Trajneri Hasan Lika po bën të pamundurën që ndaj Kukësit të - TopicsExpress



          

Trajneri Hasan Lika po bën të pamundurën që ndaj Kukësit të shikohet një Partizan që do të bindë me lojë dhe rezultat. Skuadra luan në transfertë, por duke qenë se fusha e Kukësit është e dënuar, sfida merr karakter ndeshje shtëpie, sepse luhet në Kamzë. Trajneri Lika ka besim se nesër skuadrës nuk do t’i mungojë mbështetja e tifozëve, por është i vetëdijshëm se përballë ka një ekip të fortë që përbëhet nga individë cilësorë. Mungesa e Mevlan Muratit dhe mbetja në dyshim e Mazrekajt përbëjnë shqetësim për trajnerin, por shpresohet që edhe nesër ekipi të vijojë traditën e krijuar në transfertë. Loja e mirë e kombinuar me pikë është synimi i Likës për përballjen me kuksianët.
Posted on: Tue, 01 Oct 2013 13:21:15 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015