6 Arsyet Pse Femijet Duhet Te Mesojne Gjuhe te Huaja Sa Me Heret - TopicsExpress



          

6 Arsyet Pse Femijet Duhet Te Mesojne Gjuhe te Huaja Sa Me Heret Te Jete e Mundur nga LANGUAGELIZARD, 27 Shtator 2011 Kerkimi qe ngre lart perfitimet e bilingualizmit gelon ne ditet e sotme. Bilingualizmi na ndihmon te kuptojme me mire strukturen e gjuheve dhe na jep nje pamje me te thelle te nje kulture tjeter. Bilingualizmi mund te vonoje fillimin e siptomave te Alzeimerit te tilla si humbje e kujteses, konfuzion apo veshtiresite ne te zgjidhurin e problemeve dhe te planifikimit. Ai mund te ndihmoje njerezit te gjejne pune ne SHBA dhe ne vende te tjera. Edhe pse shume prej nesh ne SHBA nuk fillojme te mesojme nje gjuhe shtese deri sa te jemi ne shkolle te mesme apo kolegj, tashme ka ca kohe qe studimet kane treguar qe nuk eshte koha ideale per te filluar mesimin e nje gjuhe te dyte. Ne fakt, studimet e fundit po tregojne se koha me e mire per te filluar nje gjuhe te re eshte kur ne jemi shume te vegjel. Ne vend qe te shkaktojne crregullime gjuhesore apo veshtiresi (sic besohej me pare), te ekspozuarit ndaj nje gjuhe shtese qe nga lindja eshte aktualisht koha me e mire per te filluar. A do te thote kjo se ne nuk mund te mesojme nje gjuhe kur te jemi me te vjeter? Jo! Thjesht do te thote se nese ne po perpiqemi te vendosim se kur t’ua prezantojme nje gjuhe te re femijeve tane, atehere sa me heret aq me mire. Ketu jane 6 arsye fantastike pse femijet duhet te prezantohen me gjuhet sa me heret te jete e mundur: Theksi: Tashme eshte e sigurte se femijet te cilet mesojne nje gjuhe kur jane shume te vegjel kane nje mundesi me te mire per te mos pasur nje theks ‘te huaji’ kur flasin gjuhen tjeter. Kerkimi nga nje skuader e Univeristetit te Uashingtonit, i cili u fokusua specifikisht ne perceptimin e te folurit ne femijeri, vune re se sa me shume te plakemi, aq me te veshtire e kemi per te kapur nje gjuhe shtese me shqiptimin e nje nativi. Prandaj, nje arsye shume detyruese per femijet qe te nisin nje gjuhe tjeter ne moshe te re u jep atyre dhuraten e theksit nativ! 10,000 ore: Malcolm Gladwell ne librin e tij Outliers argumeton se qe te mesosh dicka mire, kerkon se pakti 10,000 ore detyre (bazuar ne nje studim te K. Anders Ericsson) si edhe nje mundesi per te mesuar detyren e dhene. Eshte e veshtire per nje te rritur te gjeje 10,000 ore dedikimi ndaj te mesuarit te nje gjuhe. Megjithate, nese ne do e nisnim ne femijeri, atehere 10,000 ore do te shperndahen ne nje numer vitesh (ose gjate gjithe jetes) dhe kjo nuk duket dhe aq keq, apo jo? Te filluarit e te mesuarit te nje gjuhe heret u jep femijeve nje ‘hap’ qe do i ndihmoje ata te kene sukses ne zoterimin e gjuhes. Plus, te perdorurit e me shume se nje gjuhe gjate jetes eshte celesi pas perfitimeve konjitive te bilingualizimit qe kerkimi ka treguar. Kenaqesi: Femijet e vegjel e shijojne te mesuarin. Ata nuk e vrasin mendjen nese nje aktivitet do te permisoje aftesine e tyre konjitive apo aftesite motorike. Ata thjesht duan ta bejne dhe te kalojne nje kohe fantastike duke e bere kete. Kjo lloj qasje eshte e vertete per femijet qe mesojne nje gjuhe te re. Ne nuk do te perpiqeshim kurre t’u prezantonim nxenseve te shkollave te mesme nje gjuhe te huaj nepermjet vjershave per femije, kengeve gazmore dhe kukullave te dores te ulur rreth nje qilimi. Por, per femije me te rinj, kjo ne te vertete eshte menyra me e mire per t’a bere, sepse e ben mesimin e gjuhes shume argetues. Eshte e mrekullueshme sesa shpejt femijet e kapin nje gjuhe te re kur argetohen! Te pafrikesuar: Gjeja e mrekullueshme rreth femijeve te vegjel eshte se ata do te perpiqen jo detyrimisht duke u shqetesuar nese eshte korrekte ose jo. Kjo i aplikohet dhe mesimit te nje gjuhe gjithashtu. Femijet e vegjel thjesht do te ‘hidhen’, per te provuar ate cfare kane mesuar pa u shqetesuar per gabimet. Ata jane te zellshem per te pare pergjigjen qe do te marrin nga studentet e tjere dhe te rriturit ndersa thone fjalet e reja dhe provojne fjalorin. Eshte nje eksperience forcuese dhe emocionuese per ta. Rrjeti mbeshtetes: Femijet e vegjel kane mundesine per t’u ekspozuar dhe te marrin input nga ndikime te ndryshme: prinderit, mesuesit, bashkemoshataret dhe te aferm. Kur te dy, si mesuesit dhe prinderit jane ne bord me mesimin e gjuhes, atehere femiijeve mund t’u jepet nje ekspozim, mbeshteteje dhe interaktivitet te gjuhes gjate gjithe dites. Mesuesi mund te prezantoje fjalet dhe kenget ne klase, ndersa prinderit me tej e riforcojne ate cfare po mesohet duke ofruar aktivitete dhe ekspozimin e gjuhes ne shtepi nepermjet CD-ve, librave bilinguale, lojerave, videove dhe me teper. Plus, femijet e vegjel nuk duhet te merren me veshtiresite e vete-motivimit qe duhet te perballojne nxenesit e shkollave te mesme dhe te rriturit ndersa perpiqen te mesojne nje gjuhe te re! Jo e jashtezakonshme: Prezantimi i gjuheve ndaj femijeve ndersa ata jane te vegjel i ndihmon te pranojne faktin se bilingualizmi dhe multilingualizmi jane normale ne boten tone. Te folurit e me shume se nje gjuhe nuk duhet te trajtohet si dikca jashte normales. Eshte thjesht nje element qe i perket shoqerise sone globale. Kur femijet e vegjel jane te ekspozuar ndaj gjuheve dhe kulturave te tjera ne nje moshe te hershme nepermjet librave, videove, kengeve dhe objekteve, ata do te kene mundesine e te ndjerit rehat ndersa rriten ne nje bote ku gjuhet dhe kulturat gershetohen ne baze ditore. Kerkimet me shumice sot mund te ndihmojne prinderit dhe mesuesit te ndihen te motivuar dhe te emocionuar per t’i ekspozuar femijet e tyre te vegjel ndaj gjuheve dhe kulturave ne nje moshe shume te vogel. Edhe pse sa me shume ekspozim ndaj gjuhes te jete e mundur eshte mire, edhe nje sasi e vogel mund te kete perfitime te medha! Nese femijet apo nxenesit tane jane me te rritur, mos hezitoni t’u prezantoni atyre nje gjuhe te re gjithashtu! Nuk eshte kurre vone per te mesuar nje gjuhe. Ne fakt, te mesuarit e gjuhes nuk mbaron kurre! Ju mund t’i ndihmoni femijet dhe nxenesit te fillojne te plotesojne 10,000 oret sot! If you are interested to read the article in English, please check this link: blog.languagelizard/2011/09/27/6-reasons-why-children-should-learn-languages-as-early-as-possible/
Posted on: Wed, 31 Jul 2013 11:40:28 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015