Të sëmurë mendorë, babai e vret, vëllai e hedh në - TopicsExpress



          

Të sëmurë mendorë, babai e vret, vëllai e hedh në lumë Zbulohet vrasja e Agron Fisnikut, gjenden njollat e gjakut në shtëpi dhe në një karrocë që e transportoi. Sipas policisë, anëtarët e familjes nuk mbajnë mend ditën kur ndodhi vrasja -Ato janë familje me shumë probleme. Problemet më të mëdha në të vërtet i kanë me shëndetin mendor, ndërsa jetojnë në kushte varfërie të plotë. Nuk e dimë se si na kanë shpëtuar fëmijët gjer më sot pa na i mbytur, por sa janë të vegjël kujdesemi për ta e më vonë u shpjegojmë rrezikun që iu vjen prej tyre”. Kështu flasin për gjendjen e familjes Fisniku banorë të lagjes Kodër Babrru në Tiranë, të cilët jetojnë prej vitesh në fqinjësi me familjen që thuajse të gjithë kanë probleme mendore. Sipas tyre, personi më problematik në familjen që përbëhej nga katër persona, dy djemtë, njëri prej të cilëve është vrarë, dhe dy prindërit, është nëna e tyre. Viktima, trupi i të cilit u gjend të enjten në lumin e Tiranës, ka qenë person shumë i dhunshëm. Ai dyshohet se është vrarë nga i ati, Ruzhdi Fisniku, por në krim kanë marrë pjesë edhe nëna dhe vëllai, që të gjithë me probleme të theksuara mendore. Këtë fakt e pranon edhe policia, ndonëse familja jetonte në Tiranë dhe asnjë instancë nuk është kujdesur të kujtohet për strehimin e tyre në qendra të specializuara për të evituar të paktën ngjarje të tilla. Në lagjen e viktimës Pak kush ka dijeni mbi rrethanat në të cilat është kryer vrasja e Agron Fisnikut, 44 vjeçarit të goditur me thikë që u gjend i hedhur në lumë. Askush nga fqinjët nuk di të thotë saktësisht se kur dhe si ka ngjarë, por ata dinë të kujtojnë vetëm një fakt: aty kishte zhurmë çdo natë dhe ditë. Edhe kur ka ndodhur vrasja, në shtëpinë e tyre kishte zhurmë dhe ulërima. Shtëpia në të cilën jeton familja problematike Fisniku, është një shtëpi e vogël, mes një sërë ndërtesash, thuajse të gjitha trekatërkatëshe. Gjithçka është zbuluar nga një karrocë që familja e përdorte herë pas herë për ndonjë punë, kryesisht për të mbartur copa dërrase nga një punishte momobilesh, përballë rrugicës së vogël që të çonte drejt shtëpive të ngritura lart, ku mes tyre gjendej edhe banesa e familjes Fisniku, krejt e papërshtatshme për të qenë mes tyre. I zoti i punishtes tregon se iu jepte dru që të ngroheshin në dimër: ‘Ishte e vetmja gjë më të cilën mund t’i ndihmoja, pasi si njerëz janë mjaft të vështirë të komunikohet natyrshëm me ta’. Policia ka shkuar te shtëpia e tyre paraditen e djeshme dhe ka zbuluar, jo vetëm njolla gjaku në shtëpi, por madje edhe në karrocën me të cilën dyshohet që është transportuar trupi i viktimës nga shtëpia e deri në lumë. Rruga nga shtëpia e tyre e deri te lumi i Tiranës është shumë e gjatë, ndërkohë që me viktimën është udhëtuar mes lagjes dhe rrugës kryesore të Babrroit deri te bregu i lumit ku e kanë hedhur. Ngjarja Pavarësisht se policia e ka patur të vështirë të kuptojë dinamikën e ngjarjes në shtëpinë e familjes Fisniku, edhe pas marrjes së dëshmive të babait, nënës dhe vëllait të viktimës, është mësuar se sherri ka nisur mes Agronit dhe babait të tij. Ngjarja ka ndodhur në një mbrëmje rreth një jave më parë, por policia ende nuk ka fiksuar akoma ditën, pasiasnjëri nga pjesëtarët e familjes nuk kanë qenë në gjendje të kujtojë saktësisht se kur ka ndodhur vrasja. Deri mbrëmë vonë, policia e Tiranës ka mbajtur në pranga të atin e viktimës, ndërsa po ripyetën here pas here vëllai dhe e ëma për të sqaruar rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja. Gjithashtu policia ka marrë edhe dëshmi nga banorë të zonës për të mundësuar zbardhjen e mekanizmit të vrasjes, por asnjë e dhënë nuk ka ndihmuar në zbardhjen e ngjarjes. Priten edhe dëshmitë e dy vajzave, të cilat jetojnë jashtë vendi, të cilat mësohet se janë edhe njerëzit më të saktë të familjes. Referuar të dhënave të policisë, në shtëpi janë gjendur të gjitha provat e vrasjes, ndërsa dyshohet se transportimin e trupit të 44-vjeçarit nga shtëpia e deri te bregu i lumit ta ketë bërë i vëllai, pasi prindërit janë të moshuar. Kështu, policia po punon për të mësuar se çfarë ka ndodhur vërtet, ndërsa vetë i ati i tij, pas një sërë përpjekjesh të oficerëve të policisë ka treguar se i biri e kishte rrahur se nuk i kishte dhënë lekë dhe ai më pas e kishte vrarë me thikën që ia ka dorëzuar policisë. Arma, sipas bluve, ka qenë e përgjakur, ndërsa gjurmë janë gjendur edhe në karrocë dhe në shtëpinë e tyre.
Posted on: Sun, 23 Jun 2013 18:20:50 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015