"Varri është shtëpia jote" Motër е dashur… A do të mund - TopicsExpress



          

"Varri është shtëpia jote" Motër е dashur… A do të mund ta përballosh El-Havije-në. A e din se ç’është Havije? Është zjarri me nxehtësi shumë të lartë?! Dole nga barku i nënës vetëm! Do të hysh në varr vetëm! Do të qëndrosh para All-llahut të Madhërishëm vetëm. A e ke kuptuar domethënien e adhurimit, a e ke rrënjosur në zemrën tënde? A e ke kryer obligimin ndaj prindërve tu? A e ke kryer obligimin ndaj burrit? Fëmijët tu, a i ke edukuar me përmendjen e All-llahut dhe a i ke urdhëruar për namaz, apo i ke rritur në shoqëri të filmave dhe këngëve? Deri kur do të vazhdosh me lënien e namazit, ikjen nga Kur’ani, kurse ti je e bindur se vdekja të kërkon. Varri është shtëpia jote. Dheu, shtroja jote. Krimbat do t’i kesh shokët më të afërt. Ringjallja e madhe do të jetë takimi yt. Mos vallë pret derisa ta harrosh edhe fenë tënde? Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] shpesh e përsëriste këtë dua: “O Ti që i rrotullon zemrat, forcoje zemrën time në fenë Tënde; O Ti që i udhëzon zemrat, udhëzoje zemrën time në të dëgjuarit Tënd”. Pra, a beson në zemrën tënde dhe në fenë tënde?! Atëherë si, pra, kur ti je e njohur për mëkatet e shumta, vërshon pas turpësive dhe dëshirës së zjarrtë, pas gëzimeve trupore dhe gjërave të cilat s’qëndrojnë gjatë. Motër e nderuar! Po i afrohemi vdekjes dhe agonive të saj. Po shkojmë për në varr, tek vështirësitë e tij të mëdha. Po i afrohemi ringjalljes dhe situatës së saj. Po i afrohemi Ditës së Kijametit dhe vështirësive të saj, pastaj do të paraqitet para teje e vërteta dhe do të shohësh llogarinë që ke për ta dhënë para All-llahut të Madhërishëm. All-llahu i Madhërishëm thotë: “Ti ishe në një huti (nga kjo ditë) e Ne ta hoqëm perden tënde dhe tash ti sheh shumë mprehtë”. (Kaf: 22) Për vajzat para se të pendohen dhe të humbin
Posted on: Fri, 16 Aug 2013 22:53:02 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015