Sipas drejtorit teknik të Partizanit, përgjegjësia e incidentit - TopicsExpress



          

Sipas drejtorit teknik të Partizanit, përgjegjësia e incidentit midis skuadrave U-19 i takoj atij edhe pse gjykon se është dramatizuar shumë në këtë aspekt. Në lidhje me ndeshjen e radhës që skuadra e madhe do të luajë sot ndaj Kukësit, Tomorri vlerësoi faktin e rritjes sw lojës nga të kuqtë Drejtori teknik i skuadrës së Partizanit, Genc Tomorri ka folur për “Gazeta e Sportit” në lidhje me gjendjen e skuadrës përpara ndeshjes së sotme ndaj Kukësit dhe për incidentin e krijuar në ndeshjen e skuadrave të moshave midis Partizanit dhe Apolonisë U-19. Në ndeshjen e fundjavës ndodhi një incident midis një prindi fëmije dhe një futbollisti të Apolonisë, ngjarje që shkaktoi ja pak shqetësim në radhët e skuadrës së Apolonisë që e dënuan ngjarjen. Për këtë rast, Tomorri ka kërkuar ndjesë publike me anë të gazetës, duke theksuar se ai ishte një rasat i shkëputur nga ndeshja dhe mëse i evitueshëm. Në lidhje me ndeshjen e sotme që skuadra e të rriturve të Partizanit do të zhvillojë ndaj Kukësit, Tomorri u shpreh se ekipi shkon për të marrë maksimumin e mundshëm nga kjo përballje. Si e gjykoni ecurinë e skuadrës ku kanë kaluar vetëm pesë javë? Ndeshjet kanë qenë të gjitha të vështira, duke patur parasysh që ky kampionat nuk ka skuadra të dobëta në letër. Në çdo ndeshje duhet të japësh maksimumin që të marrësh pikë. Ndaj Flamurtarit luajtëm një ndeshje shumë të fortë, ku krijuam një volum të madh loje, por në fund arritëm të merrnim vetëm një pikë. Cilët janë anët pozitive dhe negative në ekip? Ndeshja e fundit tregoi shumë gjëra pozitive në të gjitha repartet, përveç sulmit, i cili tregoi edhe një herë se ka ende probleme për të zgjidhur. Repartet e tjera përveç sulmit kanë qenë në rendiment optimal. Në ndeshjen e fundit u krijua volum i kënaqshëm, sidomos në pjesën e parë, por mungoi finalizimi. Cili është objektivi final për Partizanin? Në këtë kampionat nuk ka skuadra të vogla apo të mëdha. Objektivi ynë mbetet t’i bashkohemi kreut dhe të mos shkëputemi prej saj. Ky mendoj se është objektivi kryesor i yni. Në fundjavë ka patur një incident ndërmjet skuadrës së të rinjve të Partizanit dhe Apolonisë U-19? Unë kam qenë vetë prezent në atë ndeshje. Ishte hera e parë që ka ndodhur një rast i tillë në akademinë e Partizanit në 10 vite që drejtoj në këtë klub. Incidenti nuk erdhi nga loja apo nga ana teknike, apo drejtuesit e Partizanit, por erdhi pak nga ana e policisë dhe neglizhenca e ambientit ku luajmë, i cili nuk është i rrethuar siç duhet dhe ku mund të hyjnë njerëz nga të gjitha anët. Incidenti ka ndodhur në mënyrë fragmentare. I mirëkuptoj kolegët e Apolonisë për shqetësimet e shprehura dhe për këtë unë i kërkoj ndjesë për incidentin e ndodhur. Ai ishte një rast që u zhvillua në fragmente sekondash, pasi e theksoj se në klubin Partizani nuk kanë ndodhur raste të tilla. Në një kohë shumë të shpejtë u zhvillua e gjithë ngjarja edhe pse ndërhyrja jonë dhe e policisë erdhi, por ajo që u bë u bë. Normalisht ajo nuk duhej të ndodhte, por mendoj se nuk ka vend as për dramë, pasi ishte një incident i shkëputur. Megjithatë unë e përsëris keqardhjen time për këtë incident dhe i kërkoj edhe një herë falje Apolonisë. Qëllimi ynë është disiplinimi i skuadrës dhe më pas rezultati. Ky incident erdhi jo si pasojë e rezultatit. Cili ishte shkaku real i krijimit të këtij incidenti? Incidenti ndodhi pasi një lojtar i Apolonisë goditi me kokë një lojtar gjatë lojës. Arbitri nuk u tregua i vëmendshëm që të ndërhynte në kohë për të dënuar me kartonë lojtarët. Rasti ndodhi afër goditjes së këndit ku kishte dhe shumë tifozë nga Apolonia dhe Partizani. Më pas ndërhyri një prind i një lojtari të Partizanit duke krijuar incidentin që nuk duhej të ndodhte. Unë nuk e dija se prindi i përkiste lojtarit të Partizanit. Gjithsesi për këtë incident përgjegjësia ishte e imja, për të cilën kërkoj ndjesë. Për Partizanin është hera e parë që ndodh në këto 10 vjet. Por edhe pse është fryrë shumë si ngjarje, unë i jap të drejtë të gjithë opinionit sportiv dhe drejtuesve të Apolonisë, pasi një gjë e tillë nuk duhej të ndodhte.
Posted on: Wed, 02 Oct 2013 09:23:20 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015