Shtamba e krisur dhe lulet në rrugë Një grua e moshuar kineze, - TopicsExpress



          

Shtamba e krisur dhe lulet në rrugë Një grua e moshuar kineze, kishte dy shtamba të mëdha, me të cilat mbushte ujë. Ajo i lidhte me litar në dy cepat e një druri, të cilin e mbante mbi supe. Njëra nga dy shtambat kishte pësuar një të krisur, sakaq tjetra ishte në gjendje të mirë dhe nuk rridhte asnjë pikë ujë. Sa herë që kjo grua mbushte ujë nga lumi, kur mbërrinte në shtëpi, nga shtamba e krisur kishte mbetur vetëm gjysma e ujit. Kjo gjë zgjati për dy vite të plota. Çdo herë që mbërrinte në shtëpi, uji i njërës shtambë ishte sa gjysma e tjetrës. Shtamba e rregullt mburrej dhe e mbante veten krenare që nuk çonte dëm asnjë pikë ujë, sakaq shtamba tjetër e ndjente veten inferiore, pasi nuk po e kryente misionin e saj siç duhej. Një ditë, pas dy vitesh lodhje e shoqëruar me ndjenjën e inferioritetit dhe dështimit, shtamba e krisur i foli gruas së moshuar duke i thënë:”Më vjen zor nga vetja, pasi për shkak të krisjes uji më rrjedh duke e lënë gjysmën e tij rrugës për në shtëpi.” Gruaja kineze e moshuar, buzëqeshi dhe ia ktheu:”Po a nuk i ke vënë re lulet që kanë mbirë dhe lulëzuar buzë rrugës dhe vetëm nga ana jote?! Unë kam qenë e ndërgjegjshme mbi krisjen tënde, për këtë, kam mbjellë fara lulesh në krahun tënd gjatë gjithë rrugës, me qëllim që të vaditeshin nga uji yt. Përgjatë dy viteve të kaluara, këto lule unë i këpusja për të zbukuruar shtëpinë dhe kopshtin tim. Nëse nuk do të ishte e krisura jote, shtëpia ime nuk do të zbukurohej me gjithë këto lule ngjyra-ngjyra.” Secili prej nesh ka të krisura, të çara dhe dobësitë e tij, të cilat në fakt e bëjnë jetën tonë më interesante. Ne duhet ta pranojmë njëri-tjetrin ashtu siç jemi, duke hetuar të mirën dhe të vlefshmen tek tjetri. Një pëshpëritje miqësore: Të gjithë ata njerëz të dashur, të cilët ndihen të paaftë dhe plot mangësi, u kërkoj që të fokusohen kryesisht tek tiparet e tyre brilante, pra, të shohin lulet që kanë mbirë buzë rrugës.
Posted on: Sat, 10 Aug 2013 20:17:07 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015