Zyrtare: PSG transferon Marquinhos Gjiganti francez, Paris - TopicsExpress



          

Zyrtare: PSG transferon Marquinhos Gjiganti francez, Paris Saint-Germain, ka konfirmuar në faqen zyrtare se ka kompletuar transferimin e mbrojtësit brazilian, Marquinhos. Tashmë ish-mbrojtësi i Romës kalon te PSG për një shumë prej 35 milionë eurosh. Vet lojtari, shprehet i ngazëllyer për transferimin. “Jam i ngazëllyer që po i bashkohem Paris Saint-Germain, një klub ku kanë luajtur aq shumë brazilianë dhe kanë ndihmuar historinë e tij”. “Unë do të bëj gjithçka në mundësitë e mia që të vazhdoj këtë traditë dhe të shkruaj emrin tim në librat e madhëshirshëm të historisë së këtij klubi”, ka thënë Marquinhos pas kompletimit të transferimit. PSG ka mposhtur Barcelonën në garën për transferimin e Marquinhos.
Posted on: Sat, 20 Jul 2013 08:23:11 +0000

Trending Topics




© 2015