Zyrtarisht jane paraqitur 4 pretendete per te adminitruar - TopicsExpress



          

Zyrtarisht jane paraqitur 4 pretendete per te adminitruar Tironen: Së paku 4 ide janë bërë tanimë zyrtare dhe pritet që zgjidhja e administrimit të jetë pikërisht nga ky grup njerëzish apo biznesesh brenda 10 ditëve të ardhshme. Pas daljeve publike të Safet Gjicit dhe të Remzi Ejupit, si dy personazhë të rëndësishëm të biznesnit që realisht po investojnë në sport, drejtuesit bardheblu kanë kontaktuar së fundmi dhe me dy emra të tjerë, për të gjetur një formulë që do ta shpëtonte ekipin nga fundi që po prek dita-ditës. Ndriçim Babasi është emri i lakuar së fundmi në zyrat e klubit. Drejtuesit e Tiranës dhe ish-deputeti, njeri i njohur në qarqet sportive kanë folur me njëri-tjetrin dhe kanë arritur një lloj akordi paraprak. Në qendër të akordit është një marrëveshje 5-vjeçare e cila siguron garanci sportive për të qenë në nivele të larta dhe së paku një buxhet të mjaftueshëm për këtë. Më pas klubi dhe presidenti do të mundohen që të ulin sa më shumë shpenzimet e tyre në funksion të suksesit dhe të të ardhurave shtesë. Nga ana tjetër, biznesi i Tiranës dhe Shoqata e Ndërtuesve janë përfshirë në këtë histori. Klubi në emër të Bashkisë u ka kërkuar këtyre të fundit një fond të mjaftueshëm për skuadrën dhe klubin në mënyrë që të ketë një paraqitje më shumë sesa dinjitoze. Avenir Kika, kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve ka shpjeguar dje një tratativë e cila ka ende punë për t’u konkretizuar. “Ka një ide që jo vetëm Shoqata e Ndërtuesve por dhe bizneset e mëdha të kryeqytetit të bashkohen për të kontribuar për klubin, duke qenë se është simboli sportiv i qytetit. Kjo ide mund të realizohet, por është vetëm në hapat e para. Unë nuk mund t’ju them se kush do të jetë administratori i kësaj historie, por normalisht mund t’ju them se në gjenezë mund të duket interesante dhe e këndshme. Futbolli është gjithnjë një aspekt për t’u marrë në konsideratë”. (S.Ekspres)
Posted on: Sun, 14 Jul 2013 13:23:23 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015