3. Kleri ortodoks serb dhe miti për Kosovën (III) Megjithatë, - TopicsExpress



          

3. Kleri ortodoks serb dhe miti për Kosovën (III) Megjithatë, këngët popullore vetëm për vetëm nuk do të “vazhdonin të ushtronin një influencë kaq të madhe, madje edhe te serbët e sotëm”128, e as “mitet dhe mitologjia serbe, të cilat trajtohen si nga intelektualët (serbë - K. B.), ashtu edhe nga kisha129” (po ashtu, serbe) nuk do t’i “bënin ata aq të fortë”130, dhe si rrjedhojë e gjithë kësaj as ata nuk do të kthenin aq shpesh “në Kosovë, te Karagjorgje...”131 për t’u ushqyer me “nacionalizëm anakronik”132, për t’i mësuar format më makabre të kryerjes së krimit133,po të mos ishin edhe lexuesit, “sqaruesit”, predikuesit dhe “interpretuesit” e “denjë” të atyre këngëve dhe të atyre miteve. Me fjalë të tjera, epika popullore serbe, miti dhe mitologjia serbe, do ta kishin të njëjtin fat sikundër edhe ato të popujve të tjerë të civilizuar, po të mos ishte ajo, siç e quan Millorad Tomaniq, “lulja tripetalëshe serbe me aromë dehëse vdekjeprurëse”134, pra sikur të mos ishin: Kisha Ortodokse Serbe (KOS), Akademia Serbe e Shkencave dhe e Arteve (ASSHA), dhe Shoqata e shkrimtarëve të Serbisë (SHSHS)135, të cilat, si bashkëkryes të gjenocidit që janë, “... kur veprojnë së bashku (domosdoshmërisht) u është e nevojshme njëfarë ideologjie që të mund t’i japin legjitimitet sjelljeve të tyre, sepse pa të do të jenë të detyruar që edhe vetveten, edhe njëri-tjetrin, ta shohin të atillë çfarë edhe janë në realitet: hajna të rëndomtë dhe vrasës”, thotë Leo Kuper136. Dhe, me kompetencë mund të thuhet se janë të rrallë sot në botë ata popuj, “lulja tripetalëshe serbe me aromë dehëse vdekjeprurëse”, klerikët,akademikët dhe shkrimtarët e të cilëve, duke u lindur, duke u rritur dhe duke u kultivuar në livadhin e mitologjisë mesjetare, edhe në këtë fillimshekulli (XXI) dhe fillimmileniumi (të tretë), vazhdojnë të gjejnë frymëzimin për krim, të nxisin luftëra pushtuese, t’i bekojë ata (KOS-i) dhe përmes epikës popullore të “ndezë urrejtjen e ortodoksëve kundër myslimanëve”137, të “... nxitë, ndihmojë dhe bekojë luftën”138, të “... regjistrojë vullnetarë”139, të “... mbajë predikime të zjarrta para ushtarëve”140; “... aktivisht dhe me qëllim të ngritjes së moralit luftarak të ushtarëve, të marrë pjesë drejtpërdrejt në luftë”141, “... ngritje mburravece deri në qiell t’i bëjë vrasjeve”142, t’i paraqesë këto ndodhje si aksione të “shenjta”, me kusht që viktima të mos jetë ortodokse143, therën “turq” në euforinë e përgjithshme të gëzimit festiv dhe në shumë raste bëhet fjalë për sy të nxjerrë”144, të marrë fuqinë e djallit dhe të shkruajë elaborate për shfarosjen e popujve të tjerë, e kur as njëra dhe as tjetra nga këto nuk e japin rezultatin e dëshiruar, të nxjerrë dhe të lansojë teza “për shpëtimin e asaj që mund të shpëtohet” - ndarjen e tokave të huaja (Kosova)145 dhe zhvendosjen “e lehtë” të popujve. “Beseda” (fjalë rasti - K. B.) e mitropolitit Dimitrie, e mbajtur në Kuvendin e Kishës Ortodokse Serbe të Beogradit, pikërisht në ditën e shpalljes së luftës146 (e pasuar me fjalë-kushtrime të tilla ose të ngjashme edhe nga mitropolitët, famullitarët, e peshkopët e tjerë serbë nëpër kishat e tjera të shpërndara, jo rastësisht, “nëpër të gjitha tokat serbe”), fillon me kushtrimin: “Të shkojmë në Kosovën e lavdishme, në Deçanin e madhërishëm, në Shkupin mahnitës, që ta kërkojmë metropolin e ndritshëm të Dushanit të fuqishëm (...), të shkojmë në Prilep (ku) trimat tanë të lavdishëm, tashmë kanë shkuar... ndërsa unë, si bari suprem dhe at shpirtëror i tokës serbe, ata i bekoj të gjithë147 ...A është e mundur që në mesin e vajzave serbe të gjenden amazona të cilat luftojnë krah për krah me vëllezërit e tyre çetnikë? A është e mundur që studentët dhe mjekët tanë të luftojnë nëpër Kosovë e Karadak dhe nëpër fushat e Maqedonisë si çetnikë të patrembur?148 ...Shpallja e luftës është pranuar me kënaqësi, por neve na duket se asnjë shtresë e popullatës nuk e ka pranuar më aq kënaqësi..., siç e kanë pritur këtë klerikët serbë... kanë vrapuar me kryq në dorë që të vihen në ballë të ushtrisë trime serbe, që me fjalimet e tyre t’i frymëzojnë sa më shumë (gjë që) shihet edhe sipas përgjigjes së tyre masive në ftesat për t’u radhitur në radhët e legjioneve luftarake të vdekjes149, (por edhe) shumë nga klerikët janë regjistruar si vullnetarë në çetat e komitëve dhe me kryq e pushkë në dorë i kanë mposhtur aziatikët e egër150 (duke) i dalë hakut edhe kishës, edhe popullit, (sepse) edhe me pjesëmarrjen personale i kanë dhënë kurajë vëllezërve të tyre, ndërsa me sakrificën personale (kleriku Jovan Jevtiq, paroh i Kalanjevaçit, është plagosur në këtë luftë, në konfliktin e ashpër me arnautët lumjanë)151, kanë nxitur trimërinë te të pranishmit në luftë dhe kanë qenë të shpërblyer me mirënjohje nga ana e organeve ushtarake152 ...Lufta e shenjtë për çlirimin e vëllezërve tanë të robëruar është shpallur. Tani po krijohet historia e re dhe e bukur e fisit serb. Po ripërtërihet Mbretëria e Dushanit. E shenjtë është kjo luftë. E drejtë është kjo luftë dhe Zoti do të na ndihmojë. Zoti është me ne. Vdekje barbarëve të pafe”153, etj., etj., dëshmon më së miri se sa thellë ka depërtuar tharmi (vetë)vrasës në psikikën serbe, përkatësisht te “lulja tripetalëshe serbe me aromë dehëse vdekjeprurëse”, i thithur pikërisht nga epika gojore (miti-mitomania) serbe. 128 M. M, M. Gj. N. Sh., vep. e cit., f. 33; 129 Po aty; 130 Po aty; 131 Po aty; 132 D. Qosiq, vep. e cit., f. 113; 133 M. M, M. Gj. N. Sh., vep. e cit., f. 33; 134 M. Tomaniq, vep. e cit., f. 10; Milenko Vučetić, Vlasi, f. 122; 135 M. Tomaniq, vep. e cit., f. 10; 136 Po aty, f. 6; 137 M. Grmek, M. Gjidare dhe N. Shimac, vep. e cit., f. 35; 138 Vesnik Srpske Crkve, Oktobar-Novembar-Decembar 1912, Beograd, str. 982, cit. sipas Časopis za kritiku znanosti, Srbija i Albanci, pregled politike Srbije prema Albancima od 1878. do 1914. godine, prva knjiga, prvo izdanje, Lubjanë, 1989, f. 58-91; 139 Po aty; 140 Po aty; 141 Po aty; 142 M. Grmek, M. Gjidare dhe N. Shimac, vep. e cit., f. 34; 143 Po aty; 144 Po aty; 145 D. Qosiq, vep. e cit., f. 131-133; 146 Më 17 shtator të vitit 1912 (atëherë kur “e sëmura e Bosforit” numëronte minutat e fundit të jetës së saj në Ballkan), mbreti Petar I Karagjorgjeviq, duke u bazuar në manifestin e njohur me titull “Për popullin serb”, pasi “sqaron” se gjoja “ngjarjet më të reja e kanë vënë në rend të ditës zgjidhjen e fatit të Siujdhesës Ballkanike, e bashkë me këtë edhe fatin e Serbisë së Vjetër, atë nënë të lavdishme por të vuajtur të mbretërisë sonë në të cilën është bërthama historike e shtetit serb të kralëve dhe carëve të lashtë, aty ku janë metropolet nemanjidase…”, dhe se gjoja “qeveritë turke kanë treguar mungesë të mirëkuptimit lidhur me përgjegjësitë ndaj shqiptarëve të tyre..., në emër të Zotit”, i jep urdhër “ushtrisë së tij trime” (të fuqishme) “të shkojë në luftën e shenjtë për hir të lirisë së vëllezërve tanë dhe për jetë më të mirë...” me premtimin, po ashtu cinik, se “ne, të gjithëve u ofrojmë liri, vëllazërim, barabarësi për të gjithë njësoj... edhe atje (në Kosovë, në Shqipërinë Veriore, në Lumë, e deri në Durrës - K. B.), do t’ua dërgojë paqen dhe progresin e dëshiruar, siç ua ka sjellë këtë edhe viseve të çliruara më 1877/78”(Toplicë e Kosanicë - K. B.), ku “qytetarët jetojnë të lirë, të përparuar, të ndërgjegjshëm, tëkënaqur, (e)jetë të tillë do të krijojmë edhe në brigjet e Labit, të Sitnicës, të Ibrit, të Drinit, të Vardarit.”, u vërsulettrojeve shqiptare deri në Durrës e Elbasan. (Shih: Leo Frojndlih, vep. e cit., f. 24-25, 38; “Politika”, 18 shtator 1912, cit. sipas Časopis..., f. 55; 147 Vesnik Srpske Crkve, Oktobar-Novembar-Decembar 1912, f. 982, cit. sipas Časopis za kritiku znanosti, Srbija i Albanci..., f. 58-59; 148 Vesnik Srpske Crkve, Oktobar-Novembar-Decembar 1912, f. 841, cit. sipas Časopis za kritiku znanosti, Srbija i Albanci..., f. 61; 149 Večernje novosti, 18 dhjetor 1912, cit. sipas Časopis za kritiku znanosti, Srbija i Albanci..., f. 61; 150 Vesnik Srpske Crkve, Mart-April 1913, f. 255, cit. sipas Časopis za kritiku znanosti, Srbija I Albanci..., f. 61; 151 Vesnik Srpske Crkve, Oktobar-Novembar-Decembar 1912, f. 1017, cit. sipas Časopis za kritiku znanosti, Srbija i Albanci..., f. 59-60; 152 Vesnik Srpske Crkve, Oktobar-Novembar-Decembar 1912, f. 75, cit. sipas Časopis za kritiku znanosti, Srbija i Albanci..., f. 58-59; 153 Večernje novosti, Prva molitva za pobedu, 15 tetor 1912, cit. sipas Časopis za kritiku znanosti, Srbija iAlbanci..., f. 62;
Posted on: Fri, 07 Jun 2013 18:46:07 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015