dhe gjysmë produkt në industri dhe kuzhinë. Molla është - TopicsExpress



          

dhe gjysmë produkt në industri dhe kuzhinë. Molla është fryt]] pomaceous e pemë molle, specie Malus domestica në familje u rrit Rosaceae. Ajo është një nga frytet e pemës më gjerësisht kultivuar. Druri është i vogël dhe qumeshtit, duke arritur 3-12 metra (9,8-39 ft) i gjatë, me një kurorë të gjerë, shpesh shumë të dobët. [2] gjethet janë aranzhuar këmbyer thjeshtë ovals 5-12 cm i gjatë dhe 3-6 centimetra ( 1,2-2,4 in) gjerë në një 2-5 centimetra (0,79-2,0 in) bisht i gjethes me një tip akute, diferencë dhëmbëzuar dhe një underside pak pupla. Lulet janë prodhuar në pranverë ne të njëjtën kohë me nisjen e lulëzimit te saj. Lule të bardhë me një nuancë trëndafili që gradualisht zbehet, pesë petalet, dhe 2,5-3,5 centimetra (0,98-1,4 in) në diametër. Frutat maturohet në vjeshtë, dhe zakonisht është 5-9 centimetra (2,0-3,5 in) diametër. Qendra e frutave përmban pesë carpels rregulluar në një pikë pesë yje, secili carpel që përmbajn një ne tre fara. Druri origjinën e ka nga Azia qendrore, ku paraardhësi i tij i egër është gjetur ende sot. Ka më shumë se 7.500 cultivars njohur mollë që rezulton në një varg të karakteristikave të dëshiruar. Cultivars ndryshojnë në të jepnin e tyre dhe madhësia përfundimtare e pemë, edhe kur rritur në të njëjtën rootstock. Të paktën 55 milion ton mollë u rriten në mbarë botën në vitin 2005, me një vlerë prej rreth 10 miliard dollarë. Kinë prodhohen rreth 35% të këtij totali. [4] Shtetet e Bashkuara është prodhuesi i dytë kryesor, me më shumë se 7,5% të prodhimit botëror. Turqia, Franca, Italia, dhe Irani janë edhe ndër eksportuesit kryesorë mollë. Përmbajtja [fshih] * 1 Vetitë kuruese të mollës o 1.1 Gurët në veshka o 1.2 Tretja o 1.3 Uthulla e mollës o 1.4 Konsumimi i mollës * 2 Shih edhe mëso * 3 Lidhje të jashtme Një mollë në ditë e mban doktorin. Kjo dihet. Por duke pasur parasysh se vet’ doktori nuk ha as kokërr ulliri e jo më kokërr mollë, se jo të gjithë e duan doktorin larg, se për ata që doktorin e duan larg nuk mjafton një mollë e vetme, por duhet nga një mollë përditë, pra shumë mollë, del pyetja: A është molla rama vërtet mollë, dhe, për më tepër, mollë e tillë që doktorin ta mbajë larg ? Nëse molla rama s’është, me mollën rama çfarë duhet bërë? Nëse molla rama mollë është, sa ditë larg është e aftë ta mbajë doktorin? Dhe ku larg? Mbrapa, përpara, majtas, djathtas, poshtë, apo lart ? Këto pyetje ishin iskrat pas të cilave plasi sherri.Të parët që e morën fjalën ishin ca gjytyrymë që thanë se molla rama është një mollë si gjithë mollët për të cilën nuk duhet menduar gjatë por secili duhet të mprehë dhëmbët në mënyrë që kush të mundet ta kafshojë dhe ta hajë sa më tepër për hesap të vet.Por kjo u kundërshtua rreptë nga disa të tjerë merhumë që thanë se nuk është mirë të futet në stomak diçka rreth së cilës dihet pak ose aspak. Sepse, shtoi njëri prej tyre, nuk duhet të ngutemi të quajmë mollë një gjë vetëm sepse është e rrumbullt dhe ka këto apo ato përmasa, apo ta zëmë, vetëm sepse nuk është dardhë me bisht prapa, patate gungse, shegë e kuqe, panxhar sheqeri, karotë, pras, apo ndonjë gjë tjetër e këtij karakteri. Këto fjalë e ndëzën edhe më tepër debatin lidhur me zhbirilimin e identitetit të frutit të mollës, zanafillës së tij. U përmend në këto e sipër, Eva dhe Adami, mëkatet dhe virtytet, si të njërit dhe të tjetrit, çfarë mund të mësojmë a të kemi parasysh ne të kohëve moderne nga fataliteti i të parit mëkat mollacak. Në vazhdim, një gërxho më pas, si provë finale për të provuar nëse molla rama është a s’është mollë përmendi rrëshqitazi Vilhelm Telin. E bëri këtë duke lënë të nënkuptohej se, përtej rreziqeve, eksperimenti duhej përsëritur. Gërxhos iu hodhën menjëherë në fyt me një mori pyetjesh skeptike dekurajuese; Kush ndër ne guxon të rrezikojë ta vërë mollën rama majë kokës së vet për të vërtetuar një gjë kaq të thjeshtë ?! Cili nga ne mund të jetë një Vilhelm Tel me aftësi shënuese aq të spikatura sa ky eksperiment të përfundojë pa rrezik ?! Po sikur molla rama të mos jetë mollë, si mund ta dimë çfarë do ndodhi pas goditjes ? A di kush të na thotë çfarë drejtimi do marri shigjeta në një eventualitet të tillë dhe sa do rrezikohej koka nga molla rama ? Ta zëmë se molla rama është mollë, po kush na siguron se pas goditjes me shigjetë molla rama do ndahet në mes dhe jo në tresh, më katërsh, apo në më tepër copa, ose nuk shkatërrohet fare dhe na lë shëndenë ? E kuptoni në çfarë telashesh po na fusni me këto që thoni ? Këto fjalë i dhanë edhe një herë hov diskutimit mbi identitetin; Është a s’është mollë molla rama ? Dhe u ngrit një qukapik me sqep e tha; Mos u çudisni. Ajo që kini përpara nuk është mollë, është planeti i largët Jupiter. Njëlloj si gjërat e vogla të cilat nga larg duken të bukura por kur u afrohesh tmerrin e kanë të madh, edhe gjërat e mëdha, nga sa më afër t’i shohësh, aq më të vogla duken. Ato dy gropëzat lart dhe poshtë janë të shkaktuara nga tërheqja jo e njëjtë gravitacionale si pasojë e shpërndarjes jo homogjene të lëndës brenda kësaj që juve ju duket mollë por në fakt është planet. Sa duket natyra shkencore e këtij vlerësimi nxiti një turivarur që tha; Ndoshta nuk do më besoni mua fytyrëvrerosurin, por ja ku po ua them me sigurinë më të madhe se kjo kokërr molle që ju e quani molla rama së cilës keni kaq kohë që i vini rrotull dhe s’i jepni dot dum, është si molla që i ra mbi kokë Isak Njutonit, i cili, pas atij eventi në dukje aq të rëndomtë, bëri zbulimin epokal në Fizikë. Po dua të them se edhe kjo mollë, po të shihet me kujdesin që meriton, në thelbin e vet, përmban një risi’ të madhe që pret të zbulohet. Ik o turiqen i lojtur se s’ua kemi ngenë dënglave të tua shkencore, u dëgjuan një kor zërash prej të cilëve u shqua zëri i një skuthi që tha: Dëgjoni, molla rama nuk është mollë sepse është mollë, por sepse më tepër se mollës nuk i ngjan asgjëje tjetër. Kjo i qetësoi disi të pranishmit dhe j’a ndërroi drejtimin bisedës duke e kthyer atë nga supozimet e përçartuna në reflektime më serioze. Si rrjedhim më pas u shtruan pyetjet nëse e ashtuquajtura molla rama është vërtet mollë apo vezë rosaku, kokërr qepe, top golfi apo top ping-pongu ? Pas kësaj ardhjeje në vete, një riosh me pamje babaxhani me zë të shtruar, duke treguar bishtin e mollës si fitil ndezës, tha me vendosmëri se molla rama nuk është mollë, por bombë dore. Kjo bëri që të pranishmit të llahtariseshin befas me me njërin sy nga bishti i mollës rama që nxirrte tym, dhe tjetrin sy nga dera gati për t’ia mbathur. Dhe do kishin ikur të gjithë nga frika, nëse dikush tjetër që deri atë moment kishte ndejtur i heshtur u ngrit e tha; Molla rama nuk është asnjë nga këto variante që thoni ju. Molla rama është batiskaf zhytës, nga ata që me një ekip ekspertësh brënda shërbejnë për zbulimin e sekreteve të thellësive të oqeaneve. Sa duket ishte dashur ky supozim deri-diku neutral që diskutimet të ndërronin përsëri drejtim, nga ai i identitetit të mollës rama, tek utiliteti i saj. Lidhur me këtë disa të tjerë me rradhë u hodhën e thanë atë që tashmë ishte thënë por mesa dukej nuk i ishte dhënë rëndësia e duhur; se e vetmja gjë që mund të bëhej me mollën rama është të hahet. Por edhe ky gjykim grykësish u hodh menjëherë poshtë nga disa të tjerë të cilët e kundërshtuan egërsisht ngrënien me argumentin se nuk mund të futet në stomak një diçka së cilës, të paktën deri tani, i njihej vetëm rrumbullakësia dhe aspak brendia. U duk sikur këto fjalë e kthyen diskutimin edhe një herë tek identiteti, pra në një rreth vicioz prej ku nuk mund të dilej dot më. Por jo. Sepse në vazhdim u ngrit një turithatë që tha se objekti i rrumbullakët që ndodhej përballë, mund të ishte vërtet frut, pra diçka që hahet, ama meqënëse ka frut e frut, duhet bërë kujdes. Sepse ka frut Perëndie, por ka edhe frut teknologjie. Kjo i ndau përfundimisht më dysh të gjithë; Adhuruesit e katundeve, fushave, traktorëve, të mbjellave, nga njëra anë, dhe, nga ana tjetër, dishepujt e pa epur të Photoshopit, fejsbukut, gmalit. Dhe, sipas preferencave të njërës dhe tjetrës palë, u rindezën hamëndjet. Hamëndje dhe pyetje nga më të ndryshmet lidhur me identitetin e errët të dikurshëm dhe utilitetin e tashëm të pa qartë të mollës rama. Njëri me turi kërmilli u ngrit e tha, apo më mirë pyeti, se ku bie përtej dhe këndej së majtës dhe së djathtës së kësaj molle përderisa dihet se sfericiteti nuk ka as të majtë as të djathtë por vetëm brenda dhe jashtë? Kjo pyetje bëri goxha përshtypje sa i përket fantazisë së shquar të të shquarit pyetës. Një tjetër tërhoqi vëmendjen ndaj faktit se kjo mollë nuk është rrugë, të cilën kush nuk e ka e do, dhe mes atyre që e duan, kush e ndërton e vjedh. Një hundëshkabë provoi ta prekte mollën rama me gishtërinj. Por sa i afroi gishtërinjtë, mollëzat nisën t’i djegin dhe u përpoq t’i ftohë me pështymë. Pastaj hundëshkaba rrëmbeu një pirua dhe bëri t’ia ngulte mollës. Por piruni rrëshqiti mbi mollë si mbi një sferë çeliku. Provoi edhe me thikë, por pa asnjë rezultat. Ky mossukses i fundit u dha shkak shpërthimit të fantazive si këto; Ta heqim që këtu këtë të mallkuar se do çmendemi fare duke u marrë me të. Ta heqim, por si ?! Duke e rrokullisur në rrumbullakësinë e vet ? Jo, sepse duke e rrokullisur do duhen vite deri sa ta hedhim në det. Epo mirë, i vemë rrota për më kollaj dhe më shpejt. Jo – jo, as rrokullisje as rrota, duhet ta djegim. Gjeni një komardare. Hidhjani komardaren mollës si kaubojsat i hedhin litarin kalit, pra në mënyrë të tillë që molla të mbetet në mes. Vijani flakën komardares dhe keni për të parë si do digjet molla dhe bashkë me mollën edhe dyshimet tona. Nga ngjyra e tymit dhe analiza të tjera laboratorët do na thonë gjithçka rreth mollës dhe në këtë mënyrë do zhduket çdo mister. Mos harroni se më ’97-ën kështu janë djegur njerëzit, e jo më tani mollët. Këtyre nuk ua vuri njeri fort veshin dhe muhabeti u shndërrua në një katarakt pyetjesh nga ato të fillimit; Si mund të hahet molla rama, duke e kafshuar apo duke e gëlltitur, e qëruar apo e pa qëruar, me ngulje dhëmbësh apo me prerje me thikë, para apo pas buke, a bën të shoqërohet me pije, pijet a mund të jenë të gazuara, a mund të serviret nëpër gostira dasma, sebepe, a mund të hahet e shtrydhur, nëse po, me mbetjet e shtrydhjes çfarë mund të bëhet, në cilin vakt mund të hahet ajo mollë, a këshillohet muzikë gjatë asaj ngrënieje, cilave mosha u bën mirë ta hanë mollën rama, pse përdoret shprehja kuq si molla, dhe jo kuq si rama, apo verdh’ si dardha, si lidhen të tëra këto me…etj. etj.O të lidhshin për fyti dreqërit, ulëriti një teptil. Ore, keni a s’keni sy në ballë ? Shiheni ore mirë mollën rama. Atje poshtë tek ajo pulla e vogël e hirtë. E patë ? Pra mos u sherrosni kot, se siç e shihni, molla rama është mollë e krimbur nga brenda, dhe si e tillë, doktorrin e mban gjithmonë afër. PJESHKA: Pjeshka ky frut që konsiderohet si simboli i jetëgjatësisë në Kinë, ka origjinën e vet në këtë vend ku është kultivuar për më shumë se 5000 vjet. Pjeshka është e pasur me antioksidantë të cilët i mbrojnë qelizat e trupit nga dëmtimi dhe kështu zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare, disa lloje të kancerit dhe sëmundjeve kronike. Pjeshkat përmbajnë fenol, substancë e cila është antioksidanti i saj kryesor dhe i cili vepron më fuqishëm se sa vitamina C. Por, meqë lëkura e pjeshkës përmban deri dy herë e gjysmë më shumë fenol se sa vetë brendësia e frutit, mos e qëroni atë. Nëse nuk e pëlqeni lëvoren e pjeshkës së zakonshme për shkak të “qimeve”, merrni nektarinat që janë pa qime. Në esencë është pemë krejtësisht e njëjtë. Karotenoidet kryesore të cilat gjenden në pjeshkë dhe nektarina janë beta-kriptoksantin dhe beta-karotinë, të cilat në organizëm shndërrohen në vitaminë A. Sa më të portokallta të jenë pjeshkat më tepër beta-karotenë ka në to. Pse duhen konsumuar Pjeshkët e freskëta janë burim i mirë i fosforit, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse ndikon në shëndetin e eshtrave dhe dhëmbëve, rritjen dhe rigjenerimin e indeve dhe mirëmbajtjen e vlerave të ph në gjak. Ato po ashtu përmbajnë edhe hekur, bakër i cili i nevojitet organizmit për të krijuar hemoglobinë dhe kolagjen, vitaminë B3, i cili është një faktor i rëndësishëm për metabolizmin dhe prodhimin e energjisë. Një pjeshkë e madhësisë mesatare (me lëvore), mbulon pesë deri në dhjetë për qind të nevojave të trupit për fibra te të rriturit. Nëse hani pjeshkë rregullisht, do të rregulloni sulmet e urisë, do të mundësoni zbrazjen e rregullt të zorrëve, do të zvogëloni rrezikun nga kanceri i zorrës së trashë, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti i tipit 2. Nuk duhet harruar as që pjeshkët janë burim i rëndësishëm i vitaminës C, e cila na mbron nga infeksionet dhe përshpejton shërimin dhe i vitamins E, e cila ndikon në imunitet dhe në shëndetin e lëkurës. Mund të jenë një vakt i lehtë Pjeshka është e përsosur si një vakt i lehtë pas mëngjesit, pa shtuar sheqer, tretet lehtë dhe prandaj është e përshtatshme për ata që kanë probleme me tretjen. Këshillohet të hahet larg vakteve, pasi “përzierja” e qumështit dhe karbohidrateve mund t’i shkaktojë parehati zorrëve. Së fundi, duhet të jeni të vetëdijshëm se nuk duhet të pini shumë ujë pas ngrënies së këtij fruti, sepse rrezikoni acidin cianidrik që ndodhet në pjeshkë. Llojet e pjeshkëve Ne mund të ndajmë në tri lloje kryesore pjeshkat: Pjeshka e zakonshme, që karakterizohet nga një lëkurë e hollë dhe e butë, me push të hollë dhe që mund të ketë tul në ngjyrë të bardhë ose të verdhë. Pjeshka pa push ose nektarina, e cila karakterizohet nga një lëkurë e butë dhe tuli i saj është zakonisht i verdhë dhe i fortë. Së fundi, ekziston një kategori pjeshke që nuk është se tregtohet në tregun e shitjeve me pakicë, ajo përdoret zakonisht në lëngje frutash, ka tul shumë të fortë dhe e ruan atë për një kohë të gjatë, prandaj është ideale për industrinë e lëngjeve. Simbolika e pjeshkës në vendet e botës Në Kinë është konsideruar si fruti i imoralitetit dhe i pranverës. Në Japoni konsiderohet si mbrojtës kundër forcave të këqija. Çelja e pjeshkës simbolizon rinovim, rilindje, bukuri, rini, purifikim dhe besim në martesë. Në simbolizmin kristian pjeshka është fruti i shpëtimit, dhe për këtë arsye shpesh shfaqet në pikturat e Virgjëreshës me fëmijën. Vlerat ushqyese Këtu janë vlerat ushqyese për 100 gram të produktit: Potasio: 260 mg. Kalori: 27 kcal. Ujë: 90,7 g. Karbohidrate: 6.1 g. Proteina: 0,8 g. Sheqerna: 6.1 g. Fibra: 1.6 g. Kalcium: 8 mg. Natrium: 3 mg. Hekur: 0,4 mg. Kalium: 260 mg. KUMBULLA: Fruti i kumbulles i konzervuar ne form hashavi (kumbull e thare) dhe e konservuar ne friz per prodhim komposto, kane veti sheruese-lehtesim ne rastet e maeasellit te brendshem sidomos te zorra e trashe. ndihmon dhe lehteson jashteqitjen. Veprimi shërues[redakto] Kumbullat janë mjaft të rëndësishme në ushqim. Vetite shëruese të kumbullës ndikojnë në sëmundjet e veshkave, sëmundjët e mëlçisë së zezë dhe tek paraqitja e reumës. Rregullon punën e zorrëve.Vetite sheruese te kumbulles ne forme komposto vijne ne shprehje edhe te semundjet dhe veshtiresite te hemoroidet e brendshme.Rregullon jashteqitjen dhe qeteson dhimbjen. Kumbullat[redakto] Një gjë shumë e mirë ose masë është një frutë me bërthamë dru në Prunus gjini, Prunus subgenus. Subgenus dallohet nga subgenera tjera (pjeshkë, qershi, qershi zog, etj) në fidaneve të paturit e një burbuqe terminali dhe buds anën vetmuar (jo grumbulluara), lule të grupuara së bashku për të shkurtër 1-5 vjen, dhe fruta që një zakon running poshtë njëra anë, dhe një gur të butë. Frutash mund të ketë një shtresë-pluhur të bardhë që është e lehtë rubbed jashtë - kjo është një shtresë dylli për epicuticular fruta kumbull pjekur u jep atyre një pamje blertë në të kaltër. BANANE: Bananja është një fryt me tul të butë dhe të ëmbël, e paketuar në lëkurën e saj të verdhë, banania është një frut i mrekullueshëm që mund të haset gjatë gjithë vitit. Druri i bananes rritet deri në 10 m lartësi dhe i përket familjes së orkidesë. Ky frut kremoz të ëmbël dhe i pasur me vitamina, është një nga më të preferuarit për të gjitha grupmoshat, nga bebet deri te pleqtë. SHEGA: Shega (emri shkencor: Punica Granatum) është një pemë e vogël gjetherënëse, frytet e së cilës kanë një lëng të ëmbël dhe me aromë të veçantë. Lloji më i mirë i shegës është ajo më e lëngshme dhe me ngjyrë të kuqe të fortë dhe me lëkurë të hollë. Rritet deri në 5 m lartësi dhe gjerësi deri në 3 m. Mesdheu paraqet karakteristika klimatike dhe tokësore mjaft të favorshme për kultivimin e shumë bimëve, një pjesë prej të cilave e kanë origjinën pikërisht këtu. Kjo dhuratë, që natyra i ka ofruar banorëve te Mesdheut, është shoqëruar me një kujdes të vazhdueshëm dhe punë të veçantë që këta banorë kanë treguar në kultivimin e bimëve, në mënyrë të veçantë tek pemët frutore. Studimet e ndryshme të arkeologëve dhe zbulimet e bëra prej tyre dëshmojnë për lashtësinë e kultivimit të pemëve frutore. Nëpërmjet një materiali të bollshëm arkeologjik është e mundur të vërtetohet se fillesat e bujqësisë së kultivuar i përkasin periudhës së neolitit dhe ndoshta edhe më parë. Herë pas here, pranë banesave të ilirëve janë zbuluar kopshtet ku të parët tanë kanë kultivuar peme të ndryshme, kanë realizuar punimin e tokës, kanë bërë shartimet, krasitjet dhe përzgjedhjet e para të bimëve. Iliret kanë qënë shumë të përmendur si mjeshtër në kultivimin e bimëve të ndryshme (gjë që del qartë tek “Gjeorgjikat” e Virgjilit, “Iliret dhe Iliria”, etj) ,zeje të cilën ata e përhapën në vendet e Mesdheut si në Romë, Francë, Afrikën Veriore, etj. Nga libri më i lashtë që flet për historinë e njerëzimit – Bibla, na vjen një mësim shumë domethënës : Kur Moisiu u ankua tek Perëndia se vendi ku ai jetonte ishte i vështirë. Perëndia i tha : “Unë të kam vendosur në atë pjesë të botës ku rritet ulliri dhe fiku !”. Pra, me gjithë kapricot që paraqet, ky rajon ofron kushte shumë të mira për rritjen dhe zhvillimin e bimëve të ndryshme, ndër të cilat edhe shega. I ndodhur në pellgun e Mesdheut, me shtrirje që nga bregu i detit deri në lartësinë 2751 m mbi nivelin e detit, ku pjesën më të madhe të territorit e përbëjnë kodrat dhe malet, mikroklima paraqet një larmi mjaft të madhe. Kjo fillon nga bregdeti, me një klime subtropikale, e vazhdon deri në alpet me klimë malore të freskët. Në këtë interval ka një pafundësi mikroklimash që, në kushtet e tipeve te tokës, paraqesin avantazhe dhe mangësi nga më të shumtat për rritjen dhe zhvillim normal të bimëve. Pemët janë një nga ato gjëra që njeriu i ka vlerësuar që në fillimet e veprimtarisë së tij si qenie e shkëputur nga bota e kafshëve. Vlerat e frutave kanë bërë që njerëzit të kujdesen për pemën gjatë gjithë sezonit, dhe kjo të mos ndodhë vetëm në kohën e vjeljes së frutit, për të prodhuar sa më shumë. FIKU: Fiku (lat.Ficus carica ) është bimë që klasifikohet në familjen e bimëve Moraceae. Në natyrë si të egra rritën nga Mesdheu deri në Indi, po ashtu edhe në vende tjera tropike të rruzullit. Trungu i Fikut arrin lartësinë deri në 10 metra mbi tokë, gjethet i ka të mëdha dhe rrinë të varrua njëra mbi tjetrën me një pamje që përkujtojnë hardhinë e rrushit ndërsa degë i ka të trasha e të lëvore të lëmushme ngjyrë hiri të çelët.
Posted on: Fri, 27 Sep 2013 13:57:11 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015