Tradita të çuditshme nga e gjithë bota Ja disa nga zakonet dhe - TopicsExpress



          

Tradita të çuditshme nga e gjithë bota Ja disa nga zakonet dhe traditat më të çuditshme që lidhen me dasmat, në shtete të ndryshme. Në Greqi nusja vendos një kub sheqeri brenda dorezave të saj, për të ëmbëlsuar bashkimin me dhëndrin. Sipas disa besimeve të Hinduve, të bjerë shi gjatë ditës së dasmës është një fatsjellës i mirë, ndërsa në kulturat perëndimore është e kundërta e kësaj. Në Hollandë është traditë të mbillet një pemë në oborrin e shtëpisë së re të çiftit. Kjo cilësohet si simbol i pjellorisë. Në vend të orizit, petaleve të luleve apo ëmbëlsirave, në Çeki hidhen bizele për të përcjellë çiftin e sapomartuar. Nuset Finlandeze marrin një këllëf jastëku dhe dalin derë më derë për të mbledhur dhurata. (Tradicionale) Gjatë kësaj ato shoqërohen nga një mashkull më i moshuar, për të simbolizuar një martesë të gjatë. Nuset Koreane vishen me të kuqe dhe të verdhë gjatë ceremonisë së martesës. Ndërsa nuset Kineze veshin të kuqe, simboli I gëzimit. Ne Danimarkë nusja dhe dhëndri shkëmbejnë veshjet me njëri tjetrin, për të ngatërruar shpirtrat e keq. Në shumë kultura si Hindu, Egjiptiane dhe Celtike, nusja dhe dhëndri duhet të bashkojnë duart si simbol i bashkimit dhe përkushtimit të tyre në martesë. Në mitologjinë Romake, Perëndia Juno sundon mbi martesat, lindjet dhe shtëpitë. Për këtë arsye shumica e dasmave vazhdon e zhvillohen në muajin Qërshor. Në traditën Irlandeze, ndërsa nusja dhe dhëndri janë në kishë të ftuarit mbyllin derën, që dhëndri të mos largohet që aty. Gjithashtu ka qënë mjaft e rëndësishme që personi i parë që do të urojë çifin për martesën e tyre, të jetë një mashkull. Dhe së fundmi Anglezët, të cilët dallohen për traditat e tyre të çudiçme. Ata besojnë se dita më e mirë për tu martuar është e Mërkura. E Hëna është për pasurinë, E Marta për shëndetin dhe çuditërisht e Shtuna është dita më e pafatë për martesat në Angli. Edhe merimanga në fustanin e nuses është një fatsjellës I mirë, sipas traditës Angleze.
Posted on: Tue, 24 Sep 2013 08:44:58 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015