Shuhen dy nëndegë të PDK-së (E plotësuar) Edhe nëndega e - TopicsExpress



          

Shuhen dy nëndegë të PDK-së (E plotësuar) Edhe nëndega e PDK-së e fshatit Astrazup ka njoftuar për shuarjen e aktivitetit të saj. “Nëndega e PDK-së në fshatin Astrazup në mbledhjen e mbajtur me datë 21.08.2013, pas shqyrtimit dhe analizes së situatës së krijuar politike në Malishevë, mori këtë vendim me shumicën e kësaj kryesie dhe të kryesisë së rinisë së PDK-së së kësaj nëndege: ta shuajë aktivitetin e kësaj nëndege dhe ta vazhdojë aktivitetin e sajë me Iniciativen Qytetare për Malishevën”, thuhet në komunikatën e nënshkruar nga ish Kryetari i nëndeges së PDK-së Ahmet Morina dhe ush Kryetari RDK-së Halil Morina — Nëndega e PDK-së në fshatin Banjë të Malishevës ka njoftuar për shuarjen e saj si nëndegë e këtij subjekti. “Nëndega e fshatit Banjë nga Komuna e Malishevës në mbledhjen e mbajtur me shumicën e anëtarëve të kesaj kryesie me datë 21.08.2013,pas shqyrtimit dhe analizimit të situatës së krijuar politike,mori këtë vendim: 1. Shuarjen e aktivitetit politik te PDK-së ne Banjë dhe 2. Vazhdimin e aktivitetit ne Iniciativën Qytetare për Malishevën”, thuhet në njoftimin e kësaj nëndege ku nënshkruhen si nëndegë. Ata poashtu i janë drejtuar kryetarit të komunës duke i thënë se kjo nëndegë është e madhe. “I rikujtojmë Kryetarit Isni Kilaj se ky fshat i ka rreth 3000 vota, e nuk është parti “mahallash” siç ka deklaruar ai para mediave”, përfundon komunikata. Dje anëtarë të kryesisë së PDK-së në Malishevë kishin njoftuar për formimin e një subjekti të ri politik. Poashtu mund të lexoni edhe: Ekstremistët fetarë s’e duan Nënën Terezë në Obiliq? Sonte ne mes nate Kush është në të vërtetë Mulla Jakup Kardoviq-Kombi Kurti: Na duhet një tjetër lloj shteti Ramush Haradinaj hap zyre te AAK ne vendlindjen e Qemajl Mustafes Gjykata dënon Shkëlzen Maliqin “sa për adet” Premtimet e pambajtura në Komunën e Junikut Zemanta The post Shuhen dy nëndegë të PDK-së appeared on Gazeta Ditore. gazetaditore
Posted on: Wed, 21 Aug 2013 20:49:00 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015