Së dyti: Argumenti që vërteton pavërtetësinë e - TopicsExpress



          

Së dyti: Argumenti që vërteton pavërtetësinë e vazhdimësisë së vargut të zinxhirit Atëherë ne atij i themi: Ti pretendon se kjo gjithësi ka qenë e përhershme, e vazhdueshme në bazë të autogjenisë, e cila është pa fillim por një supozim i tillë e bën të pashmangshme mundësinë e vazhdimësisë së zinxhirit. Ndërsa të gjithë të mençurit në mënyrë intuitive gjykojnë se vazhdimësia e vargut të zinxhirit është e pamundur dhe kështu del në pah pavleftësia e rezultatit të këtij supozimi. Koncepti i zinxhirit është që të merret se të gjitha krijesat lindin prej njëra-tjetrës e deri në pafundësi. Kështu që secila prej tyre është efekt i të parës dhe faktor i asaj që vjen pas, duke mos buruar ky zinxhir së fundi nga faktori, i cili ekziston nga vetvetiu (vaxhib’ul-vuxhud), i cili mishëron ndikimin e shtimit tek ato hallkat e tjera. Ky supozim është i pabazë dhe mendja e shëndoshë e njeriut në mënyrë të patjetërsueshme heton se një gjë e tillë është e pamundur. Sepse sadoqë zinxhiri i krijesave që janë të mundshme të zgjatet e të zgjatet por vazhdimësia e zgjatjes së tyre në çdo rast, nuk e bën atë të dalë nga të qenit e mundshme. Po ashtu është e ditur se për të dominuar diçka në të mundshmet doemos duhet që në njërën anë të rëndojë diçka siç e sqaruam më herët. Prandaj ky zinxhir i gjatë për të cilin thua se është i zhytur në pafundësi, e i cili përbëhet prej hallkave që asnjëra prej tyre nuk do të ishte sikur të mos ishte hallka tjetër që është para saj, e cila ia dha jetën dhe e bëri të ekzistojë. Pra, të gjitha hallkat e zinxhirit nuk kanë efekt nga vetvetiu në asnjërën prej atyre hallkave sadoqë ai zinxhir të jetë i gjatë. Ndërkaq që ne të besojmë se ai (zinxhiri) ekziston patjetër presim shfaqjen e ndikuesit të jashtëm, i cili ia dha zinxhirit jetën që pastaj me rolin e vet filloi të kalojë prej një hallke në hallkën tjetër. Përndryshe, patjetër duhet të hedhim poshtë njërën prej dy mundësive: O ky zinxhir të jetë i humbur (të mos ekzistojë) pasiqë nuk është vërtetuar ekzistimi i atij që i jep jetën, ose të pranojmë se zinxhiri ekziston dhe se buron nga qenia e Atij që ekziston nga vetvetiu (vaxhib’ul-vuxhud), i Cili ndikon në atë kurse tek Ai nuk mund të ndikojë askush. Mundësia e parë është shumë e qartë se është e pabazë sepse edhe vetë ndjenja, prova dhe eksperimenti përgënjeshtrojnë një gjë të tillë sepse kjo gjithësi ekziston dhe shtimi i shkaqeve është i dukshëm dhe realitet. Pra, ngel konstatimi i dytë që mbështetet në atë që patjetër duhet të ketë një burim, i Cili jep jetën, fuqinë për të lëvizur, zhvillimin, shtimin dhe kështu vërtetohet pamundësia dhe falsiteti i vazhdimësisë së vargut të zinxhirit. Tani të sjellim disa shembuj më të vegjël se gjithësia me qëllim që kjo gjë e pakontestueshme të na qartësohet sa më shumë: 1. Të zëmë se unë pretendoj para teje për një të vërtetë shkencore për të cilën jam i bindur e ti kur më pyet për argumentin e kësaj, unë të sjell një argument, i cili vetë është tezë e panjohur që poashtu varet nga ndonjë argument tjetër. E kur më pyet për argumentin e këtij argumenti, atëherë unë të përmend një argument si ai, i cili poashtu mbështetet në një argument tjetër dhe kështu pafund. D.m.th., pa përfunduar të gjitha këto argumente te një e vërtetë që është e domosdoshme dhe e njohur në mënyrë intuitive. S’ka dyshim se në këtë rast ti përsëri mua do të më përgënjeshtrosh në këtë pohim timin se është ajo e vërtetë, madje do të më përgënjeshtrosh kryesisht edhe në ekzistimin e saj sepse ende nuk është e ngritur në ndonjë argument. Pra, kështu të gjithë argumentet e njëpasnjëshme, të cilat i supozuam se nuk kanë përfundim nuk janë diçka tjetër veçse hije, të cilat presin të mbështeten në burimin e tyre të parë. Andaj nëse nuk është burimi, këto hije nuk ekzistojnë, e që do të thotë se edhe e vërteta e pretenduar nuk ekziston. 2. Nëse sheh një numër të gjatë ku numri i zerove rreshtohet njëri pas tjetrit, menjëherë shpejton që para çdo gjëje të gjesh numrin natyror pas të cilit radhiten zerot, e nëse ti nuk e gjen atë atëherë zerove nuk ju jep asnjë vlerë llogaritëse. Pra, pse kështu? Vepron kështu sepse e di që vetë zeroja si e vetme nuk përmban asnjëfarë vlere shifrore por vlerën e merr nga zeroja, e cila qëndron para saj, e cila përsëri vlerën shifrore e merr nga zeroja e tretë, e kështu e katërta, e pesta… e kështu me radhë deri sa zerot të përfundojnë me një numror si 1 ose më lart. Ky numër është ai që në vetvete zotëron vlerë thelbësore të vetvetishme dhe ky është ai që u jep jetë dhe vlerë zerove, të cilat rreshtohen pas tij. Sikur të supozojmë se vargu i zerove nuk përfundon me një numër, i cili ka vlerë thelbësore të vetvetishme atëherë zerot nuk kanë asnjëfarë vlere bile nuk kanë asnjë domethënie të ekzistimit. Pra, supozimi i zinxhirit të pafund nuk ndryshon gjë në natyrën e gjendjes si dhe asaj nuk i jep ndonjë vlerë. 3. Ta zëmë se në shtëpinë e shokut tënd ke parë një lule të bukur me erë të këndshme, e kur e pyet atë se ku e ka marrë këtë lule kaq të bukur, të përgjigjet se është një degë nga një lule e fqinjit, e kur pyet fqinjin edhe ai të përgjigjet se edhe lulja e tij është një lule, të cilën e ka marrë në shtëpinë e një shoku dhe kështu nëse pyet të tretin të përgjigjet si i dyti; i katërti si i treti e kështu me radhë. Dhe le të supozojmë se zinxhiri ka vazhduar në këtë mënyrë ashtu që të gjithë të përgjigjen se atë që e kanë në shtëpitë e tyre, është degë e marrur nga dikush tjetër. Në këtë rast ti e ke kot që të vazhdosh me këtë zinxhir për të kërkuar fillesën e saj dhe burimin e kësaj luleje që bëri të shfaqet ajo, e cila e formoi atë dhe para së gjithash e bëri që ajo të ketë forcë, gjallëri, mundësi për degëzim. Vazhdimi yt në hulumtimin e këtij zinxhiri do të ishte i kotë pasi që të është thënë se zinxhiri i degëzimit vazhdon pafundësisht. Si do të gjykonte mendja jote për këtë person, duke mos u thelluar në analizë. S’ka dyshim se mendja jote këtë gjykim e dënon sepse degëzimi sado që të shumëzohet dhe të shtohet nuk mund të jetë diçka tjetër vetëm se rrjedhim i një ekzistimi të qëndrueshëm, i cili qëndron nga vetvetiu e që furnizon ato degë me ekzistim apo me gjallëri. Por pasi të është thënë se ajo nuk ka fillesë dhe ta zëmë se pretenduesi është i saktë në ato që thotë, kjo do të nënkuptonte se ai ende nuk ka lindur, pra, kjo do të thotë se njëkohësisht edhe këto degëzime të supozuara nuk ekzistojnë. Por pasi degët e lules i sheh me sytë e tu, kjo do të thotë se ato kanë rrënjën, e cila është thelbësisht e vetvetishme dhe që i ka furnizuar të gjitha këto degë me ekzistim sado që rrënja amë të jetë e lashtë dhe sado që mos të të kujtohet ajo apo të mos e gjesh atë. Çdo i mençur e ka të qartë se vazhdimësia e shkaqeve, të cilat fitojnë fuqinë për efekt (për të ndikuar); atë e marrin nga shkaku i mëparshëm, njëlloj si zinxhiri i zerove, i degëve të luleve dhe si zinxhiri i argumenteve të sipërmenduara. Prandaj çdo i mençur nuk mund të supozojë se ekzistimi i kësaj gjithësie nuk është i ngritur në zinxhirë të riprodhuar nga të tjerat, pa patur në fillim ndikuesin thelbësor (që është i vetvetishëm), i cili është jashta brendisë së zinxhirit e që Ai ekziston nga vetvetiu (vaxhib’ul-vuxhud). Pra, do të ishte e logjikshme të mos e besojë këtë nëse i lejohet që të supozojë se vlera e milionit formohet nga zerot prej të cilave nxirret vlera pa e mbështetur në një numër natyror (të vetvetishëm esencial) që gjendet para zerove apo sikur të lejohej që të supozojë se lulet që gjenden nëpër kopshte dhe nëpër shtëpi që nga fillesa janë degë të marrura prej njëra-tjetrës dhe assesi nuk i kthehen farës amë, e cila i ka furnizuar me zanafillën e ekzistimit. Në këtë rast themi atë që e ka thënë dijetari i famshëm Mustafa Sabriu në librin e tij të famshëm Mewkif’ul-akli ve’l-ilmi ve’l-alemi min rabbi’l- alemin: “Kur i thua ateistit: Cili është shkaku i ekzistimit të kësaj që ekziston, e cila ka nevojë për një shkak që më parë ekziston. Ai të përgjigjet se shkaku i kësaj është ekzistimi i një ekzistence tjetër, e cila është para tij… e pastaj kur përsëri i thua: cili është shkaku i ekzistimit të asaj ekzistence të mëparshme, ai të përgjigjet se është ekzistimi i një ekzistence të tretë, e cila është më e lashtë në ekzistim, e cila poashtu është e nevojshme si e dyta për shkakun që ekziston para tij. Kështu atë sado që ta pyesish dhe të vazhdosh me këtë pyetje, ai do të përgjigjet pa ndërprerë në këtë mënyrë. Pra, mëso se ky kundërshtar të mashtron dhe të bën padrejtësi dhe gjatë përgjigjes të sjellë arsyetime, të cilat aspak nuk kanë të bëjnë me përgjigjen. Ai me këtë konkluzion të zhdrejtë para së gjithash mashtron veten para se të të mashtrojë ty. Dua të të them se ai është i pamundshëm që të të ofrojë shkakun e ekzistimit të asaj ekzistence, për të cilën e pyete së pari kurse i ikën përgjigjes së pyetjes që ia parashtron dhe atë duke mos hetuar se e bën një gjë të tillë. Pastaj mundohet që ikjen e tij ta referojë e ta hedhi në errësirat e së kaluarës që gjoja se nuk ka fillim e për të cilin, ai të bën që të supozosh se ai është shkaku para çdo shkaku dhe në këtë mënyrë ai vazhdon të supozojë kështu deri sa të formohet nga ai një zinxhir shkaqesh që nuk ka fillim. Por ai shkak nuk ka ndonjë rol pasi është pa origjinë dhe pa ekzistim (nuk ekziston)”* Nga e gjithë kjo del se supozimi i zinxhirit është i rrënuar në bazë të shqisave dhe vëzhgimit studimor sepse të gjithë ne e dimë se ka patur lloje të krijesave, të cilat janë zhdukur dhe kanë përfunduar. Pra, sikur të ishte e vërtetë se ekzistencat vazhdojnë në një zinxhir të pafundëm në mënyrë që çdo hallkë të jetë efekt i asaj të mëparmes dhe shkak i të mëpasmes atëhere nuk do të zhdukeshin ato krijesa, sepse si mund të zhduken kur ajo është shkak i asaj që vjen pas? Pra, pasi për zhdukjen dhe ndërprerjen e tyre (të disa lloje krijesash) dëshmon shqisa dhe eksperimenti studimor dhe se ato nuk kanë vazhduar në shtimin e tyre atëherë nga kjo kuptojmë se hallka e fundit tek ato është vetëm efekt e jo shkak sikurse te të parat. Kurse kjo është shkelje e rregullës të sistemit dhe natyrës së zinxhirit të supozuar si dhe në të njëjtën kohë është edhe argument se ekziston ndikuesi i jashtëm, i cili është jashtë sistemit rutinë të zinxhirit.
Posted on: Thu, 03 Oct 2013 00:00:48 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015