Turp të mendosh që në 2013-ën ka ende njerëz që mendojnë - TopicsExpress



          

Turp të mendosh që në 2013-ën ka ende njerëz që mendojnë dhe duan të lartësojnë figurën e Enver Hoxhës.... E harruan shpejt shqiptarët që kurrizin e kishin më të butë se barkun... E harruan shumë shpejt faktin që të gjithë ishin kukulla pa ngjyra, pa ëndrra e pa shpresë, pasi ditët ishin shëmbëlltyrë e njëra tjetrës... "Ishim më të arsimuar" thoshte dikush, por çfarë e do arsimimin kur të gjithë ishin të burgosur në shtëpitë tyre... "Ishim fanari ndriçues i europës dhe ndërtuam hidroçentrale,", thekson një tjetër, duke harruar që shqipëria dy orë drita kishte në ditë... Shumë shpejt harrojnë shqiptarët... Një pyetje më lind: Kur ishte kaq i mirë sistemi dhe kishte kaq lumturi e mirëqenie, pse shqiptarët vrapuan drejt perëndimit, duke u endur të etur e të verbër pas ambasadave të huaja...
Posted on: Tue, 04 Jun 2013 08:11:34 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015