpërmjet bobinës ndezëse dhe furnizimin me tension të lartë të kandeleve nga distributori dhe kabllot e tensionit të lartë. Ky lloj baterie i sistemit të ndezjes përdoret në të gjithë motorat moderne me benzinë. Kryesisht, bateria e sistemit ndezës përbëhet nga bateria, bobina ndezëse, distributori, kabllot e tensionit të lartë dhe kandelet për ndezje ashtu siç paraqitet më poshtë: 1. Sistem i ndezjes konvencional 2. Sistem ndezës me tranzistor Lloji me gjysmë-tranzistori Lloji me transistor të plotë FUNKSIONET E PJESEVE PËRBËRËSE (1) Bateria Furnizon bobinën ndezëse me tension të vogël (zakonisht 12 V). (2) Bobina e ndezjes E transferon tensionin (voltazhin) e baterisë në tension të lartë sipas kërkesave për ndezje. (3) Distributori 1. Gunga Hap platinat (pikat e kontaktit) me këndin e duhur në çdo kohë që kërkon cilindri. 2. Platinat (pikat e kontaktit) Ndërpresin rrymën elektrike në pështjelljen primare të bobinës në mënyrë që të prodhojnë rrymë me tension të lartë në pështjelljen sekondare me induksion elektromagnetike. 3. Kondenstatori Shtyp shkëndijën midis platinave kur hapen në mënyrë që të rrisë tensionin e bobinës sekondare. 4. Mekanizmi i Avances Centrifugale Përshpejton kohën e ndezjes sipas shpejtësisë se motorit. 5. Avance Vakumi Përshpejton kohën e ndezjes sipas momentit të pare të ndezjes. 6. Rotori Shpërndan tensionin e lartë, i cili prodhohet në bobinën ndezëse,në secilën kandele për ndezje. 7. Kapaku i Distributorit Shpërndan tensionin e lartë nga rotori për në kabllot e tensionit të lartë të çdo cilindri. (4) Kabllot e tensionit të lartë Dergojne tensionin e larte nga bobina ndezese përnë kandele. (5) Kandelet ndezëse Shkarkojnë tensionin e elektrodave duke prodhuar shkëndija. BOBINA E NDEZJES Bobina e ndezjes ushqehet me tension 12 V nga bateria dhe prodhon rrymë të majftueshme për një shkendijë të fortë në hapësirën e kandeles. Pështjelljet primare dhe sekondare të bobinës mbështjellin përcjellësin (nuklin) dhe bëjnë që tensioni i baterisë të rritet më tepër nga induksioni elektromagnetik. Ndërtimi Përcjellësi (nukeli), i mbështjellur nga pështjelljet, formohet nga një tel prej çeliku me silic të hollë. Bobina e dytë formohet nga pështjellimi i telit prej bakri me diametër (Φ0.05 – 0.1 mm) dhe ka 150 deri 300 spira rreth saj. Çdo bobinë izolohet me izolatorë prej letre me qëndrueshmëri të lartë që të parandalojë mundësinë e një qarku të shkurtër. Ndërsa hapësira boshe brenda bobinës mbushet me izolator vaji ose përbërës që të përmirësojë përcjellshmërinë e nxehtësisë. Njëra anë e bobinës primare lidhet me terminalin e parë negativ, kurse ana tjetër lidhet me terminalin pozitiv. Bobina e sekondare lidhet ngjashmërisht si e para, njëra anë e lidhur me bobinën primare nëpërmjet terminalit pozitiv të parë dhe tjetra me terminalin e dytë nëpërmjet një suste. Të dyja bobinat pështjellohen në të njejtin drejtim me bobinën parësore nga jashtë. DISTRIBUTORI Distributori ndahet në katër seksione. 1. Seksioni I Kontakteve Ky seksion ndërpret rrymën primare të bobinës së tensionit të lartë. Përbëhet nga platinat, gunga dhe kondestatori. 2. Seksioni I Distributorit Shpërndan tension të lartë në bobinën sekondare në drejtim të kandelave sipas ciklit të punës. Përbëhet nga kapaku i distributorit dhe rototi. 3. Seksioni I Rregullatorit të Avancës Përshpejton kohën e ndezjes sipas shpejtësisë së motorrit. Përbëhet nga kundër peshat dhe sustat e kundër peshave. 4. Seksioni I Avancës Vakum Vonon ose përshpejton kohën e ndezjes sipas kushteve të caktuara të motorrit, psh, numri i lartë i rrotullimeve të motorit, ose mbingarkesa e tij. Përbëhet nga fusha e platinave dhe avancat vakum. KANDELAT Tensioni i lartë në distributor prodhon shkëndijë në temperaturë të lartë midis elektrodës qëndrore dhe anësore ose tokëzimit të kandeles, si rrjedhim ndizet përzierja ajër – lëndë djegëse e kompresuar. Pavarësisht se ndërtimi i kandeles është i thjeshtë, kushtet e punës së saj nuk janë shumë të mira. Temperatura e elektrodave të kandeleve shkon deri 2000°C (3632°F) gjatë kohës së punës (djegies), por bie shpejt gjatë lëvizjes së thithjes sepse ftohet nga përzierja ajër – lëndë djegëse. Procesi i nxehjes dhe ftohjes përsëritet në çdo një deri në dy rrotullime të motorit. Ndërsa, presioni në cilindër është më i vogël se 1 atm (atmosefere) (760 mmHg ose 29.92 inHg or 101.33 kPa) gjatë lëvizjes së thithjes, por rritet deri në 45 atm gjatë kohës së punës (djegies). Kandelet duhet të djegin për periudha të gjata kohe ndërkohë që eksopozohen ndaj ndryshimeve të temperaturave dhe presionit. (1) Ndërtimi Kandelja përbëhet kryesisht nga izolatori, trupi dhe elektroda qëndrore. 1. Izolator prej qeramike Izolatori prej qeramike shërben për izolim midis elektrodës qëndrore dhe trupit të kandeles. Izolatori është prej materiali të mirë porcelani dhe ka qëndrueshmëri të lartë ndaj nxehtësisë, forcës mekanike, forcës dielektrike në temperatura të larta dhe përcjellshmërisë termale. VINI RE! Meqenëse elektroda e kandeles me elektrodë të projektuar futet në dhomën e djegies, kjo lloj kandeleje përdoret vetem në motora specifikë. Nëse nuk përdoret në motorat e duhur, ajo do të ndërhyjë në valvulat ose pistonat dhe do të shkaktojë dëmtime serioze në motor. Në kapakun e kokës së motorit vendosen etiketa të ndryshme që kërkojnë kandele me elektrodë të projektuar. VINI RE! Shënime për sherbimin e kandeleve me platin: Këto kandele nuk kanë nevojë për mirëmbajtje deri në 100,000 km (60,000 miles) në kushte normale punë. Për shërbime të nevojshme të saj, ndiqni proçedurat e mëposhtëme: * Për të mos dëmtuar majat prej platini , mos i pastroni ato me furçë teli. * Nëse përdorni një pastrues kandele, mbani presionin e ajrit në 6 kg/cm 2 ose më pak dhe koha e pastrimit duhet të jetë 20 sekonda. Tabela e mëposhtëme që tregon kujdes vendoset në kokën e cilindrit të motorrit për pajisjen e tij me kandele me platin......adm zysha......me shume skema dhe info keni ne literatiren qe ju kam dhene qe ne vit te pare,ku perfshihen BATERIA,ALTERNATORI,SISTEMI I LESHIMIT DHE SISTEMI I NDEZJES
Posted on: Tue, 25 Jun 2013 09:21:05 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015