Sot mu kujtua një figurë shumë e njohur për publikun. Më - TopicsExpress



          

Sot mu kujtua një figurë shumë e njohur për publikun. Më erdhi ndërmend thjesht për mënyrën se si u vetbënë ca shtresa në këtë vend. Jo prej vlerës por prej dukjes dhe manierave. I shkurtër, me flokët ngjyrë mes kashtës dhe gështenjës, të krehura me shumë mundim, në përpjekje për ti shtrirë por që ato në të tyren se në të tyren gjithë kohës. Sidoqoftë ai përpjekjet dukej ashiqare që i bënte këmbëngultas çdo mëngjes. Ishte koha kur unë punoja tek Fiksi. Pas mbledhjes së mëngjesit ulesha aty dhe ose prisja ose më prisnin përditë për kafen e mëngjesit. Lokal goxha i mirë dhe me emër i asaj zone, lokal ku edhe mblidheshin punonjës të ministrive, kryeministrisë , biznesmenë e politikanë. Vjen dhe ky miku. Zë një tryezë. Vetëm! Kuptohet , në kohën e sotme, celulari është mjeti i përsosur për të të mbuluar gjithë komplekset. Të parin atë të provincialit. Dhe ky që them unë është përfaqësuesi par excellence i këtij takëmi. Celulari - fjala e fundit! Flakë i ri, i shtrenjtë. Që nga dera e jashtme ku e pikasa e deri tek u ul, meazallah se e ndau nga veshi. Çapitej ngadalë, hijerëndë por me sytë përdhe, duke dhënë përshtypjen se qe krredhur kokë e këmbë në një histori të madhe shtetërore, gogla e të cilës ja zgjidhej ja na binte kokës të gjithëve dhe që në dorë të këtij qe zgjidhja. Nejse. Nuk se unë a ndonjë tjetër përrreth kishte mall ti fliste. Por ky e bëri të tijën. Nuk e di në qe ekspres kafeja, por ai që i solli gazetat nuk qe tjetër veçse një ..ekspres!! Edhe ai burrë i shkurtër, paksa i thyer, që nxitonte në kufijtë e vrapit me një tufë gazetash që i mbante para duarve si të qenë tabaka. Aq larg trupit i mbante sa dukej sikur nga të qindat e sekondit të vonesës mund të varej jeta e tij. Zotëria në tryezë ngriti kokën me një vetsiguri e vetkënaqësi, a thua se kish vënë bast me veten se pikërisht në orën 9 e 32 minuta e 26 sekonda burri me gazeta do të ndalonte saktësisht në atë vend ku po qëndronte tani, në orën 9.32.26! Përveç gazetave burri i moshuar i lëshoi në dorë edhe kusurin dhe u zhduk me të njejtën shpejtësi që hyri. E njejta skenë të nesërme. Edhe pasnesër. Ndoshta kështu kishte qenë shumë kohë më herët, por unë nuk ia kisha vënë veshin. Një nga këto ditë, para se të më rishfaqej me të njejtën ecje, celular në vesh, sytë përmbys, pata nge ta pres për të parë se çqe ky ritual? Fati më ndriti kur shoh një alamet makine, të bukur e të shtrenjtë, por shumë të madhe për një truppakët si personazhi ynë. Kur doli prej andej më ngjau si nxënësit kur zbresin prej autobuzit të shkollës. Sa vuri këmbën përdhe, nxorri celularin, e kqyri me ngulm të madh, shtypi një gjë aty dhe, sigurisht me sytë përdhe, çapitje të ngadaltë dhe fytyrvranët, nisi - siç duket - të jepte urdhëra, porosi e qortime. Shoferi nuk u duk derisa shefi vuri të ndenjurat në karrige. A thua se në ndenjëse qe instaluar një buton që ndizej prej peshës së trupit, sapo shefi u ul, dera e makinës u hap, shoferi doli vërtik dhe sa hap e mbyll sytë u gjend me nja 6-7 gazeta në dorë, të blera tek një kioskë mu përball lokalit. Me hovin e një mjeku të zellshëm urgjence të turret ti shpëtojë jetën dikur që është shembur përtokë shoferi rend , me gazetat para vetes, drejt tryezës ku sapo i mbërrin kafja eprorit. Le gazetat, kusurin, turret vrap jasht, hap derën e makinës, ulet në vendin e tij dhe prej plot dy orë, ashtu si përditë....
Posted on: Fri, 25 Oct 2013 07:42:57 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015