Telereportazh Një copëz pavarësie në tokën - TopicsExpress



          

Telereportazh Një copëz pavarësie në tokën turke ( Shkruar ne vigjilje te festimit te 100 vjetorit te Pavaresise se vendit tone ) Nuk besoj se ka shqiptar që të mos ketë kaluar emocionet dhe krenarinë e festimit madhështor të 100 vjetorit të Pavarësisë ! Ky përjetim nuk ka kaluar tangent dhe në gjithë ato vende , ku jetojnë e banojnë shqiptarë. E , aq më tepër , në copëzat e atdheut , ku janë ambasadat tona në vendet e huaja. Një festim I tillë nuk ka si të mos organizohej edhe në ambasadën tonë në Ankara. Dhe për më tepër që , në Turqi , për afro një javë do të jehonte sërisht kënga dhe vallja shqiptare ndër breza. Këtë herë , promotorri I I këtij evenimenti do të ishte “ Res – Egnatia” në bashkëpunim me artistë fierakë , me mbështetjen e bashkisë së këtij qyteti. Autobuzi ynë , mbushur me artistë e flamuj shqiptarë , niset drejt tokës turke. Gëzimi dhe hareja , herë – herë , tërheqin edhe vëmendjen e shoferit. Të gjithë , sikur ndjehemi të shkëputur nga shqetësimet e përditëshmërisë. ,Të gjjithë mbartim në këtë udhëtim të këndshëm krenarinë e të qenit shqiptar e , aq më tepër, në dekorin festiv të 100 vjetorit të Pavarësisë së vendit tonë. Nuk na bëjnë përshtypje trarët doganorë nga shteti në shtet. Tabu të tilla kufitare , si mollë të ndaluara për shqiptarët , kanë kohë që janë thyer. Mëngjesi agon në qytetin e bukur europian të Stambollit. Aty akomodohemi për tu shlodhur nga një rrugë e gjate , packa se është shoqëruar me nota optimiste .Rruga e gjatë drejt kryeqyteti turk , Ankarasë , sikur nuk ka të sosur. Si për antitezë , edhe gëzimi ynë në këtë udhëtim , po kështu, nuk ka të sosur. Artistë e miq nga Fieri , me harenë që përcjellin gjatë udhëtimit , e shkurtojnë shumë këtë udhëtim të gjatë. Sic dhe ka ndodhur rëndom , surpriza nis nga pritja e ambasdadorit tonë në Ankara. Secili prej nesh ndjen sikur është në një copëz toke shqiptare. Ky përjetim është dhe I ligjshëm. Më pas vjen sërisht akomodimi në hotel dhe darka e këndëshme. Atmosfera bëhet akoma më e bukur , kur shoqërohet me ritmet e valleve shqiptare dhe këngët që kalojnë nga njëra krahinë në tjetrën. Edhe pse askush nuk dëshiron të të flinte , rituli I gjumit do të përligjte ditën e nesërme me një axhendë të ngjeshur veprimtarishë kulturoro-artistike. Ndërsa mengjesi agon më borë në Ankara , grupi ynë , përzier me imazhin e pëlhurës së bardhë , përgatitet për koncertin në Akademinë e Magjistraturës në Ankara. Të shoqëruar me ritualin e një disipline ushtarake turke në këtë Akademi , nën siluetat e rojeve me uniformë, që respektojnë pa zë artistët shqiptarë , nis veprimtaria më serioze. Shikues të përzgjedhur nga të gjitha shtresat inteletuale turke dhe në sfond nis muzika jonë. Sakaq , violina e artistit Ylli Zeqiri , nis të qajë meloditë e bukura tonat . Shikuesi , ndërsa është i mbërthyer me sy në gishtat virtuozë të artistit shqiptarë , veshët në tingujt magjepës , që nxjerr violina . Dhe më pas , derdhet vallja shqiptare. Kur kërcehet , shqiptarë dhe turq në këtë rreth të madh valltarësh , duket sikur janë të gjithë njësoj.Kështu shkrin vallja jonë kombësitë e kufinjtë . Dita iku sikur nuk ishte. Ndërsa darka , nga vezullimi ndricues , duket sikur ditë. Turq e shqiptarë , sëbashku si miq ndër vite , nuk kanë nevojë për përkthyes. Atmosfera e sfumon një nevojë të tillë. Ndërkaq , polifonia labe në zhanërin e ri turbofolk , ndez sallën dhe të gjithë të pranishmit përshihen në interpretimin e saj. Zërat e këtij folku , të papërsëritshëm në folkun e shumë vendeve të huaja , shtojnë harenë e kërshërërinë për mënyrën e arrirë. Na duhet të ndërpresim këtë atmosferë , se na pret një moment i këndshëm. Një vizitë e paharruar në muzeun , kushtuar udhëheqësit moderator turk , Kemal Ataturku. Le ta përsërisim sërisht , njeriu i revolucionit kulturor turk , ishte dhe mbetet me origjinë shqiptare. Në muze , edhe nuk ka shumë nevojë për ciceron, teksa përcillen si në përfytërim imazhet e Ataturkut të Madh opër modernizimin e jetës turke në të gjitha nivelet. Jemi para castesh tepër emocionuese. Nis këndimi i dy himeve kombëtare , turke dhe shqiptare. Himni ynë sikur na rrënqeth më tepër , kur ai këndohet larg trojeve tona , por atmosfera i ka shkrirë kufinjtëe dhe teritoret kombëtare. Përtej detyrës funksionale , mjaft e ngrohtë përshëndetja e ministrit të brendshëm turk., Ajo është ndërprerë jo pak herë nga duartrokitjet. Mbetet një fakt . Ndër vite , mjaft studentë shqiptare kanë studiuar apo dhe studiojnë në shkollat turke dhe sidomos në akademinë ushtarake . Përgatitja dhe niveli i saj admirohet në mjaft shtete europiane. Të veshur ushtarakisht , djemtë tanë studentë, kërcejnë e këndojnë shqiptarisht. Për pak caste , ata kanë harruar se janë shumë larg vendit të tyre. Ja dhe casti solemn. Torta e Pavarësisë së Shqipërisë. Edhe këtu ,ajo përcjell të njëjtin imazh gëzimi dhe krenarie si në vendin tënd. Më vonë na pret një tjetër udhëtim. Drejt një qyteti tjetër të njohur dhe të bukur turk , Bursa. Pas ceremonive të rastit dhe një darke festive , ambasadori ynë merr sërisht fjalën përshnëdetëse , i shoqëruar edhe nga artisti firak , Luftar Pajo e nënkryetari i bashkisë së Fierit. Koncerti nis në Bursë sikurse edhe nga një i tillë në Stamboll e Ankara. Darka e përbashkët me miqtë turq e forcon më tepër lidhjen historike - Pse jo, dhe shpirtërore mes dy vendeve tona. Të mbushur me përshtypje , mbresa e emocione , por më së shumti me krenari kombëtare, në rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë , iynë merr rrugën e kthimit. Ndërsa kemi udhëtuar drejt Ankarasë e Bursës në tokën turke , rruga dretj Stambolllit këtë herë do të kalonte nëpërmjet detit. Dallgë të qeta sikur na ofrojnë ngrohtësinë e miqësisë traduicionale . Zogj paqsorë nuk i ndahen anijes me të cilën lundrojmë dhe gati sa nuk na cukisin nëpër flokë. Rruga nëpër atdhe , edhe pse kaluam këndshëm e bukur , sikur na cel sytë. Këndej nata është tjetër natë dhe dita tjetër ditë. Këndej , edhe dielli ndricon ndryshe. Është atdheu që na lanë të parët tanë me gjak e sakrifica . Është artdheu ynë, që , ne brezat e të cilit trashëgojmë pasuritë dhe vlerat më të vyera , po përpiqemi të hyjmë atje ku të parët tanë , ilirët, mbollën kulturën tone , në familjen e madhe europiane. Realizimi Idea & skenari Besim Dybeli Kamera dhe montazhi Ardjan Qosja Interpretoi tekstin , Alfred Trebicka , aktor Regjia , Xhimi Vila Nëntor , 2012
Posted on: Sun, 18 Aug 2013 15:55:37 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015