Trajneri i Kukësit: Po shkruajmë histori Trajneri i Kukësit, - TopicsExpress



          

Trajneri i Kukësit: Po shkruajmë histori Trajneri i Kukësit, Armando Cungu, thotë se skuadra nga Shqipëria po shkruan një faqe të re në historinë në futbollit shqiptar me sukseset e saj në Europa League. Nënkampioni i Shqipërisë mbrëmë mposhti me rezultat 2-0 skuadrën ukrainase Metalurg Donetsk në ndeshjen e parë të rundit të tretë të garës evropiane, dhe është një hap afër kualifikimit për në play-off. “Ne po bëjmë histori. Jam i kënaqur me rezultatin, por ne kemi ende shumë punë për të bërë. Metalurg është një skuadër e fortë, por ne po luajmë mirë dhe unë jam krenar me përpjekjet e ekipit”, citon trajnerin shqiptar faqja zyrtare e UEFA-së. Fitorja e Kukësit është befasia më e madhe e këtij rundi, duke marrë parasysh se shqiptarët kanë koeficientin më të ulët nga 58 ekipet e mbetura në rundin e tretë kualifikues. Kukësi ka kaluar pesë ndeshje si i pamposhtur në sezonin debutues në Evropë, pasi në dy rundet e para eliminoi FC Flora Tallinn dhe FK Sarajevo.
Posted on: Fri, 02 Aug 2013 16:48:59 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015