Te dashura vajza lexojini kto info. nqs spertoni...jan shum t - TopicsExpress



          

Te dashura vajza lexojini kto info. nqs spertoni...jan shum t dobishme per lekuren tuaj...fundja pak info. sju ben keq...A -M Përveç maskave, rol shumë të rëndësishëm në kujdesin e lëkurës luan masazhimi i saj, çdo femër duhet ta bëjë kulturë këtë gjë. Lëkura e fytyrës është një ndër pjesët që i shqetëson më shumë femrat. Çdokush përpiqet në maksimum që të kujdeset për të pasur kështu një fytyrë të bukur dhe sa më natyrale. Për këtë temë estetistja Manjola Hysa Sulioti në një intervistë për gazetën “standard” ka dhënë disa këshilla për mirëmbajtjen e fytyrës. Sipas estetistes, “në fillim duhet që të përcaktojmë se çfarë lloj lëkure kemi. Pas kësaj duhet të përcaktojmë maskat që i përshtaten lëkurës sonë”. Llojet e lëkurave Lëkura e yndyrshme ka një shkëlqim të tepërt dhe me pore të zmadhuar. Pra në këtë formë kjo lloj lëkure është shumë e predispozuar ndaj puçrrave të zeza dhe njollave të ndryshme që shfaqen në lëkurë herë pas here. Në ditët e sotme femrat shqetësohen shumë për puçrrat e zeza dhe shpesh i ngacmojnë ato duke krijuar në fytyrë një shenjë, gjë që nuk është aspak estetike për një fytyrë të bukur. Kombinim/normal Kjo lloj i lëkure ka pore mesatare, thurje të rrafshët dhe të lëmueshme, qarkullim të mire, ngjyrë të shëndetshme, anon të jetë me e thare ne faqe kurse më e yndyrshme në zona-t (ballë, hundë dhe mjekër). Ka raste që kjo lloj lëkure të ketë problem në pjesët e saj të yndyrshme. Ndodh shpesh që fytyra me një lëkurë të tillë të kenë probleme në pjesën e ballit dhe të mjekrës, në këto vende shfaqen hera herës puçrra të zeza të cilat mbledhin yndyrna të panevojshme në brendësi duke shkaktuar acarim lëkure dhe ënjtje. Çdo femër tenton që ti ngacmoj me thonj, në fakt kjo shkakton problem mjaft të rënda për lëkurën. Lëkura e ndjeshme Lëkura e ndjeshme gjithmonë tenton të jetë e hollë, delikate dhe me pore të vogla. Skuqet lehtë, është e cenueshme ndaj çarjeve të kapilarëve, shpesh është edhe alergjike dhe mund të skuqet të bëhet me puçrra. Lëkura e thatë Lëkura e thatë ka ndjesinë e të qenit e ngushtë (e tendosur) veçanërisht pas pastrimit. Kjo lloj lëkurë ka prirje ndaj rrudhave delikate, leskosje dhe vende-vende me njolla të kuqe. Kjo lloj lëkure në krahasim me të tjerat ka nevojë për një kujdes maksimal ndaj rrudhave që krijohen në fytyrë. Lëkura e mplakur Edhe ky lloj lëkure ka ndjesinë e të qenit e ngushtë me rrudha të dukshme, e lëshuar (e varur) veçanërisht nga faqet dhe mjekra – me thurje te vrazhdë dhe kapilar të pëlcitur. Për këtë arsye estetistja rekomandon që në mënyrë kategorike çdo femër duhet të përdori krem dhe produkte të tjera bimore kundra rrezeve të diellit. “Në moshë të re lëkura jonë u reziston rrezeve të diellit por me kalimin e viteve ne shohim që lëkurës sonë i ka ikur shkëlqimi dhe elasticiteti. Çdo femër duhet të përdorë në mënyrë të padiskutueshme krem kundra diellit. Shenjat e plakjes që lë dielli në lëkurë janë të pariparueshme”, – shton estetistja. Maska Për të bërë një trajtim të fytyrës është mirë që të përdoren maska me përbërje natyrale. Sipas estetistes Sulioti thuhet se një femër mund ta trajtoj shumë mirë lëkurën e saj edhe duke ndenjur në shtëpi, duke parë televizor apo dhe duke gatuar. Për fytyrat që janë të përbëra nga shumë puçrra këshillohet lyerja me lëng domateje ndërsa për një trajtim të mirë të saj këshillohet përzierja e sodës së bukës me vaj ulliri. Fytyra me puçrra Një maskë shumë e mirë për këto lloj fytyrash është përzierja e kosit me mjaltë. Pasi është krijuar përbërja e re e kosit me mjaltë ajo këshillohet që të vendoset në fytyrë me dorë duke e masazhuar lehtë nëpër fytyrë. Në këtë mënyrë mbahet në fytyrë për disa minuta dhe më pas shpëlahet. Për hidratim Përveç kremrave të ndryshëm që përdoren për hidratim këshillohet që ky proces të bëhet në kushte shtëpie dhe në mënyrë sa më natyrale. Përzierja e kosit me bananen krijon një përbërje shumë të mirë për hidratimin e fytyrës suaj. Për tendosje lëkure Ka raste që lëkura jonë është e tharë dhe disi e varur. Për të kuruar lëkurën tonë ne duhet ti nënshtrohemi një maske tjetër e cila bën tendosjen e lëkurës duke e bërë atë që të duket sa më natyrale. Përziejmë pluhur argjile me mjaltë dhe kos. E njëjta procedurë ndiqet edhe me këtë maskë, vendoset mbi lëkurë duke u masazhuar lehtë në mënyrë që t’i vendosë në punë të gjithë muskujt e lëkurës. Lihet për disa minuta dhe më pas shpëlahet me ujë. Për lëkurat e rrudhura Ky grup lëkurash është mjaft problematik. Kjo është një fazë kur lëkura e fytyrës ka nevojë imediate për trajtim natyral por edhe me kremra që i përshtaten asaj. Maska që estetistja Manjola Sulioti këshillon është përzierja e një tabletë qumësht me limon. Edhe për këtë rast ndiqet e njëjta procedurë, madje kjo lëkurë ka shumë nevojë për masazhim pasi plakja humb elasticitetin e saj. Për pikat e zeza Për të shmangur pikat e zeza në lëkurë, që zakonisht krijohen në mjekër, hundë, ballë, këshillohet lëngu i domates. Ai depërton në thellësi të këtyre poreve duke nxjerrë në sipërfaqe papastërtitë e këtyre pikave. Në çfarë moshe fillon përdorimi i kremrave hidratues dhe antirrudhë Për përdorimin e kremit Manjola shprehet: “Mosha 18 vjeç është mosha ideale që një femër duhet të filloj përdorimin e kremit hidratues. Kremi hidratues duhet të jetë në përputhje me lëkurën e fytyrës, pra çdo lëkurë duhet të përshtasë kremin që i përshtatet. Ndërsa për të filluar kremin antirrudhë unë jam e mendimit se ai duhet të filloj në moshën 25-30-vjeçare kjo varet nga lloji i lëkurësm, por edhe i kremit. Ka kremra shumë të mirë që janë hidratantë në tërësi, por që përmbajnë një përqindje të vogël ndaj rrudhave. Një lëkurë e ndjeshme apo e thatë ka nevojë imediate për një krem antirrudhë rreth moshës 25-26 vjeç”. Po kështu, estetistja shton: “Unë kërkoj që femrat në Shqipëri përveçse të blejnë kremra dhe të përdorin maska të ndryshme fytyre, duhet të bëjnë një masazhim të lehtë të fytyrës. Masazhimi bëhet me gishtërinj duke i pulsuar lehtas në të gjitha pjesët e lëkurës. Unë si trajtuese fytyrash dhe stiluese flokësh kërkoj që femrat shqiptare këtë gjë ta bëjnë kulturë”.
Posted on: Tue, 27 Aug 2013 16:20:46 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015