Sikur kanë qenë duke e adhuruar Allahun natën dhe ditën [11] - TopicsExpress



          

Sikur kanë qenë duke e adhuruar Allahun natën dhe ditën [11] /Komentim/ [11] dhe kjo është çështja e dytë prej gjendjes së idhujtarëve, siç e pranojnë tevhidin rububije ata po ashtu e adhurojnë Allahun dhe i luten atij dhe e kryejnë haxhin te shtëpia e shenjtë, e kryejnë umren, japin lëmoshë dhe e adhurojnë Allahun me të gjithë llojet e adhurimit, mirëpo ata e përziejnë atë me shirk ashtu që e adhurojnë Allahun dhe i adhurojnë të tjerët pos tij dhe kjo nuk i bën dobi asgjë, sepse shirku e asgjëson adhurimin e tyre, andaj adhurimi nuk bën dobi përveç se me sinqeritet dhe për këtë thotë Allahu s.v.t:((Adhurone Allahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send)) [En-Nisaë:36]. Dhe ka thënë Allahu s.v.t: ((E kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos e përziej askë)) [El-Kehf:110]. Nuk e ka kufizuar te fjala e Tij ((le të bëjë vepër të mirë)), porse patjetër që të largohet prej shirkut, nëse nuk largohet prej shirkut edhe nëse vepron vepra të shumta ajo prish dhe nuk bën dobi, andaj te idhujtarët ishte adhurimi i Allahut s.v.t dhe ajo ishte prej të mbeturës së fesë së Ibrahimit a.s, në fillim ishin në fenë e Ibrahimit, mirëpo kur erdhi Amar bin Luhajji el Huza’ai e ndryshoi fenë e tyre dhe e futi shirkun. Mirëpo të mbeturat prej fesë së Ibrahimit te ata, e ata idhujtarë, andaj ata e lutnin Allahun veçanërisht nëse bini në vështirësi atëherë e lutnin Allahun sinqerisht dhe i braktisnin duatë ndaj putave sepse ajo nuk bën dobi në këtë situatë dhe nuk i shpëton ata prej kohës së vështirë kjo (shirku), thotë Allahu s.v.t: ((E kur ju kapë juve paniku (frika) në det, i humbni (nga kujtesa) ata që i lutni, u mbetet vetëm Ai (Allahu), mirëpo pasi që Ai t’ju shpëtojë e të arrini në tokë, ia ktheni shpinën. Ashtu, njeriu është mohues )) [El-Israë:67]. Ka thënë Allahu: ((E kur i mbulon ata ndonjë valë si reja, i drejtohen Allahut sinqerisht me besim vetëm ndaj Tij, e kur i shpëton ata e dalin në tokë, ka disa prej tyre që i mbesin besnik besimit të drejtë, e faktet Tona nuk i refuzon kush pos të pabesit dhe mohuesit)) [Llukman:32]. Nëse ibadeti përzihet me shirk është i kotë, ata të cilët pretendojnë islamin sot, e falin namazin, agjërojnë dhe e kryejnë haxhin, mirëpo e lutin Husejnin, Bedeviun dhe Abdulkadër el Xhejlanin ato janë sikurse idhujtarët e parë. Idhujtarët e kanë adhuruar Allahun mirëpo ata e kanë lutur Latin, Uzanë dhe Menatin dhe nuk thonë: këto janë zota; porse thonin këto na ofrojnë te Allahu afër, dëshirojnë prej tyre pozitë dhe afrim tek Allahu, këta janë ndërmjetës mes neve dhe mes Allahut. Dhe ato thonë: Hasani, Husejni, Abulkadri dhe Bedeviju vërtet këta janë ndërmjetsues për ne tek Allahu s.v.t dhe nuk thonë: se ata krijojnë, furnizojnë dhe as që kanë në dorë, diç prej çështjeve; porse ky është Allahu s.v.t kurse këto janë ndërmjetësues. Thonë disa njerëz: ata janë musliman, i themi atyre: e përse nuk janë pa besimtarët e kurejshëve po ashtu musliman?! Ky thënës nuk posedon njohuri mbi tevhidin dhe as që posedon largpamësi, sepse nuk e ka kuptuar tevhidin. Është e domosdoshme për njeriun: që ta njoh këtë çështje, sepse është shumë me rëndësi dhe kjo është kulturë e vërtet nuk është kulturë që ti njohësh gjendjet e botës, qeverive dhe politikat, këto kultura nuk bëjnë dobi e as dëm. Kultura e cila bën dobi është njohja e tevhidit të vërtet dhe njohja e asaj çka e kundërshton prej shirkut apo çka e mangëson atë prej bidateve (risive) shpikjeve, kjo është kultura e vërtet dhe kjo është e kërkuar prej muslimanit dhe prej kërkuesit të diturisë që ta njoh tevhidin dhe të thirr në këtë kjo është e kërkuar. Çka bën dobi dituria e shumtë pavërtetim dhe pa argument? Nuk bën dobi asgjë dhe as nuk përfiton poseduesi i saj asgjë nëse nuk është e ndërtuar mbi vërtetim, tevhid dhe ahurim te Allahu dhe njohje të së vërtetës prej të kotës atëherë nuk i bën dobi poseduesit të saj nëse është thjeshtë dituri apo thjeshtë kulturë e përgjithshme. * * * Pastaj prej tyre kush i adhuron melekët për shkak të shpirtmirësisë së tyre dhe afrimin e tyre tek Allahu, që të ndërmjetsojnë për ta, apo e adhuron ndonjë njeri të mire sikurse: Latin, apo ndonjë pejgamber sikurse Isanë [12]. /Komentim/ [12] Ata idhujtarët kanë qenë të ndarë në adhurimet e tyre: prej tyre ka që i adhurojnë melekët, prej tyre ka që e adhurojnë Isaun birin e Merjemes dhe prej tyre ka që i adhurojnë të mirët. Kjo është feja e idhujtarëve dhe kjo është realiteti në shumicën e botës islame sot me keqardhje e adhurojnë Allahun, e kryejnë haxhin, agjërojnë dhe e falin namazin; mirëpo ata kanë ran ë shirkun e madh i adhurojnë të vdekurit, therin për ta, kërkojnë ndihmë prej tyre, ka disa që i arsyetojnë këto ai i cili që ska argumente për tevhidin dhe thonë: ata janë të arsyetuar, ata nuk kanë besim në të vdekurit e ata krijojnë dhe furnizojnë, porse i marrin ato ndërmjetëues. Nëse turpërohet thotë: ata janë gabimtar, apo ndoshta thotë: ata janë muxhtehid dhe muxhtehidi është i shpërblyer. Apo thonë: këto janë injorantë, por si janë injorantë kur Kur’ani ju lexohet atyre dhe hadithet i ndëgjojnë dhe fjalët e poseduesve të diturisë ju përsëriten atyre, porse ata janë kokëfort sepse ju është ngritur argumenti dhe nuk e kanë pranuar atë. Dhe atje kush thotë: vërtet njeriu çfarë do të veprojë dhe çfarë do të thotë nuk gjykohet kundër tij me kufër dhe as me shirk, derisa ta dinë se çka ka në zemrën e tij, Subhanallah !! a e dijmë ne se çka ka në zemra apo Allahu është Ai i cili e dinë çka ka në zemra ?! Ne gjykojmë për të dukshmet ndërsa të fshehtat nuk din ato askush përveç Allahut s.v.t, andaj ai i cili bën shirk gjykojmë ndaj tij se është mushrik (idhujtarë) dhe veprohet me të siç veprohet me idhujtarët, derisa të pendohet tek Allahu dhe të kthehet në besimin e tevhidit. Sikurse ai i cili vepron me tevhid dhe e shqipton shehadetin veprohet me të siç veprohet me muslimanët, derisa nuk shfaqet prej tij çka e kundërshton atë (shehadetin), trajtohet çdo njëri varësisht se çka shfaqet prej tij. * * * E kuptove se i Dërguari i Allahut s.a.v.s i ka luftuar ata për këtë shirk dhe i ka ftuar në adhurim të sinqertë për Allahun i cili është Një. Sikurse ka thënë Allahu: ((Dhe se xhamijat janë thjeshtë për Allahun dhe mos e lutni askënd me Allahun në to)) [13] /Komentim/ [13] d.m.th e kuptove se adhurimi i tyre Allahun duke I bërë shirk nuk u ka bërë dobi. Sepse i Dërguari s.a.v.s nuk e ka pranuar prej tyre porse i ka ftuar për ta njehsuar Allahun me adhurim dhe braktisjen e adhurimit të barabartë me Atë. Ky ajet ndalon adhurimin ndaj melekëve, ndalon adhurimin ndaj të dërguarve dhe ndalon adhurimin ndaj të mirëve, ky (ajet) e asgjëson adhurimin e tjetër kujt përveç Allahun kush do që të jetë edhe nëse ata adhuruesit mos të kenë besim te ato se krijojnë dhe furnzojnë. Porse thojnë: vërtet këto të mirët i marrin ato ndërmjetësues mes tyre dhe Allahut që të afrohen te Allahu sa më afër. Sikur ka thënë Allahu: ((Ata pos Allahut adhurojnë çdo gjë që nuk u bën dëm as dobi atyre, e thonë: “Këta janë ndërmjetësuesit tanë te Allahu !”)) [Junus:18]. Në kohën tonë bashkëkohore thonë ata janë ndërmjetësues kërkojnë ndërmjetësim prej tyre për tu afruar te Allahu. Kjo e gjitha është fe e injorancës dhe kjo është e kotë, sepse është adhurim për tjetër kënd pos Allahut s.v.t. * * * Sikurse ka thënë Allahu: ((Lutje e vërtet është vetëm ajo drejtuar Atij, e ata që u luten të tjerëve pos Tij, ata nuk u përgjigjen atyre asgjë)) [Er-Rrad:14] [14] /Komentim/ [14] ((Lutje e vërtet është vetëm ajo drejtuar Atij)) d.m.th adhurimi i vërtet; siç ka thënë Allahu s.v.t ((Vini re! Adhurimi i sinqertë është vetëm ai për Allahun!)) [Ez-Zumer:3]. Allahu s.v.t nuk pranon vetëm se lutjen e vërtet d.m.th fenë e sinqertë, ndërsa ai i cili e adhuron Allahun dhe e adhuron me Të dikë tjetër mu kjo është lutje e shirkut nuk e pranon këtë Allahu. Dhe fjala e Tij ((e ata që u luten të tjerëve pos Tij)) është e përgjithshme për të gjithë që ju është drejtuar lutja krahas Allahut, pavarësisht se a është prej melekëve, apo prej të dërguarve apo prej të mirëve apo prej putave apo çdo gjë tjetër. Dhe fjala e Tij ((ata nuk u përgjigjen atyre asgjë)) [Er-Rrad:14]. D.m.th nuk u përgjigjen atij që i lutet atyre me asgjë; sepse ata janë të paaftë nuk kanë mundësi për asgjë. Dobija e qartësimit të kuptimit të Rab (Zot) dhe I’lah (i adhuruar). Allahu s.v.t në Kur’an e ka përmendur Rab me një vend dhe e ka përmendur I’lah me një vend tjetër. Merr për shembull suren En-Nas, thotë Allahu s.v.t me emrin e Allahut mëshiruesit mëshirbërësit: ((Thuaj:“Mbështetem (mbrohem) me Zotin e njerëzve!. Sunduesin e njerëzve. Të adhuruarin e njerëzve)) [En-Nas:1-3]. Çka është dallimi mes Rabi en nas (Zotin e njerëzve) dhe ilahi en nas (të adhuruarin e njerëzve)? A janë këto me një kuptim? Atëherë do të jenë fjalë të përsëritura apo ata janë me dy kuptime patjetër që ta kuptojmë dallimin mes tyre, në shumë raste vjen përmendja e Rab; sikurse fjala e Allahut ((Thuaj: “Kush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zoti i arshit të madh?”. Ata do të thonë:” Allahu!”)) [El-Mu’minunë:86-87]. U përsërit fjala Rab dhe u përsërit fjala I’lah cili është kuptimi i çdo njërit prej tyre. Rab kuptimi i tij është: Edukator i krijesave të Tij me begatitë e Tij, i ushqen ata me furnizimin e Tij, Edukues (përkujdesjen) e trupave me furnizim dhe ushqim dhe Edukues i zemrave dhe shpirtrave me shpallje dhe dituri të dobishme dhe dërgim të dërguarve. Dhe prej kuptimit të Rab: se Ai i sundon qiejt dhe tokën, Zoti i diçkaje është sunduesi i saj. Dhe prej kuptimit të Rab: është rregullues i cili i rregullon gjërat dhe mbrojtës prej çka e prish atë. Allahu është renditës i kësaj gjithësie dhe e regullon atë sipas dëshirës dhe urtësisë së Tij. Sa i përket fjalës I’lah: rrjedh nga fjala arabe që do të thotë i adhuruar dhe nuk është kuptimi i saj Rab. El velahu është dashuri; sepse Ai s.v.t i donë robërit e tij besimtar (të cilët) i frikësohen Atij shpresojnë prej Tij dhe afrohen te Ai (me adhurim të sinqertë). Ky është kuptimi i fjalës I’lah u qartësua dallimi mes kuptimit të Rab dhe I’lah dhe se këta nuk janë me kuptim të njëjtë dhe kush thotë se këta janë me kuptim të njëjtë ka gabuar. Dijetarët thonë: nëse përmenden bashkë atëherë Rab e merr kuptim tjetër dhe I’lah kuptim tjetër e nëse përmendet njëra hyn kuptimi Rab, ndërsa nëse përmenden bashkë si në surën En-Nas atëherë Rab e merr një kuptim dhe I’lah kuptim tjetër; sikurse në fjalën fekir (nevojtar) dhe miskin (i ngratë) nëse përmenden bashkë sikurse në fjalën e Tij s.v.t ((Allahu caktoi obligim që lëmoshat (zeqati etj) t’ju takoj: të varfërve (nevojtarëve) dhe të ngratëve (miskinave, që s’kanë fare) [Et-Tevbe:60]. Merr fakir (nevojtar) një kuptim dhe miskin (i ngratë) kuptim tjetër. Sikurse fjala islam dhe iman, nëse përmendet islami dhe imani e merr islami kuptimin e veprave të dukshme dhe imani e merr kuptimin e veprave të brendshme sikurse në hadithin e Xhibrilit a.s ((Më njofto për islamin tha: islami është të dëshmosh se nuk ka zot që meriton adhurimin me të drejtë pos Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij, ta falesh namazin, ta japish zeqatën, ta agjërosh ramazanin dhe ta vizitosh Qabën nëse ke mundësi ta bësh këtë)). E shpjegoj atë me shtyllat e jashtme. ((Tha: më njofto për imanin, tha: të besosh në Allahun, në melekët e Tij, në librat e Tij, në të dërguarit e Tij, në Ditën e Gjykimit dhe të besosh në caktimin e mirës dhe të keqës))Transmeton Muslimi. E shpjegoi atë me punët e brendshme dhe ai është besimi i zemrës. Kjo nëse përmendet së bashku atëherë merr çdonjëri kuptim të veçantë, e nëse përmendet njëra prej tyre hyn në të kuptimi i tjetrës. Prej kësaj gjithashtu kuptojmë dallimin mes tevhidit rububije dhe tevhidit uluhije. Tevhidi rububije: është pohimi se Allahu është krijues , furnizues i cili jep jetë dhe vdekje, d.m.th pranimi i të gjithë veprave të Allahut s.v.t. Tevhidi uluhije: është njehsimi i Allahut me veprat e adhurimit të cilat të afrojnë tek Ai janë ato që i ka ligjësuar Ai. Ky është kuptimi i tevhidit uluhije. Ka dallim mes tevhidit rububije pasi që e njohëm kuptimin e tevhidit rububije dhe tevhidit uluhije, vijmë te gjendja e idhujtarëve të cilëve u është dërguar i Dërguari i Allahut s.a.v.s, ata e pohonin llojin e parë i cili është tevhidi rububije dhe nuk i ka futur në islam porse i ka llogaritur ata i Dërguari s.a.v.s kufar idhujtar dhe i ka luftuar ata e ata e kanë pohuar tevhidin rububije, ata e kanë pohuar tevhidin rububije dhe e kanë mohuar tevhidin uluhije kur ka kërkuar prej tyre që ta njehsojnë Allahun në adhurim dhe ta braktisin adhurimin e putave thanë: ((A mendon ai ti bëjë zotat Një Zot?)) [Sad:5]. Sepse ai ju tha atyre thuani: La ilahe ilall-llah, ata e kuptuan domethënien e fjalës La ilahe ilall-llah ajo është se nuk adhurohet vetëm se Ai dhe se nuk ka ortak Ai, dhe ato posedonin idhuj dhe kishin të adhuruar të shumtë nuk dëshironin braktisjen e tyre dhe përkufizimin në adhurim të Allahut nuk ishin të kënaqur me këtë e për këtë shkak mohuan dhe thanë: ((A mendon ai ti bëjë zotat Një Zot?)) [Sad:5]. Ka kërkuar prej nesh të adhurojmë vetëm Allahun dhe të braktis madhërimin e Latit, Uzës, Menatit, Hubejlit dhe të tjerët prej putave, kjo gjë nuk logjikohet te ata. ((Ne nuk kemi dëgjuar diçka të këtillë në popullin (në fenë) e fundit)) [Sad:7]. Feja e prindërve të tyre kjo ishte argument në atë çka ishin prindërit e tyre; argument i mallkuar me të cilat u argumentuan popujt e mëparshëm kur u ftuan që ta adhurojnë Allahun. Derisa Faraoni ka thënë: ((Si është gjendja e popujve të mëparshëm?)) [Ta-ha:51]. Andaj ato kur e kuptuan domethënien e fjalës La ilahe ilall-llah i habiti kjo dhe e mohuan atë dhe porositën njërin tjetrin që të refuzojnë atë, në ajet tjetër thotë Allahu për ato: ((Për arsye se kur u thuhej atyre: Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, ata e mbanin vetën lart. Dhe thoshin:”A do t’i braktisim ne zotat tanë për një poet të çmendur?)) [Es-Safatë:35-36]. Kjo e qartëson domethënien e fjalës La ilahe ilall-llah plotësisht, e qartëson atë dhe e ndërpret polemikën dhe në këtë ka replikë ndaj atyre që kanë gabuar në domethënien e fjalës La ilahe ilall-llah andaj dijetarët skolastik në pohimet dhe besimin e tyre thonë La ilahe ilall-llah dhe domethënia e saj është se nuk krijues nuk ka furnizues dhe as kompetentë për të shpikur përveç Allahut; ky është kuptimi i ilah te ato. Thotë sheihul islam ibnu Tejmije Allahu e mëshiroftë: “Më i shkathi prej tyre që thotë: el ilah është kompetentë për të shpikur dhe kjo është gabim dhe injorancë e madhe në gjuhë dhe në sheriatin e pastër; sepse kuptimi ilah është i adhuruar të cilin e adhurojnë zemrat i nënshtrohen dhe afrohen tek Ai” Mexhmual fetave (13/ 203). Ata nuk e kanë kuptuar domethënien e ilah dhe për këtë shkak thonë La ilahe ilall-llah dhe e shpeshton këtë dhe ata e përsëritin e me gjithë këtë i adhurojnë varret, tyrbet kërkojnë ndihmë prej tjetër kujt pos Allahut, andaj nuk e kanë kuptuar domethënien e fjalës La ilahe ilall-llah dhe se kjo kërkon prej tyre braktisjen e adhurimit të varreve, tyrbeve dhe adhurimi i atyre që i bëri të barabartë me Allahun s.v.t prej idhujve, drunjve dhe gurëve atëherë nëse e thonë këtë (fajlën La ilahe ilall-llah) i obligon braktisjen e këtyre gjërave ose për ndryshe e kundërshtojnë atë. Idhujtarët e parë u ndalën dhe nuk e thanë atë; sepse nëse e kishin thënë i kish obliguar që ta braktisin adhurimin e putave ndërsa këta e thanë atë dhe adhuruan pos Allahut tjetër kënd, andaj të parët prej tyre janë më të mençur prej këtyre. Për këtë thotë dijetari: nuk ka mirësi në një njeri që injorantët idhujtarë janë më të ditur se ai në kuptimin e fjalës La ilahe ilall-llah * * * U vërtetua se i Dërguari i Allahut s.a.v.s vërtet i ka luftuar ata që të jetë: Lutja e gjithë për Allahun, zotimi i gjithë për Allahun, therja e gjitha për Allahun, kërkimi i ndihmës e gjitha për Allahun dhe të gjithë llojet e adhurimit që të jenë vetëm për Allahun [15] /Komentim/ [15] d.m.th mos të jenë disa për Allahun e disa për Bedevijun dhe disa për Allahun e disa për Husejnin, patjetër që lutja të jetë e gjitha për Allahun, therja të jetë e gjitha për Allahun, zotimi të jetë i gjithë për Allahun dhe të gjithë adhurimet të jenë për Allahun dhe kjo është feja e vërtet. Ndërsa që të jetë adhurimi i përbashkët mes Allahut dhe mes varreve, tyrbeve, evliave dhe të mirëve kjo nuk është tevhid (njëshmëri). Porse kjo është feja e idhujtarëve, edhe nëse pronari i saj e pranon tevhidin rububije, agjëron, e fal namazin, e kryen haxhin dhe urmen etj. * * * E kuptove se pohimi i tyre në tevhidin rububije nuk i ka futur ato në islam [16] /Komentim/ [16] D.m.th kur e kanë pohuar tevhidin rububije të cilin e ka përmend Allahu për ato dhe e ka regjistruar për ata nuk i ka futur në islam, argumenton për atë se tevhidi i kërkuar nuk është tevhidi rububije porse ai është tevhidi uluhije dhe ky është dallues mes muslimanit dhe kafirit. Ndërsa tevhidin rububije të gjithë këtë e pohojnë: muslimani dhe kafiri dhe se vetëm ai nuk bën dobi. * * * Dhe se vërtetë qëllimi i marrjes së tyre melekët dhe evlijat është se e dëshirojnë ndërmjetësimin e tyre dhe afrimin tek Allahu me këtë, kjo është ajo e cila i ka bërë të lejueshëm gjakun dhe pasurin e tyre [17] /Komentim/ [17] D.m.th se ata nuk kanë thënë meleket, pejgamberët dhe evlijat të cilët i adhurojnë se krijojnë furnizojnë dhe se japin jetë dhe vdekje, nuk e kanë thënë këtë; porse i kanë marrur ndërmjetësues mes tyre dhe Allahut, siç ka thënë Allahu: ((Ata pos Allahut adhurojnë çdo gjë që nuk u bën dëm as dobi atyre, e thonë: “Këta janë ndërmjetësuesit tanë te Allahu !”)) [Junus:18]. Nuk kanë dashur prej tyre vetëm se shefatin (ndërmjetësimin) dhe kanë pretenduar se kjo është madhëri për Allahun, thonë : Allahu është i madh nuk ka mundësi që të arrihet tek Ai me lutjet tona porse i marrim ata që i dërgojnë tek Ai nevojat tona prej adhuruesve të Tij të mirë, prej melekëve, të dërguarve dhe të mirëve, e krahasuan Allahun me mbretërit e dynjasë te të cilët ndërmjetësojnë ata që kanë nevojë me të afërmit tek ata. E ata nuk kanë besuar se ata krijojnë dhe furnizojnë siç thonë injorantët se shirku është besimi se ndonjë krijon me Allahun apo furnizon me Allahun. Këtë nuk e ka thënë asnjë prej të mençurve prej bijve të Ademit, porse qëllimi i tyre te ata ka qenë ndërmjetësimi në ajet tjetër thotë Allahu: ((Ne nuk i adhurojmë ata për tjetër, vetëm që të na afrojnë sa më afër Allahut)) [Ez- Zumer: 3]. Thonë ne jemi adhurues të dobët kurse Allahu madhëria e Tij është e madhe nuk mund të arrin tek Ai, e ata (të cilët i lusin pos Allahut) na ofrojnë tek Allahu sa më afër. E përngjasuan Allahun me mbretërit e kësaj bote, kjo është esenca e kufrit, kjo argumenton se ata nuk kanë besuar tek ata se janë ortak në rububije, por kanë besuar në ato se janë ortak në uluhije, nëse e pyet çdo njërin sot i cili ther për varret apo zotohet në to çfarë të shtyri të bësh këtë? Ata do të thonë të gjithë me gjuhë të njëjtë: betohemi në Allahun se nuk kemi besuar se ata krijojnë e furnizojnë dhe se ata posedojnë diç prej qiejve dhe tokës, porse kemi besuar se ata janë ndërmjetës sepse ata janë të mirë i dërgojnë dhe i përcjellin tek Allahu nevojat tona, ky është qëllimi jonë. Me gjithë këtë i ka emëruar Allahu idhujtarë dhe e ka urdhëruar të dërguarin e Tij me xhihad kundër tyre, siç ka thënë Allahu: ((E kur të kalojnë muajt e shenjtë, luftoni idhujtarët ku do që t’i gjeni, robëroni dhe ngujoni ata, e vinju pritë në çdo shteg. Në qoftë se pendohen, e falin namazin dhe e japin zekatin, atëherë ua lëshoni rrugën, se vërtetë Allahu falë është mëshirues)) [Et-Tevbe: 5]. Edhe pse ata thonë se nuk besojmë se ata krijojnë, furnizojnë dhe i rregullojnë çështjet me Allahun porse kemi pasur për qëllim marrjen e tyre ndërmjetësues andaj na therim për, ta betohemi në ta dhe i marrim ata ndërmjetësues; sepse te Allahu nuk arrin diç prej çështjeve vetëm se me ndërmjetësimin e tyre kurse ata i dërgojnë nevojat tona tek Allahu dhe janë ndërmjetësues që të na ofrojnë tek Allahu sa më afër dhe shefatxhijë (ndërmjetësues tek Allahu ditën e gjykimit), ky është dyshimi i tyre i vjetër dhe ky është dyshimi i adhuruesve të varreve sot ((Të njëjta janë zemrat e tyre)) [El-Bekare: 118]. Andaj përngjasuan fjalët dhe veprat e tyre. * * * Atëherë e kuptove tevhidin për në të cilin ftuan të dërguarit dhe e refuzuan që ta pohojnë atë idhujtarët [18] /Komentim/ [18] D.m.th nëse e ke kuptuar atë që kalojnë prej ajeteve të qarta të cilët argumentojnë për atë se idhujtarët e parë nuk kanë bërë shirk në rububije, porse kanë bërë shirk në uluhije duke marrur të adhuruar pos Allahut për ti afruar ata tek Allahu s.v.t dhe që të ndërmjetësojnë për ata tek Ai. Nëse të bëhet e qartë kjo e kupton se tevhidi çër në të cilin kanë ftuar të dërguarit dhe kanë mohuar atë idhujtarët është tevhidi uluhije dhe jo tevhidi rububije dhe se pohimi i vetëm i tevhidit rububije nuk mjafton dhe nuk hyn kush e pohon atë në islam. Njohja e kësaj çështje është shumë e rëndësishme sepse me këtë njihet tevhidi dhe shirku, islami dhe kufri, ndërsa injoranca për këtë është dëm i madh dhe rrezikshmëri e madhe; sepse njeriu mund që të del prej islami dhe ai nuk e di. * * * E ky tevhid është domethënia e fjalës tënde (që e thua) (La ilahe ilall-llah) [19] /Komentim/ [19] D.m.th kuptimi i La ilahe ilall-llah është tevhidi uluhije dhe jo tevhidi rubuije sepse sikur të kishte qenë kuptimi i saj tevhidi rububije atëherë përse i Dërguari i Allahut s.a.v.s kërkojë nga idhujtarët që të thonë: La ilahe ilall-llah sepse ata thonë: vërtetë Allahu është krijues, furnizues, A i që jep jetë dhe vdekje atëherë ai kërkon prej tyre një gjë që e besonin dhe e thoshin dhe i lufton për atë gjë që e pranonin dhe e pohojnë atëherë themi se ky kuptim nuk ka bazë dhe se është i kotë. * * * Se ilah (i adhuruar) tek ata është ai i cili synohet për shkak të këtyre çështjeve pavarësisht se a është melek apo pejgamber apo evlijah apo dru apo varr apo xhin [20]. /Komentim/ [20] Ky është argument për atë që kaloj në deklarimin e kuptimit të La ilahe ilall-llah dhe ky është tevhidi uluhije; sepse ilah tek idhujtarët arab është ai që synohet për kryerjen e nevojave, largimin e vështirësive dhe ndihmues i atij që i është bërë padrejtësi dhe nuk është ilah tek ata ai i cili krijon, furnizon dhe i rregullon çështjet nuk është ky ilah tek ata andaj shirku tek ata nuk ka rënë në tevhidin rububije porse ka rënë në tevhidin uluhije.
Posted on: Tue, 24 Sep 2013 21:47:29 +0000

Trending Topics



"stbody" style="min-height:30px;">
We cultivate love when we allow our most vulnerable and powerful

Recently Viewed Topics




© 2015