artikuj Mr. Rrahman Ferizi Prishtinë, - TopicsExpress



          

artikuj Mr. Rrahman Ferizi Prishtinë, Kosovë rrferizi@hotmail mesazhi Te fundit * Agjërimi- Univers i Besimit * (Pa)Varësia e Shqipërisë * Intelektuali Teolog apo Teologu intelektual * Uniteti apo uniformiteti * Lamtumirë Ramazan * Mesazhi Hyjnor * Psikologjia e suksesit në jetë VI * Psikologjia e suksesit në jetë VIII * Psikologjia e suksesit në jetë V * Psikologjia e suksesit në jetë VII * Psikologjia e suksesit në jetë I * Psikologjia e suksesit në jetë IX * Psikologjia e suksesit në jetë, pjesa e II * Psikologjia e suksesit në jetë III * Psikologjia e suksesit në jetë IV * 1 Qershori Dita ndërkombtare e Fëmijëve * Pushimet verore, rast apo sfidë * Sa fituam nga agjërimi ynë * 7 mënyra për ta nderuar këtë festë madhështore * Transformime shoqërore * 5 Qershori Dita Botërore e Mjedisit * Mesazh dhe apel për rininë! * Përkujtues për mësimdhënie efektive – cilësore * Psikologjia e suksesit në jetë X Të gjitha shkrimet e autorit >> Muaji i mundesive universale (ramazani) Autor: Mr. Rrahman Ferizi E marte 17 Korrik 2012 19:38 PM 1 PANAIR HYJNOR: Çdo vit vjen me risit e tij. Në raport me vitet njeriu është një udhëtar në rrugë një kahesh, e nesërmja bëhet pjesë e sotmes vetëm kur kalojmë pranë sajë, ajo pra ekziston. Koha si komponentë është “krijesë statike” në relacionin dhe prizmin tonë transitor përballë sajë. Janë disa segmente kohore brenda shekujve, dekadave, viteve, muajve, ditëve po ashtu edhe pjesë brenda këtij intervali ditë-natë, të cilat për nga vlera ndryshojnë dukshëm krahasuar me masën apo njësinë e tyre kohore. Në këtë udhëtim të shkurtër të Njeriut në këtë Botë, disa kohë e përjetësojnë prezencën tonë në të, e ka disa të tjera të cilat (edhe pse nuk mund ti zhvendosim) na bëjnë të harrojmë vetën tonë në raport me të. Ky Muaj, për dallim nga muajt e tjerë të vitit vjen si një përkujtim afërsisht i një shekulli jetë shikuar nga prizmi hyjnorë, pasi në relacionin kozmik dihet se korrespondon me tetëdhjetë e tri vite e katër muaj. Njeriu me këtë muaj fiton epitetin e “përjetësisë” edhe në këtë Botë, duke fituar shpërblime hyjnore nga adhurimi i vetëm një Nate ( Nata e Kadrit) natyrisht nëse arrin të meriton, pra fiton zgjatjen e jetës se adhurimit të tij edhe për mija herë..! Të gjithë ngarendin në ndonjë treg apo panair të një produkti të kësaj bote ngase pritet që çmimi i produktit të dëshiruar të jetë më i favorshëm, apo edhe rritët mundësia të blihen sa më shumë artikuj të dëshiruar. Shikuar nga kjo perspektivë, ky Muaj është më shumë se cili do Panair i bio-inxhinieringut të kësaj bote, ngase përmes tij arrihet të dhjetëfishohet ymri i ibadetit-adhurimit tonë. Sikur All-llahu i Gjithëmëshirshëm mos të na mundësonte të pasurojmë kështu konton tonë të veprave të mira, vërtetë jeta e jonë në perspektivën e ahiretit do të ishte shume meskine. Fortifikata tjera të këtij progresi dhe mëshire në adhurim janë edhe namazet qe arrijmë të falim në Qabenë e ndritshme, të cilat korrespondojmë një me njëqindmijë namaze, pastaj me një me njëmijë namaze kur falen në Medinën e Ndritshme, dhe pesëqind kur falen ne Xhaminë ku priu si Imam i gjithë Pejgamberve, Muhamedi paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të. Po edhe në namazin tonë ditor kemi këtë kategorizim, dallimi mes namazit që falet në Xhami prej atij i cili falët në shtëpi dihet se është njëzete shtatë me një në favor të atij i cili falet në xhami, ngase vijnë në shprehje forma tjera të empatisë njerëzore në relacionin besimor të kësaj dhe botës tjetër. 2 SFIDIMI I EGOS NJEREZORE: Natyra dualiste njerëzore e cila përbëhet nga komponentët e trupit dhe shpirtit, intelektit dhe instinktit qëndron në mes të engjëjve të cilët posedojnë vetëm intelekt (arsye autodidakte) dhe botës shtazore e cila posedon vetëm instinkt (orientimi në kohë dhe hapësirë). Njeriu duke u gjendur në një tampon-zonë të tillë gjithmonë interferohet nga valë të dy zonave poseduese, varësisht se në cilën frekuencë arrin të qëndrojë-rezistojë merë edhe forma inter-komunikimi të atyre valëve, qoftë të natyrës engjëllore apo shtazore, kjo rreze-veprimi ndikon pandërprerë në personalitetin e tij. Sigurisht se kodi për pranimin e këtyre valëve gjendet në zemrën e njeriut, dhe kjo mundësi e lidhjes me valët hyjnore pikërisht në këtë Muaj është më e madhe se çdo Muaj tjetër, ngase ato janë prezent kudo në ambientin tonë e po ashtu valëve tjera ( negative) u mbyllët qasja thuajse plotësisht.. Është mëshirë e madhe Hyjnore mundësia e tillë për lidhje me valët kozmike ( pa ndonjë implementim të ndonjë aparature të sofistikuar ashtu siç nevojitet për lidhje me valët elektro-magnetike) dhe qasja me frekuencat e Kur’anit Famëlartë dhe fjalët profetike, duke komunikuar në gjuhën e tyre, duke u lutur, përdëlluar, penduar dhe prosperuar në aspektin shpirtërorë. Sa më i fortë dhe i lartë është integrimi në këto valë Hyjnore, aq më lartë rezonon intelekti dhe arsyeja jonë në sfidimin e egos dhe pasionit të natyrshëm njerëzorë. Për të pasur një sukses në të gjitha fushat në këtë rrugëtim të vështirë jetësor, patjetër se duhet një lidhje stabile dhe koherente me këto valë. Muaji Ramazan është një ofertë hyjnore për të rindërtuar raportin mes zemrës sonë dhe “Antenës” Hyjnore e cila ofron gratis dhe mëshirshëm këto valë, të cilat sjellin dëlirsim shpirtëror dhe mirëqenie e shëndet të përgjithshëm trupor. 3 SHKOLLE EDUKIMI: Dinamika e perspektivës së një shoqërie varët shumë nga suksesi në ndërtimin e një Institucioni të mirëfilltë arsimor i cili funksionon. Ashtu siç thuhet se, “Arsimi i sëmurë shoqëria e sëmurë”. Sot, shtetet të cilat janë stabilizuar nga komponentët e luftimit të vetvetes siç janë; imponimi apo vet-marrja me politikë ditore, armiqësia e jashtme dhe e brendshme konstante, dukuritë e vetë-izolimit dhe vet-shkatërrimit të resurseve kapitale shtetërore nga udhëheqës të cilët nuk njohin komponentë të ndërgjegjes njerëzore etj..pra ato shoqëri punojnë natë e ditë për një sistem stabil arsimor i cili hapëron me kohën. Me gjithë këtë, edhe përkundër ofrimit të kurrikuleve-planprogrameve bashkëkohore dhe aplikative në teori, statistikat tregojnë se në praktikë nuk po regjistrohen rezultate të konsiderueshëm dhe as pritshmëritë. Pse shtrohet çështja, nëse vërtet dëshirohet të shtrohet.? Sigurisht anashkalimi i një komponenti shumë të rëndësishme apo vendimtar në edukimin e unit njerëzor, aplikimi i mirëfilltë i edukimit mbi baza të shëndosha të besimit në Zot dhe elementeve themelore në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive që pasojnë. Prandaj agjërimin e Muajit Ramazan, përveç që e praktikojmë si obligim Hyjnor mund të shërbej si shkollë autodidakte e vet-edukimit dhe kalitjes së natyrës dhe personalitetit njerëzorë. Ashtu siç preferojnë psikologët se, një shprehi e mirë e cila aplikohet një Muaj pandërprerë, shërben si preventive efektive, duke larguar disa nga vetit negative në karakterin njerëzorë. 4 VETREALIZIM: Njeriu koshient varësisht nga epi-gjenetika e personalitetit të tij, posedon plane dhe projekte të larmishme. Të gjitha përpjekjet e tij ( me apo pa vetëdije) mundohet ti bëjë në funksion të realizimit të atyre planeve dhe qëllimit për të cilin jeton. Natyrisht se tërë kjo sipërmarrje varet nga parimet të cilat e udhëheqin dhe rruga e cila zgjidhet për realizimin e tyre, po ashtu edhe nga rrethanat dhe mundësitë. Një planifikim një ditë është më efektivë sesa puna një viti. Sikur ata që jetojnë sipas motos Profetike; “ Mundohu për këtë Botë sikur gjithmonë do të jetosh në të dhe mendo për Botën tjetër sikur nesër ke me udhëtuar drejtë sajë” edhe ata të cilët mundohen vetëm për këtë Botë, në këtë Muaj kanë një shans për një sinergjizëm në këtë proces të vet-realizimit. Pra në këtë Muaj, kemi mundësi të fitojmë shumë nga kjo Botë si; shëndet, solidarizim dhe rritje e rrezes së respektit dhe kujdesit ndajë vëllazërisë, miqësisë dhe farefisnisë po ashtu të realizojmë shumë nga projektet të cilat synojnë suksesin dhe fitoren në rrugëtimin drejt ahiretit. 5 PERPJEKJE PER NDRYSHIM: Panta re ( Çdo gjë ecë-rrjedhë-ndryshon) thonë latinët e vjetër. Asnjë proces që nga lëvizja e qerpikut të syrit deri në ciklin e yjeve dhe galaktikave në Univers nuk rrinë statik. Çdo gjë është në ndryshim dhe evoluim sipas rrugëtimit të vet edhe pse nuk mundë të perceptohet nga shqisa e vrojtimit tonë, ndodhë që nganjëherë edhe komentohet apo kuptohet e kundërta e tij. Shumë çështje gjatë procesit tonë jetësor i shohim si zhgënjim ato mundë të kenë qasje tjetër ne relacionin Hyjnorë dhe anasjelltas. Kësaj simfonie të ndryshimit konstant duhet të bëjmë përpjekje ti bashkohemi edhe ne duke përtërirë qëllimin për të mirë dhe duke ecur rrugës së fisnikërimit të mundshëm të natyrës sonë të “ngathët” njerëzore. Nganjëherë qëndrimi në parime dhe bazamente është sukses edhe nëse na duket se nuk jemi duke prosperuar. Të qëndruarit në besnikëri të idealit dhe idesë për avancimin e tij është pjesë nga pjesët e ndryshimit pozitiv. Andaj edhe përkundër lëshimeve-rënieve, ndërkëmbëzave gjatë rrugës së jetës, pasivizimit përballë realitetit sfidues, sakrificave me sojin e injorancës njerëzore, ballafaqimit me fatin e lehtë apo të rëndë të jetës, zgjatjes së kohës së suksesit dhe hendeqeve në rrugën e tij, përpjekje për ndryshim konsiderojmë se është nga obligimet e besimit. Para ca ditëve e lexova një dijetar të ndritur i cili na erdhi me një mesazh optimist; “ Unë po ndryshojë”. Lusim Zotin e Madhërishëm, Muaji të cilin po e presim me padurim të mundësojë ndryshime pozitive në aspektin global, duke ua mundësuar lirinë të shtypurve dhe fitoren ndaj tiranisë dhe formave të sajë, në aspektin shoqëror duke ndryshuar trajtimin ndaj realitetit dhe në aspektin individual duke u ngritur në piedestale të larta të devotshmërisë e humanizmit, kështu të meritojmë mëshirën e Zotit dhe ndihmën e Tij si robër të vërtetë.
Posted on: Wed, 04 Dec 2013 00:08:35 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015