1. Aktet Normative janë vendime qeverie me fuqinë e ligjit 2. - TopicsExpress



          

1. Aktet Normative janë vendime qeverie me fuqinë e ligjit 2. Teorikisht ndërmerren në raste emergjence dhe hyjnë në fuqi menjëherë 3. Si çështje emergjence, kalojnë në parlament me procedurë të përshpejtuar, pra pa njohur hapat e zakonshme të një ligji, siç është debati parlamentar. 4. Kushtetuta flet për akte normative me fuqinë e ligjeve të zakonshme, rrjedhimisht këto akte duhet të miratohen në kuvend me gjysmën e votave të të pranishmëve. (diku mes 36 dhe 71 deputetëve në varësi të pjesëmarrjes. 5. Por si i bëhet kur akti normativ kërkon pezullimin e një ligji të miratuar me tri të pestat, pra me minimalisht 84 deputetë? Kësaj i thonë: të dhjefsha hartuesit e kushtetutës. A mundet të hidhet poshtë një ligj që kërkon tre të pestat për t’u miratuar, me një maxhorancë të thjeshtë? 6. Gjithsesi, logjika formale ta do që aktet normative, që të jenë të vlefshme, duhet të ndërmerren vetëm në kushtet e emergjencës. Emergjencë nuk ka, aktet normative nuk ka pse të ndërmerren. 7. Fakti është që qeveria paraardhëse ndërmerrte akt normativ për çfarë t’i deshte qejfi. Kjo nuk justifikon të njëjtën sjellje nga ana e qeverisë së re. Përndryshe, mund të themi se nuk kemi ndryshuar qeveri. Kemi ndryshuar emrat, por jo përmbajtjen apo teknikat e punës.
Posted on: Thu, 03 Oct 2013 17:43:35 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015