TË SHPËTUAR NGA FERRI – JOSÉ ADAN ANDRADE ISH - TopicsExpress



          

TË SHPËTUAR NGA FERRI – JOSÉ ADAN ANDRADE ISH SATANIST Gazetari – Mirëseerdhët në këtë seri dramatike dhe interesante ″Të shpëtuar nga ferri″, të cilën e kemi krijuar veçanërisht për ju. Historitë e treguara janë histori reale të personave që jetuan eksperienca të tmerrshme, situata dramatike që shënjuan jetët e tyre përgjithmonë. Është interesante që këto personazhe jo vetëm janë nga ata që besojnë se ferri egziston realisht, por mendojnë se e kanë përjetuar atë. Ka një element të përbashkët në këto histori, të gjithë përjetuan një shpëtim nga ferret e tyre respektivë. Pa komentuar më shumë përgatitemi për të parë historinë tonë të parë. JOSÉ ANDRADE – NJË PAKT ME ERRËSIRËN Gazetari – Brujeria (bruheria) në Meksikë, Santeria në ishujt Karaibe, Neopaganizëm në Shtetet e Bashkuara dhe në Europë. Por në çdo lloj forme që paraqiten të gjitha këto praktika kanë një rrënjë të përbashkët Satanizmin, adhurimin e Satanait. Për José Andrade (Hose Andrade) me origjinë nga Salvadori satanizmi përfaqësonte diçka më shumë se gjithë të tjerët, përfaqësonte fuqi. Fuqi për të kontrolluar, fuqi për të drejtuar, fuqi për tu hakmarrë. Megjithatë pranimi në shkollën e Satanait nuk varej vetëm nga dëshira e tij, aq më pak nga vendimi i mësuesit të kësaj shkolle. Sipas ritualit hapi i parë për Hose-n ishte ti shkruante një letër vetë Satanait duke i detajuar arsyet për të cilat ai donte të hynte në këtë shkollë. Hose – Kërkesa përmbante edhe tre hapësira bosh që duhet të plotësohen nga vetë Satanai, më pas nxënësi pranohet. Gazetari – Hose e la letrën në një vend të izoluar, në një vend që askush nuk e dinte. Shtatë ditë më pas Hose u kthye. Hose – Surpriza ime ishte kur mora letrën në dorë dhe pashë që tre hapësirat bosh ishin mbushur. Kur e dorëzova letrën profesori më tha: Mirëseerdhe në shkollë, je një nga të aprovuarit. Gazetari – Një nga të aprovuarit, kështu nisi rruga e rrezikshme e Hose Andrade. Një zbritje e errët me shtatë nivelet e satanizmit dhe më tej. Hose – Në nivelin dy nuk mund ta vazhdosh më tej proçesin tematik të mësimit nëse nuk je individualisht i lidhur me një pakt me Satanain. Gazetari – Si pjesë e proçesit Hose bashkë me gjashtë studentë të tjerë u bashkangjit në listën e premtimeve, në manualin e okultizmit në të cilin Satanai i betohet për besnikëri të përjetshme ndjekësve të tij. Manuali i okultizmit thotë: – ″Do të jem unë vetëm ndonjëherë në jetë? – Kurrë, unë Satanai nuk do të braktis dhe nuk do të le vetëm″. Jemi të gjithë para pranisë së Satanait. Të mbyllim sytë, Satanai është këtu. Tani kishte arritur momenti kur Satanai kërkonte një betim besnikërie, që Hose e bëri me kënaqësi. Hose – Ndjehesha krenar që po lidhja pakt me Satanain. Brënda nivelit të tretë nga aspiranti kërkohej që të bënte një ceremoni, një ritual demoniak. Ky ritual duhej bërë në varreza Gazetari – Por diçka e shqetësonte Hose-n. Një detaj i vogël i ceremonisë dukej se vinte në dyshim pathyeshmërinë e fuqive të Satanait. Hose –Manuali i Okultizmit thotë që për ceremoninë e shtatë netëve, në mes të katër kryqeve në varreza duhet të hetosh, për të qenë krejtësisht i sigurtë, 100% i bindur, që tek asnjëri nga katër kryqet e përzgjedhur për ritualin, të mos jetë varrosur kufoma e ndonjë evangjelisti (ungjillori). Gazetari – Duke dashur ta dijë arsyen Hose pyeti mësuesin i cili iu përgjigj: ″Lidhu mbas mësimeve. Nuk më është dhënë përgjigja″. Për shtatë netë me radhë Jose përmbushi ritualin, por kishte diçka më shumë Hose – Tre ditë pas ceremonialit të varrezave aspiranti duhet të gjejë një njeri të besuar në moshë të vogël, të shkojnë bashkë në një vend të veçuar dhe siç thotë manuali okultizmit nga tre metra largësi miku duhet ta qëllojë atë në gjoks me të gjithë plumbat që ka revolveri Gazetari – Hose ia besoi jetën gjysëm vëllait të tij më të vogël në moshë se ai, por ky adoleshent nga frika se do ta vrasë refuzoi të bindej. Hose i shpjegoi më pas se nëse rituali do të kryhej duke ndjekur çdo detaj, fuqia satanike do ta mbronte atë nga plumbat. Por kishte një tjetër detaj në këtë ritual demoniak. Hose – Por nëse miku këmbëngulte të mos përbushte kërkesën, atëherë duhej ta vrisje atë dhe t’ia pije të gjithë gjakun në më pak se 23 orë. Gazetari – Mbas të shtënës së fundit Hose-s i bie të fikët dhe vëllai i tij ia mbath duke kujtuar se e kishte vrarë, por nuk ishte kështu, përkundrazi Hose kishte kaluar në nivelin e katërt. Hose – Në këtë nivel punohet me zhvillimin e aftësive dhe fuqive mendore. Gazetari – Si një demostrim të fuqisë potenciale të mendjes mësuesi i Hose-s solli një qen në klasë. Hose – Atëherë tha profesori: ″Shihni se ç’farë mund të bëj unë me këtë kafshë. Brenda 30 sekondave qeni lehu dhe ra i vdekur duke vjellë gjak nga goja″. Gazetari – Brenda një kohe të shkurtër Hose zhvilloi gjithashtu aftësinë mendore për të thyer dhe lëvizur objekte, duke përdorur vetëm fuqinë e mendjes së tij. Por për të kaluar me sukses nga niveli i katërt në nivelin e pestë dhe më tej një dyshim i vogël por i vazhdueshëm, vazhdonte ta shqetësonte Hose-n. Kurrë nuk iu lejua ti përdorte fuqitë e tij në rritje si satanist kundër një ungjillori. Përse? Ç’farë fuqie më të madhe se një satanist ka një i krishterë. Hose i la dyshimet e tij mënjanë dhe tashmë i kishte kaluar të shtatë nivelet e nevojshme të kërkuara dhe fitoi rolin e mësuesit për meritat e veta. Fuqia që kishte mbi nxënësit dhe mbi botën në të cilën jetonte dukej se ishte absolute, derisa mori lajmin se nxënësi i tij më i mirë kishte hequr dorë nga satanizmi dhe ishte shndërruar në të krishterë. Hose – Atëherë unë ndjeva dëshirën e hakmarrjes por jo kundër tij, por kundër predikuesit që e kishte bindur. Gazetari – Hose-ja mbërriti në kishë brenda ditës, në mbrëmje me qëllimin për ta shkatërruar pastorin nëse jo fizikisht, të paktën psikologjikisht. Hose – Dhe ashtu veprova, aplikova për herë të parë kundër atij njeriu, por ai njeri vazhdonte predikimin me gjithë autoritetin e tij dhe nuk vërehej asnjë ndryshim tek ai. Unë aplikova për herën e dytë, u ngrita në këmbë dhe në këmbë tentova për herë të tretë kundër këtij njeriu, por asnjëra, as e para, as e dyta dhe as e treta nuk pati asnjë rezultat. Atëherë unë mbeta i zhgënjyer, i hutuar, doja të ikja por nuk dija ku. Gazetari – Për herë të parë mbas pesë vjetësh Hose po provonte dështimin si satanist. Papritur pastori i kërkoi besimtarëve që të afroheshin tek altari për tu lutur. Hose u zu në befasi dhe u shty nga turma drejt altarit Hose – Ndërsa ai pastor, ai predikues lutej në shpatullat e mia ndjeva të binte diçka që më lagu. Ngrita sytë drejt tavanit por nuk kishte asnjë shi, asnjë shi natyral. Mbylla sytë, dhe kur unë mbylla sytë ndjeva një dorë që mu mbështet në sup. Nuk di të them nëse ishte dora e pastorit, dora e Jezusit apo dora e ndonjë engjëlli, nuk e di, por në momentin që ajo dorë mu mështet në sup unë përjetova diçka që kurrë më parë në jetën time nuk e kisha përjetuar. Një fuqi të jashtëzakonshme, një fuqi që më bëri që të bie në gjunjë Gazetari – Kështu e zbuloi Hose sekretin e fuqisë kristiane. Zbulio se Zoti është dashuri, se zoti do dhe është i aftë të falë të gjithë ata që përulen para tij të penduar, dhe që kërkojnë Krishtin me vullet të lirë. Hose – Isha i përgjegjshëm se gjeta rrugën, dhe për herë të parë unë fillova të buzëqeshja dhe të kisha paqe. Gazetari – Mbasi Hose e pranoi publikisht Krishtin, për pak javë filloi të vuante sulme demoniake, por Zoti që tani ishte sovran në jetën e tij e mbrojti atë. Hose – Atëherë unë pashë se megjithëse Satanai na urren, dhe do të na bëjë keq nuk mundet, sepse tani ne jemi të mbrojtur nga gjaku i Jezusit. Gazetari – Zoti nuk është kaq larg nga njerëzit siç mendojnë disa, përkundrazi historia që sapo pamë na ka treguar një Zot që është thellësisht i interesuar për jetën e njerëzve. Një Zot që do të afrohet me njerëzit pavarësisht nga kushtet në të cilat ato ndodhen. Një Zot që ka një përgjigje, një Zot që ka frymëmarrje, dashuri dhe liri për njerëzit. Do të pyesësh ti: Si mundem unë të provoj këtë liri që më ofrohet, këtë dashuri, këtë përgjigje. I dashur mik Zoti e bën përmes Jezu Krishtit birit të tij të dashur që tha se është rruga, e vërteta dhe jeta për të mbërritur tek Ati. Për të provuar dashurinë dhe planin që Zoti ka për çdo njeri. Krishti tha unë jam rruga për të mbërritur tek Zoti. Nëse ti je duke kërkuar një rrugë, nëse po kërkon një jetë të vërtetë, po kërkon një të vërtetë në të cilën të besosh, Krishti biri i Zotit është përgjigja për jetën tënde. Prandaj në këtë moment unë dua të ftoj që ti si shenjë që do të pranosh Krishtin në jetën tënde përmes një lutje të thjeshtë me mua. Unë do të lutem dhe të ftoj që të përkulësh kokën tënde, të mbyllësh sytë e ty, dhe ti thuash Jezu Krishtit kështu: Të hap derën e jetës time dhe të pranoj në zemrën time Zot, po kërkoja të vërtetën, po kërkoja një rrugë po kërkoja një jetë dhe tani e kuptoj që Ti, je gjithçka që kam kërkuar. Hyr në zemrën time Fali të gjitha mëkatet e mia, Zot Dhe më bëj mua njeriun që ti do që unë të jem Faleminderit Zot që ke hyrë në jetën time Dhe faleminderit që ke dëgjuar lutjen time. Amen. Të dashur miq nëse e keni bërë këtë lutje me besim dhe me gjithë zemër, diçka ka për të ndodhur. Krishti hyri në jetën tënde dhe tani mbretëron tek ti. Unë dua të rekomandoj që të bësh tre gjëra: Së pari, kërko një Bibël, fjalën e Zotit që ta dish më shumë rreth jetës së Krishtit. Së dyti, kërko një kishë ku predikohet Krishti dhe fjala e tij. Së treti, ndaj me të tjerët atë që ka ndodhur sot në jetën tënde. Sot ke marrë vendimin më të madh dhe më të rëndësishën të jetës tënde, ke pranuar Krishtin si Zotin dhe shpëtimtarin tënd dhe tani shijo jetën tënde të re me Krishtin. Zoti ju bekoftë. SHËNIM – Sot José Adan Andrade është pastor ungjillor. Ai nëpërmjet dëshmisë së jetës së tij dhe nëpërmjet predikimit të fjalës së Zotit në kishë do të paralajmërojë të gjithë besimtarët për përhapjen e madhe që ka marrë si dhe rrezikun në rritje që ka satanizmi në vendet e Amerikës Jugore dhe Qëndrore, madje janë mbajtur edhe kongrese satanistësh. Dhe Hose na dëshmon që ne besimtarët jemi të mbrojtur nga Satanai sepse ″...megjithëse Satanai na urren, dhe do të na bëjë keq ai nuk mundet, sepse tani ne jemi të mbrojtur nga gjaku i Jezusit″.
Posted on: Fri, 02 Aug 2013 20:01:25 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015